Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Manifestime kulturore' me veshje partiake
E hene, 11.09.2023, 07:53 PM
“MANIFESTIME KULTURORE”
ME
VESHJE PARTIAKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Vite
me radhë, jemi përpjekur të organizojmë një Manifestim Kulturor Tradicional
Ndërkombëtar: “Ditët e Naimit”, në Tetovë (1995). E, më vonë: “Takime
nën Rrap”, në Shkup (1997). Dhe, Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA”,
në Kërçovë. Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin 1996 dhe 2003 t’ua hudhim
themelet këtyre manifestimeve kulturore ndërkombëtare. Institucializojmë në
shtetin e “përbashkët”. Vendimin e morëm si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar që
në vitin 1999, për Ditët e Humorit dhe satirës “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Pse,
e zgjodhëm si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm se, në Cërvicë të Kërçovës ka
lindur, jetuar dhe vepruar njëri ndër humoristët dhe satiristët më të mëdhenj
shqiptar në “Serbinë e Madhe”: Xha Deralla. Edhe, jeton në gjirin e popullit
shqiptar edhe Sotekësajdite: në Maqedoninë e Veriut, Republikën e Kosovës, dhe
Shqipëri.
Nastradin
Hoxha, nuk dihet me siguri, a ka jetuar dhe në ç’vend ka lindur si humorist dhe
satirist botëror?! Aqmëpak, a ka qenë turk, apo shqiptar?! Dyshohet, se: është
personalitet i trilluar nga krijimet e popujve të Ballkanit. Edhe, pse: humori
dhe anekdotat e tia qarkullojnë ende gojë më gojë në popull. Xha Deralla, ka
vendlindje dhe krijime humoristike e satirike në gjirin e popullit shqiptar. Dy:
në Kërçovë më shumë se në çdo qytet tjetër ka ende shkrimtarë pasardhës të Xha
Derallës. Satiristë, që janë marrë dhe merren ende me humor dhe satirë.
Publikimin e veprave satirike. “Armiqë” të popullit, dhe të “rrezikshëm” për
shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”. Fatkeqësisht, Sot: një Xha
Derallë, nuk e ka Shqipëria. As, Kosova. Po, e ka Sot: Maqedonia e Veriut.
Në
vitin 1988/ 1989 shpërtheu edhe Lufta në Kosovë. Probleme kombëtare, politike
dhe vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë kohë me vështirësi
Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Përveçse me organizimin e
jetës kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të merret edhe me strehimin e
shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre etnike në lokalet e saj edhe
pa kushte minimale humanitare jetese, as për vete. Reagimeve me anë të
kumtesave kundër dhunës ndaj shqiptarëve në mjetet e informacionit, dhe deri
tek organizatat e ndryshme botërore. Përkrahjen, që i dha vite me radhë hapjes
të Universitetit të Tetovës. Organizimin e manifestimit kulturor tradicional
ndërkombëtar: “Ditët e Naimit për Kosovën” në Kampin e të dëbuarve kosovarë në ?egran (1999), dhe themelet
e “Takimeve nën Rrap” (1997),
që i kishte mbi shpinë. Vite më vonë, edhe Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA
DERALLA”, në Kërçovë (2003). Edhe atë dihet, në mes të dy zjarreve: nga njëra
anë e “maqedonasve” për “identitet”, dhe nga ana tjetër e mashave politike
shqiptare në pushtet, që i ngatërroheshin me vite nëpër këmbë. Themelimin e Shoqatave
dhe Klubeve të shkrimtarëve edhe nëpër katunde me përfitime materiale
marramendëse pa shkrimtarë. Manifestimet e tyre kulturore artistike partiake,
përderisa janë gjallë në pushtet.
Jorastësisht,
popullit shqiptar vetëm në Shkup (kryeqytetin Historik në Maqedonisë e Veriut”,
përveç partive politike Shqiptare për çdo javë, i lindin vetëm për një shënim
kulturor brenda një dite, edhe Shoqata të shkrimtarëve shqiptar, Klube të
shkrimtarëve, manifestime kulturore – artistike, revista letrare dhe tre
manifestime kulturore paralele brenda një dite: “Ditët e Naimit” 1997 – 2005.
