| E shtune, 09.09.2023, 07:53 PM |
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa e XVI.
PSE VETEM
SHKODRA?!
CILA ISHTE
DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
QYTETIT Të SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETëSHME E
VLERAVE KULTURORE
T’ VERIUT.
NJë PREJ LETRAVE Të
ATDHETARIT GJON KAMSI:
HYMJE (F.R.) Fara e qytetnimit Europjan
në Shkoder nuk shqimet kurrë!
Nga familja shumë e vjeter Kamsi njoha
në vitin 1978, në moshen 84 vjeçare Burrin e dijtun e trim, mikun e Luigj
Gurakuqit, Gjon Kamsin. Një ditë më dha një leter që i kishte shkrue Kryetarit
të Institutit Folklorit në Tiranë, shokut Profesor Zihni Sako... Sigurisht, me
shpresë se ajo leter, do të shkojë në zyret dhe tavolinat e të gjithë atyne
“profesorëve” (ose edhe ma naltë), që mendonin dhe punonin pa pushue me turpnue
veshjen e Grave Shkodrane.
I kerkova leje me e kopjue! Ai më dha
atë të drejtë, tue shtue që “mbasi t’a lexoj, me i dhanë pershtypjen time per
permbajtjen e saj!”
Unë do të botoj letren e plotë dhe
pergjegjen e sh. Zihni Sako.
“Shokut Profesor Zihni Sako,
Drejtuer i Institutit të Folklorit
Tiranë.
Shkoder, me 30 Tetuer 1978.
Në Festivalin
folklorik të Gjinokastres i zhvilluem sivjet, më ka ra në sy paraqitja e grues
shkodrane, e kerkueme, si thonë, në veshjen e saj, pa brenavekë fill në këmishë
e tlina.
Nji paraqitje e
tillë e kerkueme nuk dihet perse e me ç’ qellim folklorik ka pasë jo pa arsye,
nji gjykim të randë nga ata qi kanë ndodhë ta shofin qysh në çfaqjen e parë, qi
asht dhanë në nisjen e grupit folklorik të Shkodres per Gjinokaster.
E asht per atë
arsye e të botës së pranishme, vendase e të huej në atë çfaqje festivali, qi po
due të theksoj gabimin e randë të ndryshimit të veshjes së grues shkodrane, nga
me brenavekë në atë me këmishë e tlina me bohçe perpara. Ndryshim qi nuk difton
asgja të mirë folklorike e estetike.
Brenaveku nuk asht
ashtu si mendohet nji veshje e thjeshtë me kinda por nji veshje mëndafshi të zi
a vjollcë, me kambësa gajtani të kuq e qendisje mbi cohë të kuqe, lulesh me
tehri të zezë, qi mërrijnë te pulpat e kambës dhe me të perparme, aty ku lidhet
në bel me ushkur, nji ermaç të madh në trajtë zemre, edhe ky i qendisun po
ashtu mbi cohë të kuqe me tehrina të zeza. Per rreth belit, mbi brenavekë, ka
brezin e mëndafshit shumë ngjyrash.
Mandej, brenaveku
nuk veshet fill mbas tlinave të ndjeshuna trupit, por mbi të bardhë
me kinda, per nji dukje ma të hieshme të brenavekëve mbi trup.
Prandej, brenaveku
në punimin e veshjen ndjekë nji kujdes të posaçem të terzis per kambëzat e
ermaçin, dhe të grues.
Grueja shkodrane
nisë veshjen fillim e mbarim kështu:
a. Ma parë, njiheri me tlinat, nji fanelë të hollë
me mangë, e bardhë ose e drandofilltë, të veshuna per mish: Fanela e
gershetueme në qafë me nji kordelë, qi lidhet në gushë në trajtën e nji
flutres.
b. Të bardhat pambuku me kinda me këmishen harkat
siper fanelës, me qafë e me grykë, e punueme me gjylpanë.
c. Jeleku mëndafshi me lule, merthehet në bel me
fodulla të qendisuna me ar e lagjyhera, me komçe të punueme nga argjentarët;
d. Brenavekët me brez të mëndafshit si u tha ma
naltë;
dh. Mbi krye me
flokët të lidhuna bishtalec, ven sallmanin të qendisun me tertil e lagjyhera
e inxhi, i merthyem mbi krye me nji lidhcë të gjanë, të qendisun
gjithashtu;
ë. Sipri
sallmanit degermia e qendisun me lule, fije mëndafshi të bardhë e diku nëpërte
edhe fije ari, e cila, merthehet mbi krye rreth lidhcës së sallmanit dhe bije
krahëve mbi xhybe.
