Mendime
Nue Oroshi: Lidhja e Dytë e Prizrenit organizatë politike dhe ushtarake që luftoi për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike
E premte, 22.09.2023, 07:57 PM
Lidhja e Dytë e Prizrenit organizatë politike dhe ushtarake që luftoi për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike
(Kjo
ligjeratë është mbajtur në Akademinë
përkujtimore në Luzern të Zvicrrës më, 16.09.2023)
Nga
Mr. sc. Nue Oroshi
Të
nderuar pjesëmarrës;
Zonja
dhe Zotërinj,
Sot
e 80 vjet më parë shqiptarët atdhetarë duke parë se kufijtë etnikë shqiptarë po
rrezikoheshin nga bashkëpunimi i ngushtë në mes të çetnikëve dhe partizanëve
komunistë për ti shfarosur shqiptarët në të gjitha trojet shqiptare ku edhe u
dha shenja e parë me Masakrën e Bihorit ku u vranë mbi 4628 shqiptarë. Për këtë
atdhetarët shqiptarë që kishin krijuar Shqipërinë Etnike u mobilizuan dhe
pikërisht para 80 viteve në Prizrenin e Gjergj Kastriotit dhe të Besëlidhjeve
Shqiptare e filluan Kuvendin për themelimin e Lidhjes së Dytë të
Prizrenit.Themelimi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit bëhet kryekëput për të
mbrojtur tokat e liruara shqiptare e ne veçanti mbrojtjen e kufijve të
Shqipërisë Etnike që rrezikoheshin te sulmoheshin nga forcat çetnike dhe
partizane që koordinoheshin shumë mirë me njëri- tjetrin. Sipas një studimi të
prof. dr.Muhamet Shatri që ka shkruar
për Lidhjen e Dytë të Prizrenit me titullë: Përpjekjet e Lidhjes së Dytë
të Prizrenit për jetësimin e aspiratave të shqiptarëve, kur bën fjalë për
lidhjen e Prizrenit shkruan:
Lidhja
e Dytë e Prizrenit ishte oganizata më e rëndësisahme politike-ushtarake në
Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, e krijuar gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Ajo u organizua sipas shembullit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
dhe u angazhua deri në fund për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike
shqiptare në një shtet të përbashkët.Kjo organizatë i vuri themelet e saj në
shtator të vitit 1943 me angazhimin e 45 përfaqësuesve nga Ohri, Struga,
Gostivari, Dibra, Shkupi, Tetova, Prizreni, Sharri, Theranda, Kolesjani,
Rahoveci, Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Rugova, Peja, Istogu,
Drenica, Pazari i Ri, Senica, Rozhaja, Plava, Gucia, Gjakova dhe Malësia e
Gjakovës.
Ajo
u formua jo rastësisht në qytetin historik të Prizrenit për të jetësuar
amanetin e drejtuesve të Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit. Ideatorë të
kësaj organizate, në themel me aspiratë fisnike kombëtare, ishin Xhafer Deva
dhe Asllan Boletini, biri i Isa Boletinit të madh etj. Kuvendi zgjodhi
Komitetin Qendror të organizatës me 7 veta: kryetar Rexhep Mitrovicën;
nënkryetar Musa Shehzade; Tahir Zajmi, Asllan Boletini, Kolë Margjini, Sheh
Hasani, Qazim Bllaca, anëtarë.. Ai miratoi edhe procedurën e zgjedhjes së
delegatëve që do të përfaqësonin Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare në
Asamblenë Kombëtare, që do të thirrej në Tiranë më, 16 tetor 1943 dhe shtroi
nevojën e hartimit të Statutit të organizatës. Kuvendi autorizoi Xhafer Devën,
Aqif Blytën dhe Ibrahim Lutfiun për të koordinuar punën e Lidhjes me atë të
Qeverisë Shqiptare për çështjen e Kosovës. Ndërkohë që studiuesja prof.
dr.Sabile Basha në studimin e saj për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit-Karakteri
Kombëtar i Programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit 1943 na jep edhe statusin
e plot të kësaj lidhje shqiptare. Ku kemi shkëputur vetem nenin XI ku shkruhet
se Organizata e LIDHJES së II-të të PRIZRENIT ka tagër :
1)
Me organizue propogandë intensive me qëllim të pregatisë shpirtnisht,
materjalisht edhe fizikisht popullin për mbrojtjen e tokës së vet.
