Mendime
Albert Zholi: Flet Dr. Vladimir Mici - Ja dritë hijet e Shpiragut
E premte, 08.09.2023, 07:10 PM
Flet Dr. Vladimir Mici: Ja dritë hijet e Shpiragut
Çfarë po ndodh për naftën në
Shpirag dhe diskutimi aktual mbi të?
- I vetmi që nuk është ndjerë deri tani, është AKBN (Agjensia
Kombëtare e Burimeve Natyrore), si e ngarkuar me ndjekjen dhe raportimet
shtetërore.
-Vetë kompania ‘Shell’ nuk ka bërë raportime të tilla pasi
ata, janë shumë të kujdesshëm dhe teknikisht korrektë.
- ?shtë e drejtë e kujtdo, qoftë ky edhe Kryeministër, të
ëndërojë, madje edhe të dëshirojë dhe besojë që në Shpirag të ketë një
grumbullim nafte gjigande dhe me një naftë cilësore me 37 gradë.
- Pra qeveria, pa
asnjë ide, jep idenë se çdo të ndodhë nëse kjo ngjarje do të ndodhë që të
mbulojë vjedhjen, që iu është bërë pensionistëve.
- Asnjë gjeolog nuk firmos për
rezerva gjeologjike 47 milion ton edhe sikur norma e shfrytëzimit të
rezervave të jetë 30%.
-Kjo sasi nuk është normale për një
vendburim kaq të komplikuar
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Në Shqipëri kompania shumëkombëshe Shell, ka mbyllur fazën e kërkimeve në
vendburimin e Shpiragut, dhe pritet që në muajin tetor të nisë testin final nga
rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes
së naftës dhe gazit. Kjo u bë e ditur para disa javësh nga kryeministri Edi
Rama, sipas të cilit cilësia e naftës së zbuluar është e niveleve më të larta.
Zoti Rama tha se nëse gjithshka do të shkojë pozitivisht atëherë ky zbulim mund
të ketë sipas tij një ndikim historik në zhvillimin ekonomik, por dhe në
pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë. Si qëndron e vërteta?
-Z. Mici. Pas
deklaratës së z. Rama mbi naftën në Shpirag ka shumë hamendësira. Sipas jush
cila është e vërteta?
Pas deklaratës së Kryeministrit dhe më vonë edhe të Zëvendës
Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, komentet dhe
opinionet kanë qënë të ndara. Ata që kanë mbështetur qeverinë, vijojnë ta
vlerësojnë se mrekullia do të ndodhë. Një pjesë tjetër, kryesisht specialistë
naftëtarë, japin një qasje tjetër që, në këtë fazë të punimeve për vërtetimin e
naftëgazmbajtjes, nuk do të ketë shpejt një ushqim me “lugë të florinjtë”ose
“se do të zhduket fukarallëku”, shumë shpejt. Për specialistët naftëtarë,
ka ende shumë pasiguri deri në vërtetimin e sasive industriale të
shfrytëzueshme të naftës apo gazit në Shpirag. Për ta, deklarata e
qeveritarëve, në këtë moment është e shpejtuar. I vetmi që nuk është ndjerë
deri tani,është AKBN (Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore), si e ngarkuar me
ndjekjen dhe raportimet shtetërore. Vetë kompania Shell nuk ka bërë raportime
të tilla. Ata, janë shumë të kujdesshëm dhe teknikisht korrektë.
Le t’i rikthehemi diskutimit
dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh me naftën në Shpirag!
?shtë e drejtë e kujtdo, qoftë
ky edhe Kryeministër, të ëndërojë, madje edhe të dëshirojë dhe besojë që në
Shpirag të ketë një grumbullim nafte gjigand dhe me një naftë cilësore me 37
gradë API, që nënkupton nafta brut me cilësi të lartë dhe për pasojë me çmim më
të lartë. E drejtë është edhe ta promovojë një gjë të tillë kur të drejtën për
zbatimin, ndjekjen dhe monitorimin e kësaj kontrate me ndarje prodhimi e ka po
ajo. ?shtë hera e parë që kompanitë që kërkojnë naftë në Shqipëri kanë hyrë në
fazën e vlerësimit, një hap më përpara se kompania të marrë vendimin nëse ajo
do të hyjë në fazën e zhvillimit dhe më pas prodhimit nga vendburimi. Këtu ka
disa anomali përsa i përket afateve dhe kjo, është arsyeja pse kompania dhe AKBN
nuk përgjigjen.