e. Xhybja
– pa mangë, e punueme me cohë të kuqe dhe e qendisun me leheri të zezë, me lule
e pikla të kuqe. Asht e punueme e artit të terziut edhe në premjen e saj, dhe
sa e ndjeshun per shpinë aq e gjanë mbi brenavekë dhe, në hapjen e saj kah
parzma asht e stolisun me sumulla vezake mëndafshi, të zeza me majuca të kuq o
të mëndafshta t’ arta.
f. Kambët
me çorapë të shkurtë të pambukët a të leshtë, të bardhë simbas stinës,
mbështetë mbi pashmangë me shtrijë të qendisunen e artë, si gjithashtu, siprina
e gishtave qi maron në majuca o me stivaleti lustrafini të vizatuem e të
merthyem anash me sumbulla xhixhë.
g. Marama
tisi të bardhë, e hollë dhe e gjatë deri në gju, aty kah fundi ka nji shirit të
qendisun me fije mëndafshi ngjyrë të kuqe dhe në mes ari, dhe vihet kur grueja
del me shetitë. Ajo mbëlon me nji shestini rreth fëtyrës, me krahët, krejtë të
perparmen e trupit.
gj. Japanxha
në të kuq të kjartë cohe, pa mangë, mbëlon trupin deri në gjuj dhe ka nji jakë
permbrapa që hidhet mbi krye dhe lidhet nen mjekerr me nji fije tertili të
artë. E perparmja e hapun asht e qendisun në dy anët e kapakëve me lule të mëndafshta
ngjyrë të verdhë, të kuqe e të qielltë, dhe ka në dy anët e supeve xhufka të
mëdhaja me po ato ngjyra, të cilat derdhen mbi krahë.
l. Parzma
ka per stoli gushoren (gjerdan a kolanë) dhe varsen per dupa, sinxhirin e
sahatit me kapakë ari, në veshë ka vathët e vjerruna, në gishta të dorës unazat
me gurë dhe, në kyq të dorës bylyzykët.
Gjithë stolia
xhevahiresh të argjentarëve zanatçi shkodranë.”...
Kostume Shkodrane nga Piktori Kol
Idromeno
Grueja shkodrane,
me atë veshje madhshtore të saj ka ndejë perkrah burrit, i veshun ky jo me
tirqi të bardha, qi asht veshja e pergjithëshme e Maleve të Veriut të
Shqipnisë, por me brenavekë të zezë, kur si grueja që zavendsoi ragjen në
brenavekë, poashtu, brijë burrit që edhe ky, zavendsoi shallvarët cohe të kuqe
me brenavekët. Gjithashtu mbështolli inat me brez mëndafshi me ngjyra. Veshi
anteri kumashi të kuq me vija të zeza të qendisun me tehri. Në parzem të
burrit, këmisha e rrahun e ngrime në ujti me perrreth sumbullat e mëndafshta
vezake të arta ose të zeza, me majuca të kuq të kapakëve të anterisë. Në qafë
qafëzen e ngrime, e rrahun në ujti me kravatë të mëndafshët të zezë,
të lidhun flutur, të cilat zevendsuen gryken e këmishës harkate e punueme me
gjylpanë e shtrime perrreth qafës; jeleku cohe të kuqe i punuem nga terziu me
tehrie lule dhe në buzë të jashtme të kapakëve, gjatë tyne të ngjituna sumbulla
të arta mëndafshi ose të zeza, dhe në maje të kuqe; në krye fes të kuq të madh
me xhufkë që derdhej mbi supa e që u zevendsue me fes të kuq të rrasun mbi krye
(tanuz), gjithnji me xhufkë të madhe të kaltert, sahat me zinxhir perrreth
qafës dhe revolver me dorezë sermi të punimit të argjentarit.
Kjo veshje e grues
dhe e burrit fillim e mbarim kuq e zi të Flamurit Kombit, dhe karakteristike në
të gjithë Ballkanin, per atë bukuri stolinash asht njoftë e vlersue në shkrime
e botime europjane si në Vjenë, Budapest e Triestë, Venedik e Romë të shetinave
shkodrane të hershme e të vona, në krejt Dalmacinë, Bosnjen e Malin e Zi, ku
puntorë zanatçi shkodranë per veshje kombtare, kerkoheshin e punojshin veshjet
e popullit të tyne.
Familja e Krajl
Nikollës së Malit të Zi, asht sherbye per veshjet e mbathjet nga zanatçi
shkodranë si, po permendi ata ma në za si kje: Gjon Gjo Kola e Lazer Çefa, të
cilët, edhe u kanë mësue fëmijve të asaj familje edhe gjuhen shqipe, të cilët e
kanë folë edhe në moshen e tyne madhore, si Elena, mbretnesha e Italisë.
