Kulturë
Nexhat Halimi: Nobelisti shqiptar
E merkure, 06.09.2023, 07:55 PM
Ferid Murad (1936-2023)
Nexhat Halimi
Nobelisti
shqiptar
(Ferid
Murad, është mjek, farmacist me famë botërore,
i
cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998)
Silueta
e paqartë ndiqte kolonën e përgjakur,
të
thyer nën retë e Likovicës së Gostivarit,
Vagëllimë
e ujit gjarpëronte shkrepje mijëvjeçare.
Ngelnin lart veç shkrepat e vjetër të Sharrit.
Nata
e vrarë, sytë e hutinit e shenjat e varrit.
Me
dhembjen e pashuar të etjes shqiptare
Ecje
udhën në Idiana në Amerikë, me sy në dritare
Ja
tashmë Ferid Muradi me shpërblimin Nobel
Për
fiziologji dhe mjekësi më 1998 fitoi përjetësi
Me
pak atdhe në dorë, ikje udhët në largësi
Ikë
dhe mbushesh frymë, e prapë ikë dhe ikë
Arrin
mëhallës te shtëpia e vogël afër Tetovës
T'i
tregosh botës vijën tepër të gjatë dhe të hollë
Deri
te vetëtimat me ëndrra të pavdekësisë.
Ja
ti je i njëjti fëmijë, je e njëjta etje
shqiptare.
Ecë
sheshet e Amerikës me filozofi ritmike,
T'i
hedhësh dritë diturisë së vjetër mijëvjeçare.
(Poezia është botuar në
librin “Pikturimi i vetmisë”
botuar me 2022 nga
shtëpia botuese “Fad” Prishtinë.)