Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Të internuar në Tepelenë

| E diele, 24.09.2023, 06:59 PM |


Në maj 1949 kampi i Beratit u zhvendos në fshatrat e Tepelenës (Veliqot, Turan). Në maj 1950 kampi u vendos në vendin që njihet sot, vend ku qëndroi deri në tetor 1953. Bashkëlidhur është njoftimi i një liste të internuarish në janar 1950. Siç shihet, moti i vetëm ishte nga arratisjet e njerëzve të afërm. Internimi (i cili quhej edhe dëbim këtë kohë), merrej me vendim të komisionit të dënimeve dhe konfiskimeve në MPB, dokumentacion i cili nuk është arkivuar.