| E diele, 24.09.2023, 07:59 PM |
EMIGRIMI NË ITALI I ANDRONIKËS DHE I GJONIT II KASTRIOTI
Nga
Lutfi ALIA, Siena – Itali
Vdekja e papritur
e Gjergj Kastriotit më 17 janar 1468, e tronditi Arbërinë, Andronikën, djalin,
si dhe të afërmit e tyre, mbarë arbërinë, ashtu si preoku-poi shtetet
europiane, sidomos mbretërinë e Napolit, Vatikanin dhe Venedi-kun. I pari dokument
që njoftoi vdekjen e Gjergj Kastriotit
është letra e ambasadorit të Milanos në Venecia, Girardo De Collis.
Sapo u njoh me lajmin e vdekjes të Skënderbeut, më 12 shkurt të vitit 1468,
ambasadori De Kollis i dërgoi letër urgjente dukës së Milanos Galeazzo Maria
Sforza, të cilin e njoftoi: “Skënderbeu u nda nga kjo jetë. Ai kishte ethe
dhe me që vendin po e përshkonin turqit, iu desh t’i hipte kalit, por e zunë
ethet dhe vdiq brenda tri ditëve”. Gjoni II, trashëgimtari legjitim i Gjergj
Kastriotit ishte ende i mitur për të marrë drejtimin e principatës të
Kastriotëve, andaj regjente u shpall Andronika. [Giuseppe
Valetini, Acta
Albaniae Veneta Saeculo-rum XIV - XV, Pars III, Anno 1460 - 1468. Rudolfo
editore Monaci in Bavaria Dr. Rudolf -Verlag -Elisabethstr. 18München, f. 1365]
Qëndrimi në Arbëri
përbënte rrezik për Andronikën, për djalin dhe për të afërmit, pasi pushtimi
turk ishte iminent dhe pritej hakmarrja e osmanëve barbarë, që nuk do vononte.
Vdekja e Gjergj Kastriotit - Zotit të Arbërisë, i nxiti lakmitë e Venedikut, që
kërkoi të amrri trojet e Arbërisë. Më 13 shkurt 1468 me një letër dërguar imzot
Pal Engjëllit, ipeshkëvi i Durrësit, Venediku i kërkoi të ndërhynte dhe t’i
bindëte Andronikën dhe Gjonin II, i cili ishte dhe patric venecian, që Arbëria
të kalonte në zotërim të Venedikut.
Këto pretendime
Venediku i intensifikoi në mars të vitit 1468, kur Andro-nika me Gjonin II u larguan në Itali, Në këto
rrethana tutori i pronave të Kast-riotëve mbeti Pal Engjëlli, por dhe ai vdiq
në vitin 1469, kështu përpjekjet e Venedikut për marrjen e Arbërisë mbetën
pezull, sepse mungonte përfaqësuesi ligjor i zotërimeve të Kastriotëve. [Ilia
Karanxha. Barleti apo Beçikemi. Tiranë 2010, f. 152 – 157]
Venediku kishte në
zotërim Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin, por me që shumica e finsikëve arbëror
kishin emigruar, nuk kishte asnjë figurë arbërore, që të përfaqësonte uniteti
arbëror në bisedime me Perandorinë Osmane. Kjo ishte arsyeja përse akti i pushtimit
të Arbërisë nga Perandoria Osmane u firmos në Stamboll më 5 korrik 1479 nga
ambasadori i Venedikut në Stamboll Tommaso Malpiero dhe nga Sulltan Mehmeti II
- Fatihu. [Topkapi Sarayi Ar?ivinde Fatih II – Sultan Mehmede Ait belgeler
Belleten, 53, 1950, p. 49-56, doc E 9695]
Në fillim të
shkurtit 1468, Andronika me një letër dërguar mbretit Ferrante I i Napolit, i
kërkoi ta ndihmonte të transferohej në Itali, në feudet e Kastriotëve në Monte
San Angelo dhe San Giovanni Rotondo, që Ferrante I ia kishte dhuruar Gjergj
Kastriotit, për ndihmën që i dha në luftimet kundër revoltës të baronëve
puljezë dhe në mbrojtjen e kurorës aragoneze. Më 23 shkurt 1468, mbreti
Ferrante I urdhërojë Jeronim Karvineo të shkonte në Krujë dhe të organizonte
udhëtimin e familjes të Skenderbeut për në Napoli. [Giancarlo Vallone. Andronica
e Giovanni Scanderbeg in Italia. Studia Albanica 2018. 1 pp. 59 – 65]
Në letrën e datës
24 shkurt 1468, dërguar me Jeronimo Karvineo, mbreti Ferrante I Aragon, i
shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të bashkë-shortit Gjergj Kastrioti
dhe e ftoi Andronikën me djalin Gjoni II, bashkë me të afërmit e tyre të
shkonin në Napoli.
