Speciale » Basha
Sabile Basha: Atdhetari i madh Azem Marana
E premte, 08.09.2023, 08:10 PM
T’I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
AZEM
MARANA, KTHIM PRAPA NUK KA, SHKOJMË DERI NË FUND, PRA LIRI OSE VDEKJE
(1923-
u pushkatua më 19 maj 1947)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Atdhetari
i madh Azem Marana, u lind më 25 mars 1923, në fshatin Maranë të rrethit të
Draqevës, nga babai Idriz dhe nëna Hatixhe. Në kohën kur u arrestua ishte
mësues. Ishte i martuar, pa fëmijë. Në familje, gjendjen materiale nuk e kishte
të mirë. Fliste gjuhën shqipe, serbe dhe turqishten. Kishte të përfunduar 5
klasë të medresesë “Isa Begu” në Shkup, dhe klasën e pestë të gjimnazit.
Gjithashtu kishte të përfunduar një kurs tre mujor në Prishtinë, në vitin 1942.
Asnjëherë më parë nuk kishte qenë i dënuar dhe as i përndjekur.
Çlirimi
dhe bashkimi kombëtar si i vetmi synim jetësor e shpirtëror dëshmohen edhe nga
jeta dhe veprimtaria e Azem Maranes. Me luftën kundër robërisë dhe për çlirim u
edukua dhe u arsimua nga të vjetrit dhe nga rrjedhat historike të cilat i
përjetoi dhe në të cilat mori pjesë. Azem Marana iu bashkëngjit forcave
demokratike të ONDSh-së, të udhëhequra
nga prof.. Ymer Berisha, Halim Orana, e shumë patriot të tjerë. Mirëpo, siç
dihet kjo lëvizje nuk e përjetoi plotësimin e dëshirës për çlirim dhe bashkimin
e tokave shqiptare. Azemi dhe shokët e tij nuk u gjunjëzuan ngase konsideronin
se vetëm të bashkuar dhe të organizuar në rezistencë të hapët do të realizonin
qëllimin suprem të shumë gjeneratave. Andaj, këta atdhetar të devotshëm që në fillim
të vitit 1945 filluan luftën politike dhe ushtarake kundër ripushtimit
jugosllav dhe vendosjes së sistemit socialist me formimin e Organizatës së
Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (OLDNSH), njëri nga themeluesit e së
cilës ishte edhe Azem Marana.
Azem
Morana posa kthehet nga Prishtina, menjëherë ndërmori aktivitete për hapjen e
shkollës shqipe në fshat, edhe pse pushtuesi bullgarë një të tillë nuk e
lejonte. Përkundër ndalesës, Azemi e hapi shkollën e parë shqipe në Maranë, e
cila në historikun e shkollës shqipe do të njihet si e para në rrethin e
Shkupit. Mësimi në shkollë zhvillohej në ilegalitet dhe do të vazhdojë deri në
fillim të vitit 1943, atëherë kur forcat bullgare e rrethuan shkollën, duke
dashur që ta arrestonin edhe mësuesin Azem. Mirëpo, bullgaret nuk arrin që ta
arrestojnë dhe ai nga aty kalon në Tetovë. Azem Morana punoi gjatë kohë si
mësues në fshatra të Tetovës e Shkupit, si: në Gajre, Çegran, Reçan, n’Obri të
Pejës e fshatra të tjera.
Sa
herë sjellim ndër mend zhvillimet e ngjarjeve historike në trojet shqiptare në
ish Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kujtesa historike na ngulitët
thellë në përpjekjet e mëdha të intelektualëve, atdhetarëve, mësuesve dhe
nxënësve, të cilët në këto troje, mes rrebesheve të kohërave, kanë ruajtur
përherë identitetin e tyre kombëtar.
