Kulturë
Shefqet Dibrani: Gjurmëve të shkrimeve tona - Donika Papaj
E enjte, 07.09.2023, 07:50 PM
Donika Papaj – AVOKATE DHE NOTERE E RE PUBLIKE
(Gjurmëve
të shkrimeve tona)
Nga
Shefqet Dibrani
Në
vitin 2003, për rubrikën “Bota e fëmijëve”, kam realizuar disa portrete me
fëmijët tanë në Diasporë. Një nga ata fëmijë ishte Donika Papaj, e lindur në
Zvicër nga prindërit Ali dhe Shyhrete Papaj nga fshati Samadraxhë, komuna e
Therandës. Vlenë të theksohet se Ali Papaj, për brezin e tij, ishte njëri nga
studentët më të dalluar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Kosovës në
Prishtinë, kurse pas emigrimit në Zvicër, ai ka specializuar në fushën e
informatikës dhe të programimit CNC-dixhital, (IT Supporter dhe PC&Office
Supporter), etj.
Atëherë,
Donika ishte vetëm 9-vjeçe, nxënëse shembullore dhe me ambicie të larta për tu
bërë dikur e njohur. Sigurisht ishte frymëzuar nga librat me përralla të shumta
për fëmijë që lexonte. Ajo gjithnjë ka qenë e dalluar, paralel me mësimet ishte
e angazhuar në aktivitete të shumta kulturore e sportive. Në të gjitha etapat e
rritës së saj ka qenë fëmijë dhe nxënëse e dalluar. Gjimnazin e ka përfunduar
në Kantonsschule Heerbrugg, (SBW EuregioGymnasium), kantoni St. Gallen, pastaj
studimet në fushën e shkencave juridike në Universitetin e Zyrihut, (Bachelor
of Law – Universität Zürich, 2017), ku mbaroi nivelin Bacholer në vitin 2017,
po ashtu edhe nivelin Master, (Master of Law – Universität Zürich, 2019), e
përfundoi pranë Fakultetit Juridik të këtij Universiteti në vitin 2019. Më pas,
ajo e filloi specializimin për Avokate dhe Notere Publike, (Zuger Anwaltspatent
und Notarin – Obergericht Zug, 2023), pranë Gjykatës së Lartë në Kantonin Zug,
ku më 1 shtator 2023, e mbrojti temën e diplomës në këtë Institucion të Lartë
të Drejtësisë Zvicerane, dhe praktikisht u licencua për Avokate dhe Notere
Publike. Vlenë të theksohet se Donika bashkë me dy vëllezërit e saj Arbnorin
dhe Artanin, edhe ata me Master në Universitetet e Zvicrës, janë pjesë e
sukseseve që po i arrijnë fëmijët shqiptarë në këtë vend.
Portreti
të cilin e kam shkruar atëherë për Donikën, qe botuar në gazetën “BOTA SOT”, më
31 gusht 2003, ndërsa më 1 shtator 2023, pas plot 20-vjetësh ajo i përfundoi me
sukses të gjitha provimet për Avokate dhe Notere Publike, duke u bërë shembull
i suksesit të fëmijëve shqiptarë në Zvicër. Tashmë ajo është emër i njohur,
sepse e njohur ishte nëpër të gjitha nivelet e shkollimit të saj, por ajo që ka
rëndësi në këtë rast, është mbajtja e premtimit që ka dhënë si nëntvjeçare për
tu bërë shumë e njohur!...
Me
të kuptuar se Donika Papaj, i përfundoi me sukses studimet e këtij niveli,
gjëja e parë që mu kujtua ishte artikulli im i shkruar për te, prandaj e shohë
të udhës, këtë shënim timin të radhës ta ilustrojë me pamjen e gazetës “Bota
Sot”, si dhe me dy fotografi të saj. E para: Donika Papaj, fëmijë nëntëvjeçar
dhe e dyta: Donika Papaj, Avokate dhe Notere Publike, tashmë 29 vjeçare dhe e
licencuar zyrtarisht, kualifikim ky që do t’i hap perspektivë të shumta, për
vete dhe për komunitetin tonë në Zvicër, parasegjithash nga Donika Papaj, që u
bë një emër i njohur, sukseset e shumta dhe rezultatet e mira i pret kryesisht
Drejtësia Zvicerane!
Donika Papaj, e licencuar për Avokate dhe Notere Publike
Donika Papaj, fëmijë 9-vjeçe
Faksimili i gazetës “Bota sot”, 31.08.2003.
St.
Gallen, 05.09.2023.
Shefqet
Dibrani