Në Boston të
Amerikës, asht njoftë veshja e grues shkodrane me anë të së shoqes së burrit
Kini i Mati Kokës, i vuem, si thotë Imzot Noli, nga shqiptarët e atyshem, në
mbrojtje të tij nga frika se mos e vrasin grekët, per ndamjen e Kishës me
themelimin e Kishës Autoçefale Ortodokse Shqiptare, me liturgji në gjuhen
shqipe, nga ajo greke të propagandës së Jugut të Shqipnisë, si Vorio – Epir
grek.
Ajo grue e hishme e
Kinit Mati Kokës, në veshjen e saj shkodrane si në paraqitjet, në pritjet në
shtëpi dhe në shetitjet jashta shtëpijet asht qitë në fotografi nga fotografi
Marubi i Shkodres, dhe asht perhapë me kartolina të shtypuna të Alterocca –
Termi i Italisë. Rishtypë tash vonë në nji botim të nji artikulli të filologut
Dr. Eqrem Çabej, në revisten “Knjiga o Balkani I” e Belgradit, me emertim
“Zivot i obi?aji Arbanasa” (Jeta dhe doket e Shqiptarëve), me të cilën
rishtypje ka ndriçue veshjen shqiptare me veshjen e grues shkodrane.
Si para tij asht
edhe në botimet e permenduna të konsujve të Francës së Shkodres Heqvard e
Degrand, të Inglizës Miss Edith Durham, të austriakut Theodor Ippen e të
hungarezit Baron Dr. Franz Nopcsa. Me atë veshje të grues shkodrane madhshtore
të artit punës dhe e pasun stolinash të mëndafshta e të arta, gratë e hueja
Konsujsh e të tjera, e kanë pelqye të dalin në fotografi të Atelierit
fotografik Marubi, dhe të zbukurojnë odat e pritjes kudo në vendet e tyne.
Sot, këtu në
Shkoder, nuk shifet ma, asht ndrye në arkat e nusisë së plakave në Muze, pse
edhe ajo kohë e artë e qytetit asht kthye në ate të thjeshtë të veshjes frenge,
e pergjithshme në mbarë qytetin. Ka mbetë tash në veshjen e Maleve e të
katundeve të ndrituna me ato stolina sermi në parzmat e tyne e qendisjet e
tyne, nanë e bij, në të cilen, gjithnji ruhet ajo ngjyrë kuq e zi e Flamurit të
Kombit, i perjetsuem në atë petk shajaku, në koret, kuq në pjesen e siperme e
të fundit, dhe zi në mes të petkut.
Janë per t’ u
kujtue per punen e artit të tyne të veshjes terzitë, mjeshtra Gjok Baba, Mati
Tukja, Kolë Raboshta, Mati Ujka, Gjon Shahini e Zef Nikoll Gera, i qitun ky me
puntorët në kartolina nga fotografi Marubi, me nja 40 puntorë zanatçi në
dugajtë e tyne të qytetit per veshjet e grave dhe të burrave.Në Pazarin e 2000
e sa dugajve per veshjet e Maleve e të katundeve në sokakun e veçantë, i
quejtun i “Tallaganxhijëve”, ishin Filip e Jakë Beni, Shan Çefa, Gjon Curani,
Kolë Bazhdari, Simon Kadarja, qi kje edhe poet nen pseudonimin Dimo Akasari, me
vjerrshat e tija në të perkohshmen shqip “Albania” e vjetit 1897 e ma vonë.
Argjentarët per
vathë e unaza, bylyzykë e stolina të parzmave të grave, çibukë, zinxhir
sahatash, doreza armësh, kutija duhani e cingarishte me të tjera filigrane, si
në qytet Tuk Jakova, Pjeter Logoreci, Kristo Jakova, Pjeter Bedeni, dhe në
Pazar, në sokakun e quejtun i Kujxhijëve ishin: Cin Jakova, Gjon Cepi, Nush
Cepi, Luigj Bedeni.
Mendova me ju dhanë
nji pasqyrë sa ma besnike të veshjes shkodrane, tue pa të persëritun lanjen e
saj mbasdore me Albumin e Artit Popullor të Shqipnisë, dhe e shemtueme në
këte çfaqje Festivali Folklorik Kombtar në Gjinokaster të këtij vjeti 1978.
Me shpresë se
interesimi i Juej, si drejtuer i Institutit të Folklorit, nuk do ta lejojë ma,
të persëritet ma ajo paraqitje e veshjes së grues shkodrane në atë mënyrë të
shemtueme,
me nderime ju
pershndes,
Gjon Kamsi (firma d.v.)
Drejtuesi: Rruga Sumej, nr. 114
Shkoder
Shenim nga F. Radovani: Letra asht
kopjue pa asnjë ndryshim nga origjinali.
=======================
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Akademia e Shkencave Instituti i
Folklorit Tiranë, me 16.XI.1978
Shokut Gjon
Kamsi Shkodër
Letren tuaj në lidhje me vrejtjet rreth
kostumeve të grave shkodrane e mora.