Letra e mbretit
Ferdinandi i Aragona, dërguar Andronikës:
Uxori
Scannaribechi
Rex Sicilie etc....
Illust. Domina tam
quam mater carissima. Nun senza grandissimo dispiacere: havemo inteso ch'el
Ill. Scandalbech vostro marito carissimo ad nui como ad patre, secundo è stato
piacere ad nostro Signore Dio, è morto. La quale morte ad nui è dispiaciuta non
meno che quella de nostro reverendo patre Re Alfonso di immortale memoria, et
essendo poy per vostro ambaxatore de dicta morte certificati tanto più ad nui è
stato summo dispiacere: et per questo mandamo ad vui lo nobile Ieronimo de
Carvineo nostro familiaro, lo quale ve esponerà alcune cose per nui ad ipso
imposte epertante ve pregamo che vogliate dare ad ipso piena fede in quanto da
nostra parte ve esponerà como ad nui proprii.
Datum in civitate
Capue die XXIIII februarii
MCCCCLXVIII
REX FERDINANDUS.
A. Secret.
[Arch. Stato di
Napoli, Cancelleria Aragonese, Reg. Exterorum, I,
c. 205 a: cfr. Trinchera, Cod.Aragonese cit., I, pp. 439-440]
Gruas të
Skenderbeut
Nga mbreti i
Siçilive etj...
E shkëlqyera
Zonjë, po aq dhe nënë shumë e dashur. Me shumë keqardhje dëgjuam se Skenderbeu,
burri i juaj shumë i dashur, për ne si baba, ka vdekur me vullnetin e Zotit.
Vdekja e Tij na hidhëroi, ashtu sa dhe vdekja e babait tonë e mbretit Alfonso,
që e kujtojmë përjetë .... andaj po dërgojmë fisnikun Jeronim Karvineo,
familjari i yni, që do t’iu udhëzojë si do të veprohet, andaj ju lutemi të keni
besim të plotë te Ai.”
Në qytetin Kapua,
dita e 24 shkurtit 1468.
Mbreti Ferdinand.
Sekret. etj.
Andronika së
bashku me djalin Gjonin II, gjatë vitit 1467 kishin jetuar në Itali, në feudin
e tyre Monte Sant Angelo, por në janar të vitit 1468, kur Gjergj Kastrioti
ishte sëmurë me malarje, ishin rikthyer në Arbëri. Pas vdekjes të Gjergjit, u
detyrua të braktisnin Arbërinë e të ktheheshin në feudet Monte San Angelo dhe
San Giovanni Rotondo. Në mesazhin e tij, mbreti Ferrante I Aragona thekson:
“Është kënaqësi dhe nder që t’iu trajtojmë si djali nënën dhe si babai djalin e
krahas asaj që ju kemi dhuruar, sa herë të keni nevojë do t’iu dhurojmë të
tjera: “ ..... loro venuta ad nui sera multo piacere, et da nui haveranno
quelle carize et honori che figlio deve fare ad matre et patre ad figliolo et
non solamente li lassaremo quello ce havemo donato, ma quando bisognio fosse li
donaremo de li altri nostri boni”. [Arch. Stat. Napoli, Aragonese, Comune,
vol. 6, c. 135 b]
Në fund të muajit
shkurt, Jeronim Karvineo u nis për në Albania, të organizonte lundrimin e
familjes të Skënderbeut për në Bari, me destinacion mbretërinë e Napolit. [Carlo Padiglione, Di G. Castriota
Scanderbech e de suoi discendenti, Napoli, Tipografia Giannini, 1879, pp. 14 -
18]
Në ditët e para të
muajit mars 1468, Jeronim Karvineo me tre anije, organizoi lundrimin e familjes
Kastrioti, të afërmë-ve të tyre dhe të ushtarëve napolitanë që kishin shërbyer
në mbrojtje të kështjells të Krujës dhe zbarkuan në Bari. Bashkë me Andronikën
dhe Gjonin II, erdhën personeli shërbyes dhe disa familje të afërmëve të
Gjergjit e të Andronikës, mes tyre djali i Vrana Kontit, me bashkëshorten Maria
Zardari. [Giancarlo Vallone. Andronica e Giovanni Scanderbeg in Italia.