-Cilat janë ato anomali?
Në një shkrim të bërë në
gazetën ‘Telegraf’, kam kërkuar që kompania apo qeveria, të bëjë publike
periudhën e vlerësimit të vendburimit, nëse kompania ka hyrë në fazën e
vlerësimit. Përgjigja e disa ditëve më vonë, ishte se kompania, do të
përgjigjet në fund të muajit mars 2023. Sigurisht që kompania ishte me vonesë
që atëhere dhe qeveria jepte herë pas here në korrik se kompania është pranë
dhënies së sihariqit për shqiptarët dhe për çudi nga kryeqeveritari na jepet
shtyrje afati deri në fund të vitit. Kryeministri, ka detyrimin ligjor të
ndjekë zbatimin e afateve të kontratave dhe penaliteteve për moszbatimin e
afateve, sepse dikush duhet të paguajë për shtyrjen e tyre. I takon qeverisë të
deklarojë afatet, fondet dhe sasinë e punimeve për këtë fazë duke caktuar qartë
dhe saktë, numrin e puseve të vlerësimit, që duhet të shpoheshin në këtë fazë,
duke evidentuar edhe faktin se si janë realizuar ato. Për vonesat ka
penalitete.
Në komunikimet qeveritare ka disa probleme që“kërcasin” dhe
që kanë të bëjnë me planet e saj, të cilat nuk duhen bërë publike, e që as më
shumë dhe as më pak, kanë të bëjnë me investimet dhe planet e shfrytëzimit të
vendburimit, nëse është i tillë. Sigurisht bërja e një plani të tillë, apo skenarëve
(sepse përgatiten disa skenarë që rëndom i quajmë skenari bazë, skenari
optimist dhe skenari pesimist), përfliten dhe hidhen alternativa investimi dhe
prodhimi, duke dhënë edhe probabilitetin kryesor të ndodhisë së skenarëve. Kjo,
çfarë nxjerr në fakt, pas gjithë këtyre skenarëve:
1- Sa
para do të marrë firma, sa para do të marrë shteti ose me saktë raporti total
midis sasisë që merr qeveria dhe sasisë që merr kompania. Sigursht janë skenarë
por në momentin që hidhen në letër dhe miratohen, kompania është e detyruar që
nën efektin e çdo skenari të ndjekur të reflektojë ndarjen.
2- Ndarja qeveritare, po e
quaj të tillë edhe pse kryeministri tha se duke qënë shumë para nuk mund të
jetë pjesë e buxhetit, por do të krijohet Fondi Sovran, (që do të fshijë
Shqipërinë nga vëndet e varfëra)(Pak më poshtë do të flasim edhe për të). Mos
bërja publike e pjesës qëi takon Shqipërisë, bie ndesh me kushtetutën dhe unë
po e konsideroj tani sa s’ka një deklarim nga kompania njënonsens për të
mosthënë ndonjë shprehje tjetër. Por nëqoftëse kompania do të bëjë publike
hyrjen në fazën e shfrytëzimit të vendburimit, një deklarim i tillë
konsiderohet shkelje e kushtetutës sepse Kryeministri, ka detyrimin për ti
treguar popullit se sa nga kjo pasuri publike, naftë e nxjerrëshme, do
shkojë për të me një marzh gabimi jo më shume se 1-2%.
-Deklarimi i dytë i Kryeminstrit dhe që ka
shkaktuar furtunë në specialistët e gjeologjisë së naftës dhe atyre të
prodhimit është fakti se Kryeminstri ka deklaruar se të ardhurat janë aq të
mëdha sa që këto fonde nuk duhet të lidhen me buxhetin sepse nuk mund të
administrohen në këtë metodikë dhe se duhet të krijohet një Fond Sovran,i cili
do të ketë ndikime në jetën e qytetareve nga kjo pasuri. A është e vërtetë?
