Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: Nobelisti shqiptar

| E merkure, 06.09.2023, 07:55 PM |


Ferid Murad (1936-2023)

Nexhat Halimi

Nobelisti shqiptar

(Ferid Murad, është mjek, farmacist me famë botërore,

i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998)

Silueta e paqartë ndiqte kolonën e përgjakur,

të thyer nën retë e Likovicës së Gostivarit,

Vagëllimë e ujit gjarpëronte shkrepje mijëvjeçare.

Ngelnin  lart veç shkrepat e vjetër të Sharrit.

Nata e vrarë, sytë e hutinit e shenjat e varrit.

Me dhembjen e pashuar të etjes shqiptare

Ecje udhën në Idiana në Amerikë, me sy në dritare

Ja tashmë  Ferid Muradi  me shpërblimin Nobel

Për fiziologji dhe mjekësi më 1998 fitoi përjetësi

Me pak atdhe në dorë, ikje udhët në largësi

Ikë dhe mbushesh frymë, e prapë ikë dhe ikë

Arrin mëhallës te shtëpia e vogël  afër Tetovës

T'i tregosh botës vijën tepër të gjatë dhe të hollë

Deri te vetëtimat me ëndrra të pavdekësisë.

Ja ti je i njëjti fëmijë, je e njëjta etje  shqiptare.

Ecë sheshet e Amerikës me filozofi ritmike,

T'i hedhësh dritë diturisë së vjetër mijëvjeçare.

(Poezia është botuar në librin “Pikturimi i vetmisë”

botuar me 2022 nga shtëpia botuese “Fad” Prishtinë.)