Studia Albanica 2018. 1 pp. 59 – 65]
Familjet arbërore
që erdhën me Andronikën u vendosën në disa komuna të Napolit, kryesisht të
çpopulluara, si pasojë e murtajës, që e kishte goditur Italinë jugore. [Antonio
Bellusci. Magia, Miti e Credenze Popolari – Ricerca etnografica tra gli
albane-si d'Italia. Ediz. Cosenza, 1983]
Në këtë udhëtim pa
kthim, Andronika mori gjërat më të domoz-doshme ndër ato përkrenaren, armët e
Gjergjit, kodikët, ikonat, medaljonet, perga-menat, inkubolat etj, të cilat në
vitet e më pasme, pasardhësit e familjes të Gjergj Kastriotit i shitën dhe
aktualisht ndodhen të shpërndara në koleksione private, në muzeume prestigjioze
të disa vendeve, ku admirohen çdo vit nga qindramijëra vizitorë, por për fatin
tonë të mbrapshtë, asnjë prej tyre nuk ndodhet ne muzeumet shqiptare.
Fillimisht
Andronika dhe Gjoni II bujtën në rezidencën e mbretit Ferrante I, ndërsa nga
maji 1468 u sistemuan në një banesë në Castel Capuano, më pas ndërruan banesën
dhe u vendosën në një shtëpi në Mascuio Angioino, në Piazza Municipio, si
rezulton në regjistrat e arkës mbretërore. Në një dokument të vitit 1468 të
kancelarisë mbre-tërore, theksohet se për të përballuar jetën në Napoli, mbreti
Ferrante I, më 23 maj 1468 i dha Andronikës 1000 dukate. [Barone N, Le
cedole di Tesoreria dell’Archivio di Stato di Napoli dell’anno 1460 al 1504,
nt.7, pp. 225, 607 - 608] [Forcellini F, Strane peripezie d’un bastardo
di casa d’Aragona Napoli, Pierro, 1915 (e già in ASPN). pp. 102]
Studiuesi arbëresh
Petta, gjatë verifikimit të dokumentave në Kodin Aragonez të Trinkera
(Trinchera), që pasqyrojnë dhe raportet e mbretit Ferrante I Aragon me
Andronikën, ka gjetur të dhëna që shprehin aspekte të profilit të Androniks si zonjë
fisnike dinjitoze dhe shumë të respektuar nga mbreti. [Paolo Petta Despoti
d’Epiro e principi di Macedonia, Lecce, Argo, 2000. pp. 28-3 dhe 141]
Më 27 gusht 1469,
Andronika Kastrioti me Gjonin II, u transferuan në shtëpinë e arbërorit Pietro
Kola D’Alessandro, në Piazza di Jesu, në qendër të Napolit, pranë kishës Shen
Kiara. Transportin e rrobave të Andronika Kastriotit në shtëpinë e re, e kreu
arbërori Pietro Kola D’Alessandro, të cilit i paguan 1 dukat dhe 1 tari. Pietro
Kola ishte i vëllai i
juristit dhe diplomatit Antonio Kola D’Alessandro. [Atanasio Pizzi. Vita di
Andronica e Giovanni Castriota a Napoli] [Vallone G, Aspetti pp. 42, 43
e nt. 24 e 25, 55, 68 e 77, 79-80]
Targa e përgatitur
nga arbëreshi Arkitekt Atanasio Pizzi, që do të vendoset në rrugën ku ishte
shtëpia e banimit e Andronika Kastrioti me të birin Gjonin II në vitet 1469 –
1477
Në vitet që banoi
në Napoli, Andronikën e vizitonin arbërorët që jetonin në Napoli dhe në