E përkthyer kjo nënkupton se pesha e saj në buxhet është aq
e madhe sa vë në rrezik sistemin tatimor dhe duhet një qasje tjetër nga kjo.
Pra këto para nuk do të jenë pjese e buxhetit por një fond i cili do të
investohet njësoj si fondet e pensioneve private, për të blerë letra me vlerë
që sjellin dividend apo interes dhe qëshqiptarët, do të marrin këtë përfitim
vit pas viti dhe që do ti shtohet fondit të pensioneve apo pasigurive të tjera
të jetesës, siç mund të jenë banesat, të drejtat e studimit apo investime të
tjera me kontribut rritjen e mirëqenies. Ideja nuk është absulutisht e keqe
përkundrazi është mjaft e mirë. Por
ka disa probleme që dalin. Së pari në fushën e pensioneve. Këtë pesëvjeçar deri
të paktën në vitin 2030 numri i popullsisë që del në pension është më i
madhi që kërcënon aktualisht vetë skemën e kontributeve. Sot
mbi 6 miliard lekënga buxheti shkojnë për të përballuar
barrën e pambuluar të pensioneve që tejkalon shifrën e 10 miliard
lekëve(total). Kuptohet që në një situatë të tillë edhe rritja e pensioneve është
mjaft e vështirë, ndaji vetmi input i mundshëm është inputi i një burimi
tjetër që me shumë mundësi nuk mund të prodhojë shifra të tilla.
Pra ky Fond Sovran, më shumëdo të shkojë për të mbuluar interesat dhe mos
balancat që shteti paguan aktualisht dhe do të paguajë në të ardhmen. Pra
dështimi me skemën aktuale, ku për fat të keq pensionistët që kanë kontribuar
në skemë marrin më pak se sa djersa e derdhur e tyre, për vite të tëra, tregon
se qeveria vijon të vjedhë pa skrupull pensionistët. Kjo ka një përjashtim
tëvetëm,se këtë nuk prek por përfiton jo vetëm Kryeministri por edhe të
zgjedhurit dhe qeveritarët deri edhe Drejtorët e drejtorive
të ministrive do të marrin një pension sa një rrogë mbi mesataren,
ditën që dalin në pension ndonëse kontributi është me diferenca janë jo
kaq të mëdha.Pra qeveria, pa asnjë ide, jep idenë se çdo të ndodhë nëse
kjo ngjarje do të ndodhë që të mbulojë vjedhjen që iu është bërë pensionistëve.
Një pyetje del nga këto deklarime, sepse nuk i kemi hyrë ende faktit se sa dhe
se si do të gjenerohen këto para, duke i marrë si të mirëqëna, pasi të ardhurat
që do të gjenerohen janë aktualisht pjesë e skemës tatimore. Pra edhe renta
minerare edhe tatim fitimi. Për më tepër, renta minerare ndahet midis pushtetit
lokal dhe atij qëndror.
-Pra nga sa thatë më lart
cila pjesë do të shkojë nëFondin Sovran?
Kjo, do të jetë përsëri
biznes, sepse qeverisë i pëlqen llokma më e madhe (sa është e tërë llokma
e sqarojmë më poshtë). Ajo që do ta pësojë është pushteti lokal dhe është
normale, sepse të ardhurat kryesore vijnë nga renta dhe jo nga fitimi.
Përse?
Për të gjithë ata që nuk i
njohin bazat e këtyre kontratave të marrëveshjeve; marrëveshja, është një
marrëveshje ku ndarja nuk bëhet në lekë, por në lloj. Pra, nëqoftëse nxirret
100 ton naftë, renta është e para që merret dhe llogaritet 10% e sasisë së
prodhuar. Pra 10 ton i merr qeveria. Pjesa tjetër e naftës ngelet për biznesin.