Universitetit “Nënë Tereza”, me një ekspozitë figurative politiko - fetare...
Instituti Kulturor i Trashëgimisë të Shqiptarëve, fundekrye me veshje partiake
– politike, ende me qera pa shtëpi, duke shtegëtuar sokaqeve në Trojet Etnike
Shqiptare me paratë e popullit shqiptar, përveç Shkupit, edhe në Prishtinë,
Tiranë dhe nëpër botë. Dihet, edhe të Dy-tri shoqatave të shkrimtarëve
shqiptar: Shoqata të Shkrimtarëve, në Tetovë, Klube të shkrimarëve dhe
Shoqatave të shkrimtarëve shqiptar edhe nëpër katunde. Larg tyre, nuk është, as
Shkupi me po ato shoqata qeveritare dhe të “pavarura”: “humanitare”, arsimore
dhe kulturore. Aqsa, Dje: mezi e vidhnin kulturën dhe Letërsinë Shqiptare në sistemin
Komunist. Sot, e vjedhin haptas me të dyja duart e këmbët dhe trutë në legen
para syve të popullit shqiptar me ndihmën e sistemit Neokomunist. Nuk kemi
problem me “maqedonasit”, serbët, grekët, bullgarët... Armiqtë historik...
Problem kemi me vetëveten: “shqiptarët”, nëpër instuticionet e shtetit të
“përbashkët” këmbetru në legen. Armikun më të mëdh të popullit shqiptar.
Fatkeqësi
e Politikës Shqiptare?! Politikë, që nga perandoria osmane, serbe dhe
jugosllave e udhëhequr me politikanë nga Gjakova, dhe në Maqedoni, nga Dibra.
Fatkeqësi kombëtare, që pas “ndryshimeve” demokratike politika shqiptare u la
në dart e politikanëve të Podujevës dhe Tetovës, rrëzë Sharrit Plak?!
Politikanë, jo profesionistë në Ditën e Sotshme. Burra, që në sistemin komunist
e pushtuan Jugosllavinë me krah pune, dhe ëmbëlsira: boza, limunada, tatëlia,
revani dhe tollumba turko-shqiptare. Vetëmse, nuk e pushtuan me politikë
madhore. Burra e gra shqiptare, mos e përzini politikën me arsimin, kulturën
dhe letërsinë! Themelet, e një shoqërie. Shteti shqiptar. Shkaku, se: partitë
politike, çdo katër vite vijnë në pushtet. Edhe, ikin pa gjurmë e nishan nga
pushteti. E, arsimi, kultura dhe letërsia janë të përjetshme. Edhe, pas
vdekjes.
Megjithatë,
qëllimi Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar
me Shtëpi në Shkup, dihej: Rruga për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive, ku
Verë e Dimër pihet vera, lindë Poezia. Dhe, bëhet dashuri me Zanat e Malit te
“MRIZI I ZANAVE” të Fishtës. Patjetër, gjallë ose i vdekur, duhet të hipim në “Baba
Tomor”. Malin e perëndive, Lufta jonë vazhdon me Penë.
Dhe,
kështu nga viti në vit zvarritej dhe shtyhej ky manifestim i veçantë kulturor -
artistik të jetë tradicional mes popullit shqiptar: Qeshim, edhe qajmë. Nuk e
donin vetë partitë politike shqiptare në pushtet. Nuk e donin, as ato
“maqedonase”. Nuk e donte edhe Zoti të hipin shqiptarët në “Baba Tomor”. Malin
e perëndive. Qoftë “musliman”, katolik... Ose, i krishterë ortodokës... E, ku
më me Fetë e tjera të partitve politike të “ vëllazërim - bashkimit”. Hajdutë,
brez pas brezi. Edhe, të pafe edhe Sotek.
Në
vitin 2001 plasi lufta edhe në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë.
