| E diele, 24.09.2023, 06:51 PM |
Arritjet e deritanishme të veprimtarisë letrare të Migena Arllatit janë udhëtime
Që
i pasuruan segmentet artistike të një
mori zhanresh e tematikash...
Nga Hasan Hasanramaj
Shkrimet kushtuar botimeve të autores Migena
Arllatit- studiues, hulumtueses, profesoreshës, shkrimtare, fituese e shumë çmimeve
janë “Imazhi kombëtar në kritikën letrare”, poetes, aktivistes të shumë
aktiviteteve dhe fituese të çmimeve në
botën shqiptare dhe diasporë. Të lexosh dhe analizosh botimet letrare të Migena
Arllatit - të mirënjohur në botën shqiptare dhe ma larg është njësoj sikur të ndodhesh në një kompleks
modern ndërtesash, me një arkitekturë të veçantë dhe të mirëprojektuar nga
arkitektja e tij, ndoshta ky nuk është krahasimi i duhur ta quaj një kopsht me njëzet
e nëntë lehe me lule shumëngjyrëshe, apo fjala vjen një mozaik me guralecë të
formave e ngjyrave të ndryshme, askush nga këto përcaktime nuk do ta sillte të
plotë tablonë e kësaj ngrehine artistike të kësaj studiueseje tashmë të
mirënjohur në botën letrare. Gjinitë e veprave, që ka marrë përsipër të
analizojë e komentojë kritikja dhe
studiuesja Arllati përmbajnë në brendinë e tyre një mori zhanresh e tematikash,
duke filluar nga gazetaria, kinematografia, arsimi, monografia, piktura e
skulptura, veprat muzikore e deri tek veprat letrare, që zënë një vend të veçantë
dhe të rëndësishëm në librat me kritika. Ajo që bie në sy me shumë vlera, autorja Arllati në
veprimtarin e saj letrare operon me një fjalor të pasur letrar e gjuhësor, të
qartë e të kuptueshëm, elokuent e të pasur me elemente artistik, pa dallim, në
të gjitha kritikat apo parathëniet që ajo ka përgatitur për të evidentuar
vlerat e arritjeve artistike e letrare në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.
Në librat me shumë vlera të autores janë operim me një fjalor të pasur letrar e
gjuhësor, të qartë dhe të kuptueshëm
Në këtë aspekt, veprimtaria e saj fiton një
hapësirë tej kufijve dhe bëhet gjithëpërfshirëse e krijimtarisë së autorëve shqiptarë. Kur jemi këtu duhet theksua
së analizat e saja janë të thella dhe të qëndisura nga dora e një qëndistareje
me përvojë, tepër korrekte dhe e sigurt për atë që po bën dhe që do t’i paraqesë lexuesit. Për mua në bisedën që e zhvilluam me këtë intelektuale të vyeshme mësuam së e bukura dhe e veçanta e çdo libri
është koloriti gjithëpërfshirës i çdo lloji vepre, gjë që tregon për diapazonin
e gjerë njohës të autores. Ashtu siç di të analizojë një ditar udhëtimesh, po
me aq siguri e pjekuri ajo veprimtarisë së saj analizoi dhe tani analizoje çdo
vepër që ka marrë përsipër të hulumtojë. Nuk mund të bësh dallim nga kritika e
një vepre arti apo monografie nga kritika e një vepre të mirëfilltë letrare
poetike qoftë, apo prozë. Në libër nuk mungojnë fjali me nënkuptime filozofie,
çka ia shton vlerat si: “Aftësinë e të folurit, të të shprehurit, vepra e merr
pikërisht nga tërësia e ndërtimit të jashtëm” kur është fjala për analizën e
veprave. Kjo nënkupton nivelin e lartë përgatitor të autores, si dhe
seriozitetin për t’i shprehur konkluzionet e saj për analizën që bën. Të tilla
ka shumë, aq shumë se shijen e tyre do të ketë kënaqësinë ta provojë lexuesi, i
cili do të ketë në dorë këtë libër, sepse libri nuk është një fasadë e zbukuruar
së jashtmi por, siç thashë më sipër, një kompleks modern ndërtesash, që veç
bukurisë së jashtme ato të mahnitin me rregullin, harmonizimin e çdo detaji,
edhe në mjediset e brendshme, ku është fokusuar gjithë vëmendja dhe përkushtimi
i autores. Çdo autor që përfshihet në këtë vepër ndihet komod, i sajdisur, i
vlerësuar dhe i papërjashtuar nga vëmendja e kritikës apo lexuesit. Kush tjetër
veç kritikës do të luajë rolin nxitës, shpresëdhënës, udhërrëfyes për autorin e
një vepre? Aq më tepër në një kohë kur indiferentizmi, rënia drastike e leximit të
librit janë bërë shqetësuese për shoqërinë e sotme! Të jesh shkrimtar apo poet
i mirënjohur në qytetin tënd dhe askush të mos të ketë lexuar një vepër tuajën,
a nuk tregon kjo se interesi për letërsinë ka rënë dhe vazhdon të bjerë- na tha
në vazhdim të bisedë Arllati? Atëherë, a duhet të ndërpritet shkrimi i veprave,
i prozës, i poezisë, apo dhe i kinematografisë? Sigurisht që jo!
