| E premte, 15.09.2023, 06:59 PM |
Gjer kur do t`i lemë psikopatët të na zhveshin, ne të qajmë, ata të qeshin?
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Për mua është mister që një kloun nudist narkoman, tejet i rrezikshëm për
shtetin dhe kombin, arriti të rrijë kaq gjatë në krye të shtetit.
***
Diktatori shumëvjeçar dhe i çuditshëm
i Shqipërisë, i njohur për pamjen dhe sjelljen e tij të veçantë. Ai e urren
Kosovën dhe është në gjendje të vdes për Serbinë. Është shumë e çuditshme
që është kaq i dashuruar me terroristin e fëlliqur, kryekriminelin serb?!
Nudist i famshëm. Hajdut i
pangopshëm. Kostumet komike shumëngjyrëshe, shakatë e tij kur është i droguar,
truprojat dhe kotësia e Edvin Kristaqit kanë preokupuar edhe diplomatët
perëndimorë. Ekscentricitetet e tij të shumta janë shenja të një personi të
paqëndrueshëm. Ramoviçi është një krijesë e komplikuar që ia ka dalë të
qëndrojë në pushtet për 30 vjet përmes një akti të zgjuar balancues mes
interesave personale dhe realpolitikës.
Simptomat e një sistemi të kalbur. A po i vjen fundi regjimit
kriminal mafioz pro-serb antikombëtar që po kryen spastrimin etnik (gjenocid)
të shqiptarëve vendës dhe zëvendësimin e tyre me “refugjatë” dhe “punëtorë”
afrikan-aziatik të cilët siç duket edhe do t`i trashëgojnë tokat e Shqipërisë?
Ndërkohë, Partia
Demokratike e sotme është më shumë si kafsha e gjorë në rrugë, e ngrirë nga
frika në dritën e një treni që po afrohet. Nëse shikojmë linjat e gjata historike, nuk ka
asnjë ligj të natyrës që thotë se një parti do të ngrihet përsëri - të paktën
jo nëse askush nuk bën asgjë.
Pavarësisht se sa të dhimbshme mund të jenë gjërat: ato nuk duhet të
përfundojnë në katastrofë.
Si qenie njerëzore, ju jeni shuma e mendimeve, fjalëve dhe veprimeve tuaja.
Unë nuk kërkoj mendime të thella, por nëse thua diçka, do të doja që ashtu
edhe mendon. Unë mendoj se duhet të jemi të qartë me njëri-tjetrin. Atëherë nuk
do të ketë kaq shumë keqkuptime mes njerëzve.
Shqiptarët priren të harrojnë detyrat e tyre, por kujtojnë të drejtat e
tyre. Sa kohë keni ndërmend të vononi ndjekjen e rrugës që besoni se
është e duhura?
Jini të përgjegjshëm ndaj vetes për veprimet tuaja. Mos kërkoni mbrojtje
nga autoritetet e jashtme.
Ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk
bëjmë.
Shqiptarët që me vetëdije simpatizojnë hajnat dhe
tradhtarët duhet të shtrohen në spital në repartin psikiatrik për t'u trajtuar
për sjelljen e kufirit të tejkaluar.
Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm, sjellje vetë-shkatërruese.
Kanë një dashuri marramendëse për armikun e përjetshëm. Kozmopolitë ekstrem;
fantazojnë se i përkasin gjithë botës dhe injorojnë kombësinë e vet, por kanë
harruar se janë të copëtuar, dhe nga pushtuesit nazistë-fashistë të rrethuar.
Qeverisen (me përjashtim të qeverisë së Kosovës) nga psikopatë analfabetë,
hajdutë, idiotë, servil, mercenarë, të ligë, tradhtarë. Janë shumë ziliqarë,
xhelozë e të përçarë. Nuk kanë unitet, prandaj nuk kanë aftësi të
formojnë shtet. Edhe pse disa të huaj kanë ndihmuar në formimin e
shtetit, ata ia shesin armikut, pjesë-pjesë.
Servil të rraskapitur të cilët në raport me armikun e përjetshëm, vuajnë
nga kompleksi i vlerës së ulët. Kemi më shumë tradhtarë se gjithë Evropa
bashkë. Edhe më shumë kokëmish me shpëlarje truri që sakrifikojnë veten dhe
familjen për të mbrojtur tradhtarët e ndyrë.
O kokëtulë! Tregoni respekt për ata që meritojnë respekt
dhe nderoni ata të cilëve u detyroheni!
Problemi qëndron në faktin se një numër i konsideruar i shqiptarëve, për
arsye të çuditshme, sidomos nga xhelozia e sëmurë për njëri-tjetrin, i
vlerësojnë tradhtarët e tyre si pasurinë më të madhe kombëtare. Ndërkaq, mediat
që kanë shitur prapanicën, në vend që të përballen me ta, e zhvendosin
vëmendjen e opinionit në një pisllëk tjetër.
“Politikani modern” analfabet shqipfolës nxitet për të vepruar jo nga një
qëndrim sakrifice dhe asketizmi, por, përkundrazi, nga një egoizëm ekstrem dhe
nga interesa personale. Egoizmi është forca më e fuqishme lëvizëse e qëndrimeve
të tij, dëshira për përfitim personal është më e fortë se të gjitha
konsideratat morale. Ky lloj tip prej “politika*i” do të preferonte më shumë të
shikonte të vriste babanë e vet se sa të humbte pronën e tij.
