| E shtune, 09.09.2023, 07:56 PM |
Kryengritja e Postribës, përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist
Nga
Kastriot Dervishi
Më
8 shtator 1946, rreth 450 antikomunistë të armatosur filluan lëvizjen drejt
Shkodrës në tre drejtime. Duke u zbardhur 9 shtatori 1946, 250 persona u
grumbulluan në fushën e Shtojit dhe 200 të tjerë në Renc. Nga Postriba, lëvizja
u drejtua nga Shkodra. Sulmi filloi nga verilindja dhe nga juglindja e qytetit.
Beteja kryesore u zhvillua te kazermat e qytetit. Në betejën e zhvilluar u vra
një drejtues komunist dhe u plagos një tjetër. Për shkak të forcave më të
pakta, forcat antikomuniste nuk mundën të hyjnë në qytet. Drejtuesi i lëvizjes
Jup Kazazi, u diktua më 15 shtator 1946 në një shtëpi në Shkodër. Për të mos
rënë i gjallë në duart e komunistëve, vrau veten. Kryengritja synonte të
njëjtën gjë që shqiptarët arritën në dhjetor 1990, përmbysjen e regjimit
komunist dhe vendosjen e rendit kapitalist.Kryengritja u zhvillua në rrethanat
politike të krizës së marrëdhënieve të regjimit komunist me SHBA-në dhe
Britaninë e Madhe. Ajo u bë ditët kur po zhvillohej konferenca e paqes në Paris
(29 korrik – 15 tetor 1946), në të cilën SHBA-ja deklaroi se nuk do ta njihte
qeverinë komuniste të Enver Hoxhës.
Bilanci i të dhënave:
-U
arrestuan rreth 200 persona
-U
pushkatuan pa gjyq 33 persona
-U
pushkatuan me gjyq: 5 persona
-U
dogjën nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtëpi
-U
arratisën: 69 persona
-U
zhvilluan 5 procese të mëdha gjyqësore e disa të tjera më të vogla, ende të
paidentifikuara të gjitha. Në këto procese u përfshinë edhe shumë persona që
nuk kishin lidhje me ngjarjen, por thjesht ishin antikomunistë.