Sipas
njohësit të mirë të biografisë së Azem Maranës, prof.dr. Qerim Lita, thuhej se
në shtator të vitit 1944, me kërkesë të Shuaip Kamberit, Azem Marana nga Gajra
kaloi në Tetovë, ku u inkuadrua në gazetën “Zani i Sharrit”, që ishte organ i
Lidhjes së Dytë të Prizrenit, me detyrë që t’i kundërvihej propagandës
komuniste, e cila në atë kohë propagandonte me të madhe “bashkim-vëllazërimin”
e popullit shqiptar me popujt jugosllavë. Shkrimet e tij ishin shumëdimensionale,
në të cilat prekej politika, kultura, tregimi, folklori, poezia, informatat për
ngjarjet aktuale komentet etj.
Me
ndikimin e angazhimin e madh të patriotit Azem Maran dhe shumë intelektualve të
tjerë, më 1 dhjetor të vitit 1944, hapet shkolla e parë shqipe në Shkup, e cila
mori emërin “Liria”. Që në fillim në të u regjistruan 362 nxënës, të shpërndarë
në gjashtë paralele. Në këtë shkollë që në fillim u angazhuan Azem Marana,
Hasan Bilallit, si dhe Mahmut Dumani, Anica Lora, Bajram Bajrami, Franjo Sopi,
Hajrie Kokoboko dhe Halil Bejta. Dhe duhet përmendur se drejtor i parë i kësaj
shkolle u emërua atdhetari Azem Marana.
Azem
Morana veç që ishte mësues i devotshëm, ai duke e parë se situata politike
antishqiptare po përshkallëzonte, filloi të merrej edhe më çështje madhore
kombëtare. Kishte njohuri për formimin dhe veprimtarin e organizatave ilegale
në Kosovë, andaj ishte krejt e natyrshme se edhe ky patriot me shpirt prej
kryengritësi do të bie në kontakt me
atdhetar të tjerë dhe do ndërmarri
aktivitete kundër pushtetit dhe kundër okupuesit. Në veprimtarin e vet
patriotike ishte i patrembur. Ra në kontakt me Hasan Bilallin, Hysni Rudin,
Jonuz Ballën, Halim Oranën, Gjon Serreqin, Hilmi Ejupin, Rexhep Bunjakun,
Avdullah Musliun, Sefedin Shabanin e me shume patriot të tjerë..
Situata
politike, kur u mbajt Kongresi i Katërt i KQ të LNDSH-së, ishte edhe më e rëndë
se ndërkohë u zbuluan dhe u arrestuan anëtarët e KQ të NDSH-së në Prizren, dhe
njëherë kjo, edhe ishte shkaku që kushtëzoi që të merren masa paraprake, ngase
në Kosovë ishte instaluar pushteti administrativo-ushtarak dhe çdo veprim
ilegal ishte i vështirësuar, kjo ndikoi që, në çështjen e organizimit të merren
masa urgjente. Në punimet e kongresit Azem Maran ishte shumë aktiv dhe mori
detyra të shumta për ti përfunduar
Nga
ky kongres doli një udhëheqësi e re e NDSH-së. Kryetar u zgjodh patrioti dhe
veprimtari i dalluar Halim Orana nga Gjilani, Qemajl Skenderi u zgjodh
zëvendës-kryetar dhe Azem Morana, sekretar i organizatës, ndërsa anëtarë të KQ
të NDSH-së u propozuan dhe u zgjodhën Hamdi Berisha, Mehmet Bushi, Hysen Rudi,
Januz Balla, Mahmut Dumani, Hasan Bilalli, Haki Efendi Sermaxhaj, Osman Cani
dhe Mitat Tershana. Kongresin e kishte përshëndetur edhe Luan Gashi. Që kastile
kishte ardhur nga Perugji i Italisë. Kongresi gjatë punës që
zhvilloi, miratoi një serë dokumentesh që më vonë patën një rëndësi të madhe
historike. Delegatet me aklamacion miratuan “Skemën e organizimit” dhe
“Programin e Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare”. Dokumentin e parë, që e
miratoi kongresi ishte “Skema organizative”, që në të vërtetë në të përfshihej
struktura organizative e organizatës si në terren, po ashtu edhe në vetë
komitetet e tyre. Në çdo qytet dhe në çdo fshat propozohej nga një skemë
identike për formimin e komiteteve të vendit, për lirimin e tokave shqiptare.