Nga ky 90 tonësh kompania mbulon investimet dhe kostot operative dhe merr
fitimin nëse të gjitha kostot janë nën 90 ton. Ta zemë se kostot janë 80 ton.
Pra fitimi del 10 ton naftë. Sipas ligjit shqiptar tatimi është 50%. Kështu
qeveria merr edhe 50% të 10 tonëve dhe marrja qeveritare shkon 10+5 =15
ton. Faktori R është faktori që llogaritet si raport i të ardhurave me
shpenzimet dhe kur faktori i kërkuar të jetë 1.2 qeveria duhet të marrë edhe
1%. Në rastin konkret raporti është për thjeshtësi (sepse ky raport bëhet në
vlerë dhe jemi ende në lloj, por supozojmë se s’ka ndryshime në çmim gjatë kësaj
periudhe) 90/80= 1.125, që do të thotë se nuk ka përfitime nga kjo kontratë pra
ndarja e përgjithshme ngelet 15 ton qeveria dhe 85 ton kompania.
Lëvizja e çmimeve dhe
mënyra e ndarjes sofistikohen nga luatja dhe mekanizmat e matjes dhe
dorëzimit. Në parim për çdo ton naftë të nxjerrë, qeverisë i takon 15% dhe
firmës 85% dhe vlerësohen me çmimin e asaj dite. Komplikimet e tjera ndodhin me
gazin dhe naftën e prodhuar nga kompania dhe e përdorur nga ajo vetë, me
përdorimin e kryqëzimeve, që ndodhin në procesin e shitjeve apo pikat e matjes
së prodhimit për të përcaktuar ndarjet. Nga ana tjetër, prodhimi është dinamik
pra ndryshon nga faktorë objektiv natyror, forcë madhore, por edhe ligjore
(shkelje të rregullave mjedisore, teknike të përpunimitdhe tregëtare (që lidhen
me konjukturën e tregut). Ndarja në lloj siguron që të eleminohet efekti
i çmimeve, por që siguron që programi i këtij apo atij skenari të sigurojë
përqindjen e duhur nga shfrytëzimi i vendburimit.
Po përse janë jo optimistë
specialistët e gjeologjisë së naftës apo edhe inxhinierët e prodhimit?
Normalisht, ata e dinë
përse ndodhi ky zbulim dhe pse iu atribua kompanisë Shell. Ata e kanë ditur
zbulimin zyrtar të naftë mbajtjes së strukturës që në vitet 80-90 mbi bazën e
kërkimeve që janë bërë në zonë, e cila sipas studimeve të atëhershme quhej zona
kërkimore e Sqepurit. Ishte objekt kërkimi dhe që ata nuk mundën ta realizojnë
për shkak se sonda e instaluar aty nuk mund të shponte edhe 40 metra të tjerë.
Nëse do ishte në pushtet sistemi i mëparshëm, ky vendburim, nëse do e quaj të
tillë, do ishte në prodhim sot. Argumenti im është se ai sistem, e kishte
naftën si burimin kryesor dhe lokomotivë të ekonomisë. A mund ta shponin ata
pusin. Po! Por sonda aktuale e tyre më e thella ishte e angazhuar në shpimin e
një pusi tjetër të thellë në Dumre dhe ishte vetëm çështje kohe.
A kanë meritë ata gjeolog?
Po! Sepse për çudi,
profilet e firmës dhe të tyre kanë përputhje të madhe. Pra të dy palët edhe
kompania edhe kërkimi gjeologjik shqiptar kanë të drejtë,veçse në këtë rast,
mbyllja e Institutit të naftës i ka lënë vënd çoroditjes politike dhe
pabesueshmërisë nga ana e gjeologjisë, sepse asnjë specialist i tillë, nuk ka
marrë përsipër vërtetimin e thënieve të kryeministrit, sepse ai duhet të flasë
me këshilltarët e tij ekspertë dhe figura të nderuara të gjeologjisë. Kjo u
tingëllon më shumë si ditiramb politik, kur ndërkohë që pasuria publike s’është
e tillë. Një element tjetër është edhe fakti se kjo prani nafte është bërë
publike që në vitin 2001. Pra për ta, ky është një problem tjetër që
qeveria ka dhe që synon ta largojë me suksese imagjinare të hedhura në publik.