Flakë. Frikë. Varfëri. Kohë lufte, kur nga Shqipëria erdhi një autobus me poetë
e targa TR, dhe pranë tankeve u lexuan poezi. Poeti pjesëmarrës,Visar Zhiti e
shënoi me një reportazh emocional letrar: Të lexosh poezi pranë tankeve
(Tiranë, DITA 3 nëntor 2001).
Viti
2002, me probleme edhe më të mëdha politike dhe ekonomike. Lidhja e
Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi të mëdha ekonimike e
politike. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar
gjoja si “paralele” në IRJ të Maqedonisë, (maqedonasëve dhe shqiptarëve), ku
gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas konkursit të hapur
me programin e vet vjetor. Në mes të tjerave edhe me këtë manifestim kulturor,
Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Por, fatkeqësisht nuk
ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të Maqedonisë, ku vetë një
manifestim të këtillë nuk e kishin maqedonasit. E shi, sipas tyre donin ta
organizonin shqiptarët. Përmëkeq, e sakatonin me mjete materiale edhe
Manifestimin Kulturor Tradicional: TAKIME NËN RRAP, në Shkup, i rrethuar me
katunde shqiptarë.
Vite
me radhë u shpeshtuan sulmet politike partiake ndaj Lidhjes të Shkrimtarëve
Shqiptar. U angazhuan edhe mashat shqiptare të partive politike të strukura në
Ministrinë e Kulturës me vende pune partiake dhe honorare marramendëse.
Programet e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, edhe pse: ndihmoheshin me shuma
materiale qesharake, përsëri paguheshin të cunguara dhe me vonesa të mëdha disa
vjeçare. Ose, nuk paguheshin fare.
Në
fund, i përveshëm vetë mëngët deri në bërryla, dhe në vitin 2003 për herë të
parë i shtimë themelet e Manifestimit të parë Kulturor: Ditët e Humorit dhe
Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Erdhën satiristë nga të katër anët e
Atdheut. Edhe, Bota. Kërçova ato ditë kishte festë poetike. Katundarët, e Xha
Derallës në mes të fshatit e shtruan edhe Sofrën poetike – satirike: “XHA
DERALLA”. Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës
mbarëkombëtare. Artisti i popullit, Him Koça për disa çaste në mesin e
fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të Ali Asllanit: “Hani,
pini dhe rrëmbeni!...”
Dhe,
ja pas kaq vitesh lufte me poezi për kulturë dhe letërsi shqiptare, me forcat
tona, ndihmën e miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë
dhe mbështetjen minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të
Hotelit “Kërçova”, dhe pronarit të Restorantit “Roma”, ky manifestim kulturor
arriti të mbahet për herë të dytë dhe të shtatë në Kërçovë. Dhashtë Zoti, Nesër
të jetë Tradicional Ndëkombëtarë. Njëherit, të tubojë penat më të njohura të
humorit dhe satirës nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare, Diaspora, dhe
Ndërkombëtare, me të vetmin qëllim
kulturor-artistik: të rritet tradicional dhe ndërkombëtarë, të ketë jetë të
gjatë sa malet, edhe më shumë, sesa vetë humoristi dhe satiristi Xha Deralla,
brez pas brezi në gjirin e popullit shqiptar. Edhe, Ringjallje te “Çifligu i
Xha Derallës”, te “Përroni i Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet
shekullore pranë Burimeve malore. Dhe, për çdo pranverë ia thonë këngës atyre maleve,
mes sorrave, skifterëve dhe ujqërve.
Dhashtë
Zoti, vitin tjetër që vjen (2024), në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha
Derallës e përurojmë edhe librin e tij me anekdota “XHA DERALLA”. Dhe, e
zbulojmë përmendoren e tij te “Ureja”, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë
verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katund, ku rrinte para
porte Plaku mjekërbardhë njëqindvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota
xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës “Allahut”, rrëzë maleve të “Çelvjollcës”, në
Katundin Cërvicë të Kërçovës me Dy shtama verë të Zanave Malit...