Ju falemnderit. Shënimet tuaja janë
interesante, por që ato kanë probleme që duhen studjuar.
Si duket nga shënimet tuaja ju keni njohuri
të mira për kostumet e qytetit të Shkodrës.
Do t’ ju sugjeroja që ato ti zhvillonit në
një punim më të gjatë, me ilustrime e vizatime me ngjyra.
Nga ana tjetër të mund të gjenit fotografi në
banorë të Shkodrës, dhe një kopje t’ ia dergonit sektorit të etnografisë pranë
Institutit të Historisë, që ka punonjës që merren me veshjet.Unë si Kryetar i
Komisionit për veshjet kombëtare, letrën tuaj do t’ ua kaloj etnografëve të
sektorit të etnografisë, të cilët mund t’ u sugjerojnë për metoden e studimit
mbi veshjet për të cilat bëni fjalë, si dhe për të dhenat rreth mjeshtrave që
kanë prerë, qepur e qendisur kostume të tilla.
Drejtor (Zihni Sako) firma, vula.
Nga Fritz RADOVANI:
Pershtypjet e mija të dhanuna Autorit letres Atdhetarit
Gjon KAMSI:
FESTIVALI I GJINOKASTRES
DHE SHEMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR
Edhe ate sahat naltë në Kala, e keni
zhgulë në Kishat Katolike të Shkodres!
Ditë e natë u mendue vetem si me e
shkatrrue, plaçkitë e me e qitë faret qytetin e Shkodres!
Po, edhe Rozafa.., vazhdonte punen e
Saj: “Me u mëkue disa Burrave me qumështin e vet, ata tipare të pavdekshme të
Trojeve Ilire, që ruente thellë nder temelet e gurt’ e Saj historikë!
Kostumi kombtar i Shkodres, trashigohej
dhe ruhej si rrelike nder shtëpijat tona!
Nëse nuk perdorej... Ai shihej në të
gjitha dhomat e pritjes së shtëpijave të vjetra, kjoftë edhe nder fotografi që
vareshin në krye të vendit. Stergjyshët tanë vazhdonin me na nderue edhe ne! Arkat
e vjetra të grave ishin të kudondodhuna me thesaret e Etnografisë sonë
kombtare.
Kostumi kombtar shkodranë i grave
shihej nder disa raste i veshun nga gjyshja ime Ninja e Pjeter Prennushit,
Lezja, nana e Gasper Ugashit, Maria e Gjon Mark Shllakut Rusit, Zina e Kolë
Dajës, Ninja e Kolë Gurashit, Shaqia e Shan Tarrnakut, Silja e Zef Krajës,
Katrina e Gjelosh Shalës, Roza Krroqi e ndonjë grue që koha më ka shlye emnat e
tyne. Ndersa, gratë kosovare që kanë jetue në Shkoder, binin në sy per veshjen
e tyne kombtare dhe shumë të bukur tue fillue prej të shoqes Zef Batalakut,
Luigj Shalës, Mati Thaçit, Pashko Berishës, Tade Shirokës etj...
Kostumi i grave shkodrane e tham pa
pikë dyshimi se asht i papersëritshëm edhe nder vendet tjera të qytetnueme.
Bukuria e tij tregonte kulturen shekullore që trashigohej nder breza...
Ishte i vetmi kostum kombtar i mbetun
në një qytet Martirë, në Shkoder; mbasi nder qytetet tjera të Shqipnisë veshjet
e tyne kombtare ishin “asimilue” nga turqit, sllavët dhe grekët... Prandej, dhe
ai duhej perçudnue mbas viteve 1967, ashtusi, mendohej me e shpartallue edhe
Shkodren!
Këte fakt e verteton “Festivali
Folklorik i Gjirokastres”...
Zotni Gjon Kamsi,
Mendoj se:Perderisa ka probleme që duhen
studjue, duhet t’ ishte në festival, mbasi nuk besoj se ka ndonjë kostum që s’
ka probleme...
Sugjerimi për një studim ma të gjatë asht i
vlefshem per studjuesit e sektorit etnografisë së Institutit të Historisë, të
cilëve, do t’ jua kishte anda me e marrë gati, bile edhe me ilustrime, vizatime
e materiale fotografike.
Etnografët e sektorit etnografisë, të cilët,
mund t’ ju sugjerojnë metodat e studimit, do të bajshin mirë me e lexue nja 3
herë letren Tuej, e mandej me mësue prej saj.
Ju falnderoj per kopjon e dorshkrimit të
këtij materiali, të cilin, unë do t’ a studjoj me shumë kujdes, do të punoj
vizatime dhe do t’ a ruej shumë, mbasi per kohen e ardhëshme ky asht brilant i
kostumit shkodranë.
Me shumë respekt Fritz Radovani.
Shkoder, 30 Maji 1981.
Melbourne, 9 Shtator 2023.