Sigurisht përtej ka edhe
gjëra të tjera që çudisin mjaft gjeologë, siç është madhësia e rezervuarit
naftë mbajtës, kati naftë mbajtës, aftësia naftë mbajtëse e rezervuarit dhe së
fundmi edhe investimet e kërkuara 6 miliardë $ (sipas Stavri Dhimës).
Nëse ndalojmë tek kjo shifër, kjo nënkupton se për të zhvilluar këtë vendburim
duhen edhe 6 miliardë $, të cilat duhet t’i shtohen edhe investimet e bëra në
kërkim dhe vlerësim deri tani që duke u nisur nga praktika ndërkombëtare zenë
25-30% të investimeve të zhvillimit dhe vënies në operim të vendburimit. Pra
flasim për një nivel total investimi rreth 7.5 miliard $, të cilat duhet
të mbulohen nga nafta e nxjershme nga nëntoka, (duke marrë me përafërsi 1Ton=6
barel) çmimi i një toni nafte 600$ duke futur edhe rritjen e çmimeve të
mundshme, duhen, pa kosto prodhimi,13.9 milion tonë rezerva të nxjerrshme.
Asnjë gjeolog nuk firmos për rezerva gjeologjike 47 milion ton edhe sikur
norma e shfrytëzimit të rezervave të jetë 30%. Kjo sasi nuk është normale për
një vendburim kaq të komplikuar. Normalisht për përcaktimin e sasisë ne duhet
te nisemi nga fakti tjetër krahasues. Ai i shpenzimeve të kërkimit, të cilat
zenë rreth 25% të sasisë së investimeve të përgjithshme në një vendburim dhe që
i përgjigjet praktikës ndërkombëtare. Sipas raportit të Grupit të punës së MIE
dhe AKBN deri në fund të vitit 2017 ishin investuar rreth 350 milion $ nga
SHELL (nuk po i hyj konceptit të ringfensingut. I takon KLSH-së të verifikojë
kostot dhe efektin e ringfensingut). Duke nisur nga viti 2010, kjo rezulton
rreth 50 milion $ çdo vit. Duke qenë se në vitin e pandemisë u pezulluan
veprimet atëhere deri në fund të vitit 2023 kjo shifër shkon 550 milion $. E
përkthyer në investime me karakter zhvillimi kjo shkon 550/0.25= 2.2 miliardë
$. Pra kemi një fryrje të investimeve dhe pse kjo duhet parë nga programet e
zhvillimit. Me investime 2.2 miliardë dollarë dhe në total 2.75 miliard dollarë,
rezervat e kërkuara të nxjerrshme nëse fusim edhe renten minerare, pa kostot
operative duhet të jenë 5.1 milion ton. Sipas praktikës ndërkombëtare vendburim
gëlqeror duhet që brënda 5-6 viteve të parë të prodhimit të kthejnë gjithë
investimin e kryer dhe për faktin se në vitet e para vendburim ka
maksimumin e energjisë së shtresës . Kalimi në rregjimin me pompë, shton
kosto pa fund. Gjatë kësaj peridhe nxirret rreth 60-70% e rezervave të
nxjershme me metodat e para. (kjo për shkak edhe të rënies eksponenciale të
debitit të puseve dhe maksimumi i prodhimit arrihet pikërish në këto vite dhe
pas së cilës fillon rënia e prodhimit). Duke i konsideruar kostot minimale
operative rreth 20% e rezervave të mësipërme, kompania duhet të nxjerrë për 5
vite ta zemë 6 milion ton me një mesatare 1.2 milion ton në vit ose 7.2 milion