rrethinat. Çdo ditë Ajo shkonte në kishën Shen Kiara, ku lutej për të lehtësuar
dhimbjen për ndarjen nga jeta e Gjergjit, lutej dhe për djalin Gjonin II. Në
shtëpinë në Piazza di Jesu, Andronika Kastrioti banoi deri në shtator të vitit
1477. [Atanasio Pizzi. Vita di Andronica e Giovanni Castriota a Napoli]
Gjoni II, ishte 14
vjeç kur arrijti në Itali dhe adoleshencës e kaloi nën përkujdesjen amëtare të
Andronikës, si dhe frekuentoi shkollat më të mira të Naplolit, që ndikuan në
formimin e tij arsimor dhe kulturor dhe në vazhdim, frekuentoi shkollën
ushtarake të mbretërisë, si ishte tradita e asaj kohe për djemtë fisnikë.
[Arch. St. Napoli, Cancelleria Aragonese, Reg. Exterorum, I, 405, 86.]
Jetesën në Napoli,
Andronika dhe Gjoni II e përballonin me të ardhura që merrnin nga administrimi
i feudeve të Monte Sant’Angelo dhe të Shen Giovanni Rotondo, por kishin edhe
mbështetjen e mbretit Ferrante I, i cili krahas ndihmës financiare me 1000
dukate që i dha 24 shkurt 1468, i kishte përjashtuar nga taksat e kripës dhe
eksportit të grurit, si rezulton në letrën e sekretarit të mbretit e 1 tetorit
1469, që e njofton Andronikën për privilegjet që i kishte krijuar mbreti. [Monti
G. M. Spedizione in Pugli di Giorgio Castriota Scanderbeg, e i feudi suoi
pugliesi della e del figlio. Palaver 4 n.s. (2015), n. 1, pagine 175]
Letra e sekretarit
të mbretit P. Garlon, dërguar të madhërishmes madama Donika Scanderbech më 1
tetor 1469. [Vallone G. Andronica e Giovanni Scanderbeg in Italia. Studia
Albanica 2018. 1 pp. 99]
Donice condam
Scanderberch
Rex Sicilie etc.
Nobiles et egregij
viri fideles nostri dilecti. Nuy novamente havimo ordinato che vuy pagate a la
illustre et magnifica Madama Donica mogliere che fo de l’illustre Scanderbech
lo sale quale se dà per nostra Corte a l'altre terre de questo Regno et non altro
pagamento nisuno durante lo tempo de la franchitia per nuy et nostro privilegio
concessa, et che essa sia tenuta dareve dicto sale, pertanto volimo che da mo
inante debiate pagare a la prefata Madama Donica o ad soi factori dicto sale et
non altro pagamento durante lo tempo de dicta franchitia per nuy ad vuy
concessa, cum questo che essa sia tenuta dareve lo dicto sale non obstante
qualse voglia lictera comandamento et provisione havessivo havute da nostra
Maestà. Et questa nostra ordinatone et voluntate intimante ad qualsivoglia sia
ve donasse inpacio o ve domandasse altro pagamento che dicto sale.
Datum in Civitate
nostra Averse die primo octobris 1469.
Rex etc.
P. Garlon. A.
Secretarius.
Vniversitati
Sancti Angeli.
Me ndihmat
financiare të kurorës Napolitane dhe me këto favore fiskale, Andronika me
Gjonin, patën stabilitet ekonomik familjar.