| E enjte, 21.09.2023, 06:44 PM |
TASHJA i HALIMIT
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
E
quanin NESHAT, por i thërrisnin TASHE dhe i mbeti kështu sot e kësaj dite. Me
TASHEN jemi vërsnikë dhe nga i njëjti fshat: nga fshati PETOVË në rrethin e
FIERIT. E shkruaj me të madhe PETOVË, jo se jam vet nga ai fshat, por ke pse të jesh krenar që je nga PETOVA.
Aty e nja dyqind vite më parë, PETOVARAKËT (e shkruaj enkas me gërmë të madhe),
groposën të gjallë disa spahijë turq. Më
tej, në PETOVË, qe PETOVARAKU, KRISTO KOROVESHI që, mbasi e
hodhi në krahë ISMAIL QEMALIN, e vendosi në lundër dhe e hodhi matan lumit për
në MUJALLI dhe për të vazhduar rrugën për në VLORË. Në vitet e pasçlirimit,
PETOVA, pati deputet në KUVENDIN
POPULLOR, bashkëfshatarin FERRRIK DASHI.
PETOVA në 50-vjet të"diktaturës së proletariatit" nuk pati asnjë të
dënuar politik nga gjyqet e asaj kohe dhe asnjë familje nuk u shpall kulak.
Kaq, pse jam krenar që jam nga PETOVA.
* *
*
Pse
po shkruaj për TASHEN? Shkruaj për
TASHEN, se ky, NESHATI alias TASHJA, ka
sjell STALININ në SHQIPËRI?
E
di që do më quani të lajthitur, por kini durim. Ka ndodhur aty, nja 5-6 vjet
pasçlirimit. Dhe TASHJA jo vetëm e"sollli", po unë e kam parë me këta
dy sy. Ja se si ndodhi: Halimi atë ditë TASHEN e bëri synet. Synet por qe si
dasëm:lojti qeni i kallajxhiut. Me saze dhe mbledhur gjithë fshati me mbi
njëqind shtëpi. Dreka, drekë që veç aty
të ishe! Ne, fëmijtë, veç bënim sehir.Këngë e valle dhe rakia vu. Veç kish
rregull. Muhabeti apo daveti, kish një
plak që komandonte.Komandat e tij qenë si ato të ushtarakëve.Do t'i zbatoje pa
një e pa dy. Po afronte dreka dhe dikush ia tha këngës:" Një letër dërgoi
Stallini dhe, ndërsa tjetri u bë gati t'ia mbante, kur lëshoi britmën, PLAKU i
QOSHES, xha QAZIMI:-Ndalni çuna! GJemëni STALININ dhe shkoni dhe i thoni:- Kemi
marrë urdhër nga xha QAZIMI nga PETOVA që të na urdhërosh në këtë"davet
gëzimi", se HALIMI po bën synet TASHEN! Nuk erdhi STALINI, nuk shtrohet
dreka këtuna.
Xha
QAZIM, foli pak si i trembur dikush, STALINI është në luftë dhe nuk vjen dot.
-More
malumën, -iu hakërrua Xha QAZIMI, - kujt i tregon luftën tia, muana. Po
RRAHMËNI im ka katër vejt që u kthye nga lufta.
-Por
është larg e në Moskov, - ndërhyri një tjetër.
-More
për ç'larg më flet ti, pse nuk e di una ku është MOSKOVI?Po një vrap pele
është. Të niset MURATi i SULOS.të marri pelën "Kërre" të ESATIT dhe
t'i bëj rixha Baba STALINIT. Në s'vjen, përcilluni me drekën dhe jargët vu nga
rakia.
Kur
dikujt i vajti mendja. E gjeta, - bërtiti me të madhe! Pashë SADIKUN e TARES që
sapo u fut në shtëpi.Është polic, me
musteqe, me rroba ushtarake dhe nuk ka xha Qazim që ta dallojë. Shkuan e morën
SADIKUN dhe, sa dha ballë në derë,
dikush e tundi xha QAZIMIN:- E sollëm xha QAZIM!
-Kë
solllët, o çuna? Sollëm baba STALININ dhe Xha QAZIMI, sa e pa:-Ama erdhe, o
baba Stalin?Të paçim sa malet!
Shtroni
drekën çuna...
* *
*
Unë
aty prag viteve '70-të të shekullit tjetër qeshë mësues në fshatin tim. Këta
moshatarët e mi as nuk mendonin, se duke më folur nga dritarja,
më"prishnin" mësimin. Dhe ja tek afrohet TASHJA, (pas ka qetë të
mbrryer në qerre) fut kokën nga dritarja dhe e zbraz:- PAPI (kështu më
thërresin të gjithë ata që më njohin) unë pa shkollë mbeta dhe po ngas qetë.Ti
me shkollë dhe ke"qetë"aty në banka. Po unë qeve ua bëj bythën shoshë
me hosten, kurse ti atyre"qeve" të tu u bën marshalla!!! Nxënësit sa
dëgjuan atë"bythën shoshë" ranë përmbys me të qeshur dhe nuk kish
mësues që t'ua priste të qeshurit. Atë orë mismi e mori dreqi.TASHJA
"mësues" dhe unë ngava qetë e TASHES.
Eh,
TASHJA! Qe i ndershëm dhe qe nga të rrallët në fshat që kish po shtëpinë e
vjetër që i kish lënë Halimi. Të ardhurat në kooperativë sa vinin e bënin më
poshtë dhe fshatarët, nga e keqja, vinin dorë në pronën e përbashkët.
