Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Ujdia

| E hene, 18.09.2023, 07:10 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Ujdia

Në takimin e Brukselit

Midis palëve s’ka ujdi,

Madje as Marrëveshje

Mes Kosovës me Serbi.

Kështu si ecën dialogu

Një hap para e dy prapa,

Do të kemi vetëm sherr

Se sa të mira nga Evropa.

Në këto lojëra pa kufij

Nuk i dihet aspak fundi,

Por, nga ajo që po duket

Kallauz nuk do katundi.

- S’keni parë gjë akoma

Thonë syleshët kryetul,

E nuk shohin që për ditë

Dikush prapa po na ngul.

Nga nguljet me nder jush

Po na bëhet sikur shoshë,

Vjen ngushëllimi nga paria:

- Pa merak: Hajt se shnosh!