2)
M’u pregatitë për luftën dipllomatike në Konferencën e Paqës tue organizue
mbledhjën e dokumentave provuese të karakterit shqiptar t’atyne visevet.
3)
Me organizue aparatin e vet administrativ, si mbas këtij statuti, ndër të githa
viset e kompetencës së sajë toksore me organe te çdo Prefekture, komune e
Bashki dhe katund.
4)
Me organizue stërvitjen paraushtarake të djelmoshave ende të parekrutuem, në
konformitët me ligjën rreth organizimit të paraushtarakve qi asht në fuqi.
5)
Me iu përveshë organizimit për stërvitjen e të gjithë mashkujvet deri me 60
vjeç, veç atyne nën armë, tue i inkuadrue si mbas organizimit të pershtatshëm.
Pjestarët e këtyne grupevet nuk mbahen ne stervitje te vazhdueshme, por
rre-gjistrohen, betohen dhe qendronjë ndër shtëpijat e veta dhe thërritën herë
pas here për ushtrime ase veprime të tjera.
6)
M’u kujdesë për sigurimin e mjeteve të transportit, t’ushqimit dhe të tjera
pajime të nevojëshme për veprimin e organizatës.
7)
Me kerkue prej autoritetevet shtetnore e parashtetnore ndihmen dhe përkrahjen e
tyne, të cilët për sa të jetë e mundun u a akordojnë.
8)
Me kërkue dhe me marrë në dispozitë oficerë dhe nënoficerë prej ushtris e
Gjindarmeris dhe rrogat e këtyne do të vazhdojnë të paguhen prej arkës së
shtetit.
Sipas
Statutit, organizimi i Lidhjes përfshinte Kuvendin dhe Komitetin Qendror me
seli në Prizren, pastaj komitetet e qarkut, rrethit, komunës dhe katundit.
Komiteti Qendror u kryesua së pari nga Rexhep Mitrovica (18-26 shtator 1943) së
dyti nga Bedri Pejani, kurse se treti nga Xhafer Deva deri më 19 nëntor 1944.
Duhet
përmendur që në Kuvend me propozimin e Tahir Zajmit, Kuvendi Themelues kishte
proklamua Bashkimin e Kosovës, Dibrës, Tetovës, Strugës, Ulqinit dhe Tuzit me
Shqipërinë, si pjesë integrale të saja dhe kishte kërkuar bashkimin edhe të
Qarkut të Mitrovicës që i takonte Zonës gjermane të pushtimit. Ndërsa delegati
nga Gjilani avokati Esat Berisha kishte kërkuar nga Kuvendi që të ndërhynte për
rishikimin e vijës së demarkacionit me Bullgarinë, gjë që nënkuptonte
përfshirjen brenda kufijve të Shqipërisë të trevave shqiptare që ndodheshin nën
pushtimin bullgar. Po ashtu edhe delegati nga Rugova, Sali Rama kishte kërkuar
që Shqipërisë ti bashkohen edhe tokat shqiptare që kishin mbetur nën Malin e
Zi.