barela. Prodhimi mesatar ditor do të jetë 7.2/365= rreth 20 mijë barela në
ditë. Aktualisht, puset janë në rendin e 1 mijë bareleve dhe me rënien
eksponenciale për vitet e parë kjo sasi mund të merret 500 barel në ditë. Për
të arritur objektivin duhen 40 puse prodhimi. Duke qenë se aktualisht vetëm 2-3
puse janë efektive (pozitiv) shpimi i 38 puseve do të jetë një sfidë. Kjo sjell
pastaj edhe mosrakordimin e investimeve. Duke ditur se kostoja e një pusi
prodhimi vërtitet tek 60 milion $, vlera e investimit në pus arrin 2.3 miliard
$ dhe 20% do t’i shtojmë si investime sipërfaqësore, depo grumbullimi e
transporti, tubacione pus grup, impiante pastrimi dhe dekantimi, rruge, sheshe,
zyra e magazinë investimi me metodën indirekte na çon në vlerën 2.73 miliard $
dhe me gjithë kërkimin 3.2 miliard $ (e rrumbullakosur shifra vërtitet tek 3
miliard $). Pra shifra nuk mund të jetë kursesi 6 miliard $. Gjysma po, por
deri në këtë pikë shteti shqiptar ka marrë vetëm 10% ose 720 mijë barele
ose ekuivalentin 72,000,000 $. Kjo pas 5 vitesh, duke filluar
me një kurbë më të lartë në fillim. Po buxheti i shtetit sa është? Sepse po
flasim për shifra të tjera. Aktualisht gati 20 herë më i larë. Pra ky Fond
Sovran, përbën vetëm 5% të buxhetit vjetor
Po specialistët e nxjerrjes
së naftës çfarë mendojnë?
Fakti që atje është nxjerrë
gazkondensat dhe me prani uji 16%, pavarësisht katit naftë mbajtës gjigand 1000
metra, i shpien ata në dyshime, sepse nëse është vendburim nafte, prania e
gazit nënkupton kapel gazore, ndërsa prania e ujit kontaktin naftë ujë. Duke u
nisur nga fakti se gazi qëndron më lart se nafta dhe uji më poshtë se nafta,
prania e të dy elementëve çon në konfuzione mbi sasinë dhe cilësinë e
rezervuarit naftëmbajtës. Shtoi kësaj edhe faktin se ku do të shpohen këta 38
puse?
Një pyetje që lind, po pse
kaq e lartë kjo kosto kërkimi dhe sa mund të shkojë? Ligji shqiptar parashikon
që të kete 3 faza të mëdha, Faza e kërkimit, faza e vlerësimit dhe faza e
zhvillimit dhe shfrytëzimit (sipas ligjit shqiptar, faza e kërkimit shkon 7
vjet, faza e vlerësimi shkon më shumë se 3 vjet dhe faza e zhvillimit dhe
prodhimit 25 vjet. Kufizimi i fazave ka një qëllim të caktuar, për të detyruar
kompanitë që të operojnë me një buxhet të caktuar brënda një periudhe të
caktuar, në mënyrë të veçantë dy fazat e para, që lidhen me prioritetin e
marrjes së investimit si element i naftës së kostos. Pra kompania nuk mund të
deklarojë fitim sa kohë nuk ka rikuperuar kostot e kërkimit dhe vlerësimit. Për
ta shpjeguar më thjesht. Duke i qëndruar shembullit më lart me prodhimin 100
ton ku 10 ton është renta minerare pjesa tjetër është nafta që posedon
kompania, e cila mbulon kostot ( 90 ton) sipas rendit.