Autoret e librave duhet të qenë
krasitësh të kujdesshme dhe me eksperiencë
Nëse një poet nuk do të shkruante qoftë dhe
një varg, ai do të pëlciste nga marazi, do të asfiksohej dhe mjerohej në të
përditshmen e tij. Po kështu edhe një shkrimtar, që e ka kokën plot me ide e
ngjarje, do të kishte të njëjtin fat. Por, jo, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë!
Krijuesit e sotëm kanë fituar imunitet për ta përballur edhe këtë kohë absurdi,
dhe gjithmonë kërkon udhë e shtigje të rinj për të përsosur veprën e tij dhe
për ta bërë atë të hyjë me çdo kusht në botëkuptimin e lexuesit indiferent.
Të tillë janë edhe autoret e librave që i
promovua,n dhe di të promovojnë si krasitës e kujdesshme dhe me eksperiencë. Me
analizat e hollësishme, të thella dhe emocionale, ata e joshin lexuesit që të
dalin nga ngërçi i indiferentizmit, të shohin dhe të kuptojë se pa fjalën
artistike, pa idetë dhe bukurinë e gjuhës mëmë, nuk mund të ecet përpara, nuk
mund të emancipohet asnjë komb. Veprat e mira, sigurisht të bën fjalaman,
mendon se i ke thënë të gjitha, dhe në fund, pasi e lexon të duket se nuk ke
thënë asgjë. Pra, a kam të drejtë kur them se ndjesia dhe emocioni që merr nga
një libër i mirë, varet se me çfarë këndvështrimi e shikon dhe se sa përputhet
gjendja jote shpirtërore me atë që është shkruar, dhe kësisoj edhe gjykimi për
këtë vepër do të jetë i realtë dhe i pranueshëm për të gjithë. Sigurisht njëra
vepër letrare apo artistike qoftë, ndryshon nga tjetra. Mënyra e të shprehurit
të një ndjenje, ideje apo gjykimi nuk është e një llojit tek secili. Çdo
krijues ka individualitetin e tij, ka personalitetin dhe nivelin e tij krijues.
Por, ama, secili veças dhe të gjithë së bashku kanë një mision: të përçojnë tek
lexuesi vlerat më të mira shoqërore dhe edukative, të japë zemër dhe shpresë për një botë më të mirë. Me dashuri dhe
përkushtim, këto vlera i ka qëmtuar autorja Migena Arllati në librat të cilat
do të jenë si një pasqyrë ku secili autorja do të shohë veten e do të ndihet i nderuar dhe i vlerësuar, si dhe
lexuesi do të nxitet për ta njohur nga afër çdo krijues dhe të jetë i
interesuar për të lexuar secilën vepër më vete. Vepra të tilla janë Bibla të
Artit që do të përcillen nga brezi në brez!
Kontributi
i Megana Arllatiti shkëlqen në të gjitha segmentet profesionale në botë
shqiptare dhe ma larg
Autorja e librave të promovuar është një femër e tillë, e realizuar në një proces të pandalshëm rritjeje profesionale: studiuese dhe poete, profesorësh dhe publicistë, e angazhuar për të realizuar potencialet e veta krijuese në jetë, si një grua e suksesshme, nënë dhe bashkëshorte është shembullore, studiuese akademike dhe shkrimtare e njohur etj. Puna intelektuale, më shumë se sferat e tjera të veprimtarisë njerëzore ka nevojë për mbështetje dhe atmosferë familjare të qetë. Njerëzit priren të besojnë se një grua e fortë dhe e pavarur mbështetet te vetja por, në fakt, shumica e grave të suksesshme kanë burra dhe fëmijë që i mbështesin. Ky mjedis pozitiv familjar, që Migena e pati gjithnjë të pranishëm në jetën e saj, bëhet shtytje për të ecur përpara.