Bashkëpunëtorë dhe tradhtarë të vendit të tyre, të familjes së tyre, të
fëmijëve dhe të pasardhësve të tyre. Hienat e pangopura vodhën edhe buqeta të
shtruara në varrezat për të nderuar kujtimin e heronjve të kombit. Në përpjekje
për ta bërë veten të dukshëm, ata treguan mungesën e edukimit, mungesën e
karakterit dhe marrëzinë e tyre. Ata pretendojnë se kujdesen për demokracinë,
por nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo fjalë.
A mund ta
kontrollojmë veten, të vendosim rregulla?
Jo. Politika shqipfolëse është
zëvendësuar me shpërdorim detyre. Lulëzon korrupsioni. Krimi ekonomik. Zaptimi
i pronave shoqërore. Sidomos vjedhja masive e tokave; thënë ndryshe, uzurpimin,
rrëmbimin në mënyrë të paligjshme të pronave shoqërore në bregdet (dhe jo vetëm
kaq) dhe përvetësimin e tyre.
Ne nuk kemi traditë
të demokracisë; mendësia e nevojshme për këtë do të duhen shumë vite për t'u
mësuar.
Ne nuk kemi ende kulturë me idetë e
sjelljes së drejtë njerëzore sipas ligjeve nën lëkurë. Dhe, pastaj tipari domethënës
shqiptar: Zilia. “Ai nga kampi tjetër kishte një ide të mirë? Ne e
refuzojmë, e hedhim nga tavolina, e shkelim - ai do të merrte pikë plus, jo
unë, më duhet të admirohem”.
Psikopatët sundojnë. Psikopatët e suksesshëm janë në
qeveri, ata të pasuksesshëm në burg.
Veprimet e pushtetarëve aktualë të politikës sonë dhe të “opozitës”
politike janë qesharake. Por me siguri verbimi i tyre ndaj domosdoshmërisë së tyre është aq i fortë, i
mpirë, i qetë dhe i pakundërshtueshëm, saqë ata vetë nuk janë të vetëdijshëm
për sjelljen qesharake, pjesë teatrale të aktorëve të këqij.
Cili është qëllimi i të gjitha fjalimeve? Është një ligj i pashkruar që
deputetët e partisë në pushtet votojnë siç u thonë pushtetarët (shefat) e tyre
dhe nuk mund t'i sfidojnë as të votojnë ndryshe. Po kështu edhe deputetët e
opozitës. Dhe, shkojnë kundër nenit të kushtetutës - ku thuhet se të gjithë
deputetët duhet të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. A është e mundur që
të gjithë anëtarët e regjimit kriminal të kenë të njëjtin mendim për çështje të
rëndësishme? Jo.
Megjithatë, pas kësaj, çdo fjalim afatgjatë agresiv i individëve,
gjumë-jo-gjumë, kritika ndaj çdo propozimi të qeverisë është krejtësisht e
panevojshme. Ata mund të bien dakord paraprakisht që të zbrazin Shtëpinë
(Parlamentin, Kuvendin) dhe të mos bëjnë budallallëqe me veten dhe ne. Këta
deputetë, në vend që të përpiqen t'i çojnë gjërat përpara, kanë mbetur me
sharje, sulme agresive dhe kritika ndaj kujtdo nga kampi i kundërt. Nuk u
intereson shkaku, kujdesen vetëm për veten dhe vendin e tyre në diell. Njëra
palë thotë plus A, tjetra menjëherë minus A. Të dyja palët vetëm gënjejnë kinse
janë përgjegjës ndaj votuesve të tyre, etj.
Njerëzit nuk e kuptojnë zvarritjen politike, justifikimin e hapave politik
dhe ekonomik. Ata as nuk mund të kuptojnë. Nuk i dinë lidhjet, nuk i dinë
veprimet në prapaskenë, u paraqiten gjysmë të vërteta dhe të pavërteta.
O shqiptar! Ti nuk duhet të sillesh si xhentëlmen (dmth. si zotëri, si
një njeri mendjehollë dhe i vëmendshëm me sjellje taktike, me një ndjenjë nderi
shumë të zhvilluar dhe një kulturë të caktuar në pamjen e jashtme; si një njeri
i arsimuar dhe i sjellshëm) - ndaj një agresori dhe mafiozi, mercenari,
hajduti të pronave shoqërore, tradhtari të ndyrë, qelbanikëve, ndaj dobiçëve të
cilët në bashkëpunim me armiqtë e përjetshëm punojnë për të na zhdukur nga
faqja e dheut.
Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bashkojnë njerëzit
aq shumë sa urrejtja e përbashkët.- Anton Çehov
PS: Para disa javësh,
këtu në Amerikë, pata një bisedë me një atdhetar dhe intelektual të përsosur.
Më tha: “Aurel, populli shqiptar parapëlqen të braktisë vendin, jo të
rrëzojë nga pushteti një kryetradhtar”.