Emërtimi |
Vlerat reale |
Nxjerja e rezultatit në
vitin e parë |
Nxjerja e rezultatit në
vitin e dytë |
Nxjerja e rezultatit në
vitin e tretë |
Rezultati viti të katërt |
Të ardhurat 90ton *600, $ |
54,000 |
54,000 |
54,000 |
54,000 |
54,000 |
Minus kostot operative pa capex,$ |
24,000 |
24,000 |
24,000 |
24,000 |
24,000 |
Minus kostot e kërkimit vjet ( prioriteti) |
50,000 |
30,000 |
20,000 |
0 |
0 |
Kosto zhvillimi (amortizimi) |
250000 |
12,500 |
12,500 |
12,500 |
12,500 |
Rezultati fitim humbje |
-12,500 |
- 2,500 |
17,500 |
17,500 |
|
Kosto të mbartura të
zhvillimit |
12,500 |
2,500 |
0 |
0 |
|
Kosto të mbartura të
zhvillimit, kumulative |
12,500 |
15,000 |
0 |
0 |
|
Kalimi në kosto
kostove të mbartura |
0 |
0 |
15,000 |
0 |
|
Rezultati fitim apo humbje |
0 |
0 |
+2,500 |
+17,500 |
Pra sa më të larta të jenë kostot e kërkimit dhe vlerësimit
aq më prioritet ka për kompanitë të marrin riskun. Nëse i referohemi kontratës
për blloqet 2 dhe 3 të Shellit ajo daton në vitin 2009 dhe në vitin 2019, dy
fazat e kërkimit dhe vlerësimit duhet të kishin përfunduar dhe kompania duhet
të deklaronte nëse do të hynte apo jo në fazën e zhvillimit dhe shfrytëzëmit të
vendburimit. Sot jemi në vitin 2023 pra katër vjet më vonë dhe kompania nuk ka
deklaruar ende nëse ajo do të hyjë apo jo në fazën e prodhimit. Kjo, e
përkthyer ekonomikisht shton prej 200 milion euro kostot. Qeveria në vitin 2022
ka marrë edhe një vendim për të favorizuar Shell-in duke i çuar afatin e
vlerësimit në pafundësi, çfarë sjell pasoja gjigande financiare, sepse kompania
të rrijë ‘stand by’ pa i hyrë gjemb në këmbë dhe kostot nëse ajo vendos të hyjë
në prodhim do të rriten me 200 milion sot, por çdo vit pas kësaj i shtohet një
kosto mesatare prej 50 milion euro në vit që e paguajnë shqiptarët dhe janë një
pjesë e madhe edhe kosto administrimit, pra pa efiçensë, por një mënyrë për të
ulur marrjen shqiptare të naftës. Kontratat ndërkombëtare apo praktikat më të
mira ndërkombëtare në këtë fushë, janë tepër strikte dhe të gjitha shpenzimet
pas vitit 2019, të kësaj kompanie nuk do të ishim pjesë e naftës së kostos, por
do të ishte zbritje nga fitimi i kompanisë. E thënë në gjuhën e popullit
qeveria dhe kompania kanë bërë pazar mbi pasurinë e popullit në dëm të
popullit.
Kjo nuk është e ndershme për gjigandin SHELL. Kjo kompani ka
përgjegjësi së pari morale, ndaj popullit shqiptar, sepse pasuria nuk është e
zyrtarëve që firmosin dhe monitorojnë, apo ndryshojnë kontratat, por e një
populli, i cili nuk është 3.5 milion banorë, por e e brezave të këtij populli,
pra brezit sot dhe atyre të ardhshëm dhe duhet të reagonte ose të miratonte
përmes zëdhënësit të saj ato që Kryeministri dhe Ministrja e linjës, kanë
deklaruar, duke vërejtur nëse ka edhe ndonjë pasaktësi për të sqaruar opinionin
publik. Marketing i tillë nuk i leverdis as kompanisë për të shtuar çmimin e
aksionit apo vlerën e pasurisë së saj në mënyrë fiktive. Së dyti duhet të
sqarojë edhe pozicionin e saj me shtyrjen pa fund të afatit të vlerësimit dhe
t’i thotë shqiptarëve se sa është vlera që ajo do t’u marrë atyre mbi fondin e
miratuar dhe çfarë është etike për ta. Kjo sqaron edhe raportin e saj me
popullin.
Së treti. Ky amendim kontrate për të shtyrë afatet sa do t’i
kushtojë popullit shqiptar në termat, angazhimet dhe programin shtesë në
investime dhe përse duhet të ndryshonte kjo duke marrë edhe një pjesë tjetër të
rezervave të nxjerrshme.