Një
ditë prej ditës dhe TASHJA që ishte aq i ndershëm, kish futur"shpirtin në
gjynah"!!!
Gjithmonë
nisesha shpejt nga shtë pia për në shkollë. Sado afër që e kisha shkollën(gati
dykm).rrugën e bëja me biçikletë. Kur
mbrrita, gati në mes të rrugës, më ndaloi TASHJA. U takuam dhe, sa do ta pyesja
për hallin që kishte, më tha:- PAPI kam një hall.Po fol, or mik, nëse ta zgjidh
dot.
-
U turpërova, - më tha:më zuri brigadieri me tri lakra foragjerë për lopën.Lopë
nuk kam, por kam një shelege që e mbaj fshehur.
-Lëre,
- i thashë unë, se flas unë me
brigadierin.Jo, - më tha, - mbajti proces -verbal, firmosi dhe roja dhe do më
çojnë në gjyq. Ik.- i thashë, -se do e rregulloj unë.
Por
brigadieri as ma vari fare. Dëmtuar parcela me lakraforagjerë dhe TASHJA
qe"kali që do shinte lëmin". U
zura ngusht dhe frymën në FIER. I tregova gjykatsit (qe titullar) se si
qëndronte "faji" i mikut tim
dhe a kishte
ndonjë"vjegë"pafajsie. E kam shumë mik dhe është më fukarai i
fshatit.
Në
mirëbesim, gjykatsi më tha:- A është i zoti të mos pranojë?
Me
siguri, - i thashë.
Shkova
dhe ia dhashë porosinë TASHES, Të
nesërmen, mu tek "Këndi i kuq! i fshatit, u bë gjyqi për TASHEN që kish
bërë"batërdinë" mbi pronën e përbashkët.
I
pandehur NESHAT TAFANI çohu dhe na trego
si vodhe gjithë atë parcelë me lakra foragjerë! TASHJA as që luajti nga vendi.
-Çohu,
-i tha një dashakeq, - se do ta kesh pisk punën.
Dhe
u çua ashtu si një krejt pafajshëm dhe tha:-Brigadierit i kanë bërë sytë
lyla.Të gjithë e dinë që unë nuk kam lopë dhe dënomëni sa të doni, por nuk jam
una që vë dorë në pronën e përbashkët. E dënuan TASHEN, por ai nuk e vuri
firmën në proces. Gjykatsi"titullar" tha:- Nuk është drejtësia
popullore që të dënojë njerëz të pafajshëm. Dhe më erdhi mirë që TASHJA
shpëtoi.
* *
*
Kishte
ardhur "demokracia" dhe aty nga viti 1997, vjen më takon TASHJA. Mbetur për ibret si çdo
i ndershëm, erdhi enkas në shtëpinë time.
-Aman,
- më tha, - ngaqë të shkon fjala, mos ma vesh djalin polic. TASHJA e dinte që
unë isha me PD dhe qeshë deri kandidat për deputet.Sado që nuk fitova, por
kredinë e kisha. Shkova në komisariat dhe ua parashtrova kërkesën time.
-
Shiko, - më tha ai i kuadrit, -unë përbri do vë emrin tënd.
-Pa
merak fare, - i thashë.
-Ore,
-më thanë, - a është ndopak demokart ai miku yt?
-
Si mos jetë demokrat?Ai ka bërë burg në kohën e Enverit, - dhashë garancinë
unë.
Ika
me mendje të mbledhur që, më së fundi,
në shtëpinë e TASHES do futej një rrogë. E veshën djalin polic(se TASHJA
kish bërë burg në kohën e Enverit dhe garancia qeshë unë!!! Por ashtu si ç e ka
dardha bishtin prapa.kështu doii me"bisht" dhe TASHJA. Vazhdonin ato"avazet e
dikurshme". Një punonjëc civil shkon dhe e gjen TASHEN duke ruajtur lopën në një copë toke
buzë xhades Fier-Lushnje.
E
gjen dhe fillon ta testojë. Jo si është, ku është dhe pa ca llafeve kot së së
koti, i thotë TASHHES:
-E
mirë demokracia apo jo?
-Ëhë,
- i thotë dyshueshënm TASHJA.
-Sot
e kemi si festë, - testoi i dërguari.
-Ore,
unë nuk di që të ketë festë sot, - tha TASHJA!
-Kemi
festë, se vjen presidenti, SALI BERISHA, -tha i dërguari
Ore
këtë quan festë ti që u bë batërdia në
fshat:kush qe më i fortë mori ç'i desh qejfi.Pastaj, ato repartet
ushtarake dhe armët, unë ua dhashë banditëve.Kështu s'e ke TASHEN ti, or
byrazer.
I
"dërguarI" e shtoi e ca mllefin e TASHES dhe që të nesërmen më
thirrën mua, garantuesin.-Pse me TASHEN merreni ju, qëkur bëri burgun, -u
thashë, TASHJA nuk mbush shumë. Ngulmova dhe djali i TASHES dhe sot është
plolic.
* ngjarjet janë krejt të
vërteta.Emrat janë trllime dhe sa për burgun e TASHES është burg i
vërtetë.Shërbente në një repart kufitar dhe, kur kapteri ia shpuri inatin mu në
majë të hundës, TASHJA rrëmben një kokërr qepë dhe ia jep mu në sy.Bëri 6-muaj
burg.
** sa mirë do jetë që ta
lexojë dhe vërsniku im, TASHJA, se rron atje në PETOVËN time.
Tiranë, 21 shtator 2023