Përpos
shumë angazhimeve Kombëtare Lidhja e Dytë e Prizrenit themeloj edhe Divizionin
Skënderbeg ku si himn i luftës u kompozua dhe u mor Himni i tekstit të At
Gjergj Fishtës.E luftëtarët në përpjekje për të mbrojtur tokat shqiptare e
këndonin këtë himn kombëtar: “Porsi Fleta e Ejllit Zotit/Po rreh flamuri
shqiptar/I thrret bijt e Kastriotit/Me u mbledh Tok nder qeta mbar/Bini Toskë e
Bini Gegë/Si dy rrfe që shkojnë tuj djegë/Bini Lekë Bini Malsor/Trima tmdhej me
dorë me dorë/ Në maje te gurit topi vlon e vlon e vlon/Shqiptari ne luftë fiton
,fiton, fiton. “
Vlenë
të theksohët se një rol të madh qoftë në aspektin politikë qoftë në aspektin
ushtarak apo atë organizativë në mbajtjen gjallë të Lidhjes së Dytë te
Prizrenit e luajtën Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva,Bedri Pejani, Kolë Margjini,
Musa Shehzade, Tahir Zajmi,kolonel Qazim Komoni,Qazim Bllaca,Aqif Blyta,Ibrahim
Lutfiu, kolonel Fuat Dibra, Bedri Gjinaj, vëllezërit Begolli, Asllan Boletini,
Shaqir Curri, mulla Nuredin Haliti, av.Esat Berisha, Faik Okllapi, Shemsi
Ferri, Jahja Fusha, Sali Rama, Halim Spahija, Is’han Taniku, Adem (Selimi)
Gllavica Sali Vala-Siçani, Luan Gashi,
Avdyl Henci, Shahsivar Aliu, Fuat Muharremi, e shumë të tjerë.Shumja e Lidhjes
se Dytë të Prizrenit erdhi kur Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare u
ripushtuan nga mordja e kuqe komuniste përmes një bashkëpunimi që bënin
Komunistët e Beogradit,Tiranës,Prishtines, dhe Moskës ku fatkeqësisht kemi edhe
ripushtimin e Kosovës në vitin 1945.
Përkunder
ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare zëri i Nacionalizmës
shqiptare nuk u shua. Me shuarjen e Lidhjes se Dytë te Prizrenit por flaka e
luftës kundër komunizmit vazhdoj me udhëhqjen e Luftës që bënte Kapidan Mark
Gjon Marku Komandanti i përgjithshem i Forcave të Armatosura Kombëtare i
përkrahur nga zvëndës Komandanti i forcave të armatosura Kombëtare Halil Alia,
Kapidan Llesh Gjon Marku e Ndoc Mirakaj, e në Kosovë serish si luaj luftonin
profesor Ymer Berisha,Ndue Përlleshi,Marie Shllaku,Shaban Polluzha,Mehmet
Gradica,Miftar Bajraktari,Ukë Sadiku.Ahmet Selaci,Gjon Sereqi.Ajet Gerguri e
shumë e shumë të tjerë. Ndërkohë që në
Maqedoninë shqiptare zjarrin e luftës e ndezën Xhemë Hasa Gostivari, Mifailat e
Zajasit e në Malsi qëndronin Prenk Cali e Gjelosh Luli pa e harruar fare luftën
e profesor Alush Leshanakut dhe Hamit
Matjanit.Të gjithë ata historianë , studiues dhe para historianë që flasin
shqip që e pranojnë dhe e arsyetojnë ripushtimin e Kosovës dhe trojeve të tjera
shqiptare si çlirim në vitin 1945, nuk janë asgjë tjetër përveç se shpiuna të
Beogradit. Ky ripushtim zgjati prej vitit 1945 e deri në vitin 1999 i vrau
Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare 47.300 shqiptar atdhetar 95 % janë mbetur
pa varre. Për çlirimin e Kosovës u vranë mbi 14.000 shqiptar gjatë viteve 1998
- 1999, prej të cilëve mbi 1.432 fëmijë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore
1945-1999 shqiptarët atdhetar u masakruan, u vranë, u burgosën,u dhunuan,u
dëbuan, u maltretuan dhe ju dogjën shtëpitë. Edhe sot e kësaj dite shqiptarët
në Maqedoni,Mal të Zi dhe Serbi mbetën nën pushtimin e këtyre shteteve.Dhe
krejt në fund dua të them se Shoqata “Trojet e Arbrit “ qe tani ka hyrë në fazën
e 20 viteve të veprimit është e vetmja Shoqatë në të gjitha trojet shqiptare e
cila për njëzet vjet me radhë ka botuar 30 vepra enciklopedike per
nacionalizmën shqiptare dhe është në rrugë të mirë që ta ndriçoj komplet
historinë shqiptare të pandriçuar apo të përbuzur e të fshehur deri me tani nga
historia komuniste. E vërteta e ka mundur gjithmonë të pavërtetën ashtu siç
edhe e ka mundur drita- errësiren.
Luzern, 16 shtator 2023