Ajo është
rritur në një mjedis të kulturuar familjar dhe një ambient të ngjashëm ka
gjetur në familjen e burrit të saj. Në familje të tilla, ku flitet gjithnjë për
librin dhe dijen, të gjithë kontribuojnë për kulturën e punës, që çdo pjesëtar të bëjë zgjedhjen më të mirë profesionale
në varësi të prirjeve dhe aftësive të veta. Kjo do të thotë se edhe pas një
gruaje të suksesshme, gjithnjë ndodhet një burrë fisnik dhe i suksesshëm në
jetë.
Shkenca dhe arti shpesh konsiderohen të largëta, sa një
person i angazhuar në njërën fushë, mendohet si i pasuksesshëm në fushën tjetër
dhe shkencëtarët artistë apo shkrimtarë vështrohen me kuriozitet. Në realitet,
shumë shkencëtarë janë dhe artistë e anasjelltas, pavarësisht se te njëri apo
tjetri mbizotëron vokacioni shkencor apo artistik, sepse shkenca dhe arti janë
në një marrëdhënie të ndërsjellët. Shkenca ka nevojë për art dhe për njerëz
krijues që të kapërcejë të sotmen, por dhe arti gjen te shkenca mënyrat e reja
shprehëse. Vendi ku shkenca dhe arti shkojnë më mirë bashkë është gjuhësi -
letërsia, si streha e përbashkët e studimeve dhe krijimtarisë, duke bërë që
krahas gjuhëtarëve, kritikëve letrarë dhe
shkrimtarëve, të formohet edhe gjuhëtari
studiues i letërsisë, njëkohësisht publicist, shkrimtar dhe poet. Një angazhim
i tillë ka kërkuar motivim dhe qëllime të qarta. Janë tre cilësi që i bëjnë
njerëzit e suksesshëm të dallohen nga të tjerët: Përcaktimi në jetë, shpirti
krijues dhe këmbëngulja për të kapërcyer pengesat.
Në
familje, ku flitet për librin dhe dijen, të gjithë kontribuojnë për kulturën
...
Migena është poete e shquar, shkrimtare e njohur, gjuhëtare, intelektuale, profesorësh me përmasa mbarë
kombëtare, e lidhur shpirtërisht me dy qendra kulture: Elbasan dhe Gjakovë.
Dashurinë për dijen që ajo e fitoi në gjirin e familjes së saj në Elbasan e
ruajti edhe në familjen e re në Gjakovë, në qytetin që ia njohu dhe pranoi
aftësitë. Atje filloi punë për herë të parë, u bë gazetare dhe publicistë e
njohur; atje pati angazhimet e para qytetare si grua intelektuale; atje i hyri
karrierës akademike dhe u bë një përfaqësuese e denjë e studiueses shqiptare.
Dhe sot, ajo është një poete, publicistë, krijuese, profesorësh dhe studiuese e
gjuhësisë dhe letërsisë.
Ajo ka marr pjesë me publikime shkencore në dhjetëra konferenca të ndryshme të organizuara kombëtare dhe ndërkombëtare nga Universiteti i Tiranës, i Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe në aktivitete letrare e kulturore jashtë vendit, në Slloveni, në Itali, në Zvicër, në Gjermani dhe Angli vende të tjera. Ka dhe dhjetëra bashkëpunime të tjera dinjitoze në shoqata intelektuale, ku ajo si një humaniste e vërtetë kontribuon për shoqërinë pa shfaqur lodhje, deri te përfshirja kohët e fundit në stafin drejtues të gazetës së Alpeve “Tropoja”, ku Migena mban funksionin e rëndësishëm. Veprimtaria intelektuale dhe qytetare e Arllatit nuk mund të përmblidhet në pak rreshta, pasi është në zhvillim të hovshëm, por arritjet e deritanishme janë të tilla sa ajo të ndihet mirë dhe të vazhdojë udhëtimin e saj krijues drejt objektivave të reja.