Koordinimi i të gjitha punëve ndërmjet komiteteve duhej të bëhej
përmes “Komitetit Epruer”. Ndërsa, Komiteti Epror të jetë i varur nga Komiteti
Qendror i NDSH-së. Dhe çdo komitet, pa marrë parasysh se është i qytetit,
fshatit, rajonit apo i komunës, duhet të ketë strukturën organizative ose
udhëheqësin e vet, e cila përbëhet nga kryetari, sekretari, anëtari i parë,
anëtari i dytë dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, që do të caktohen sipas
nevojës. Punën e organizimit dhe përgjegjësin për të e mban kryetari. Ai , ndër
të tjera organizon dhe zbaton urdhëratë e Komitetit Epror. Sekretari në
bashkëpunim me dy anëtarët, kryejnë shërbimet e propagandave të lajmeve dhe si
detyrë kryesore kanë të bëjnë ndërlidhjen ndërmjet shërbimit politik
dhe atij ekonomik. Sipas “Skemës organizative” llogaritej se shërbimi më i
ndjeshëm dhe më i nevojshëm ishte shërbimi politik i komitetit, dhe anëtarët e
këtij shërbimi ishin të obligueshëm që t’i kushtonin rëndësi të posaçme.
Nga
“Skema e organizimit” propozohej, që çdo komitet në kuadrin e vet të formonte
një trup, i cili do të vepronte nën emrin “SIP” që do të thoshte Sigurim
Politik. Sigurimi Politik kishte për detyrë mbledhjen e informatave për
personat e ndryshëm dhe të hetonte sigurimin e mirëvajtjes së veprimtarisë së
komiteteve.
Duhet
përmendet se, edhe pas përfundimit të LDB, organizatat ilegale të cilat filluan
të vepronin në Kosovë karakterizohen me programet e tyre që kryesisht kishin
mbështetje në kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas
zbulimit të anëtarëve të ONDSH-së në KQ të ONDSH-së në Prizren, Azem Marana
thuajse kishte një parandjenjë se diçka e rëndë do të ndodhte dhe një ditë në
një shëtitje buzë lumit Iber, i kishte thënë shokut të idealit- Qemal Skenderit
“Kthim prapa nuk ka, shkojmë deri në fund, pra Liri ose vdekje” duke vazhduar
“OZN-a zuri pjesën dërmuese të udhëheqësisë në Kosovë, po duhet ditur se ata
nga torturat e rënda do të tregojnë edhe për të tjerët, por ne s’duhet
frikësuar. Ne mund të na likuidojnë, por populli shqiptar do të jetojë i lirë”.
Organet
e ndjekjes jugosllave i ranë në gjurmë atdhetarëve dhe ata përcilleshin në çdo
hap. Dhe nuk shkoi gjatë shumica nga ata u arrestuan. Në procesin gjyqësor, që
u organizua në gjykatën e Qarkut në Shkup, më 26 janar-7 shkurt 1947, shpalli
vendimin kundër 19 të akuzuarve. Prej tyre katër u dënuan me dënim maksimal –
vdekje-pushkatim: Azem Marana, Qemal Skënderi, Hysni Rudi dhe Mehmet Bushi,
ndërsa të tjerët u dënuan me burg të rëndë në kohëzgjatje nga 2 deri më 20 vjet
heqje lirie.
Më
19 maj 1947, në ora 23.00 u ekzekutua s’bashku me Hysni Rudin dhe Mehmet
Bushin, nga regjimi komunist jugosllav. Ndërsa Qemal Skënderit dënimi me vdekje
iu zëvendësua me 20 vjet burg të rëndë. Edhe sot nuk dihet se ku u varrosën
këta heronj të kombit shqiptarë.