Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lugati
E merkure, 06.09.2023, 07:15 PM
LUGATI
NGA
KALOSH ÇELIKU
Im
Atë, shpesh e përsëriste: politika, ta hanë edhe kokën. Shkak, që: politikanët
për pushtet dhe pasuri, sot: e hanë njëri – tjetrin. Arsye, që nuk u mora me
politikë, por me letërsi. Poezi. Libra të “rrezikshëm”, dhe publicistikë
letrare. Shteg, pas “?uke”. Miqtë e mi besnik,
i hëngëri politika. Pak veta, ende janë gjallë Ditën e Sotshme.
Fatos
Nano, u mor me politikë. Dhe, erdhi në pushtet edhe si kryeministër i
Shqipërisë, në prag të ndryshimeve demokratike. Miqtë e tij besnik partiak e
rrasën e dhe në burg. I vetmi kryeministër shqiptar, përsa e di unë në botë:
që, nga burgu doli përsëri si kryeministër shqiptar i Shqipërisë. E mori
pushtetin. Edhe, më në fund: dha, vetë dorëheqje nga politika.
Edhe,
ku ishte gabimi i tij si Kryeministër në pushtet: nuk u hakmuarr, rrasi në burg
“miqtë” e tij politik, po i la në liri. Ndoshta, kjo është edhe madhështorja e
tij si politikan. Vetëm se: ato, e rrëzuan edhe nga pushteti. Fenomen i
çuditshëm shqiptar me të cilin ka probleme, sot: edhe, vetë bota përparimtare
me kufinjtë e shteteve Ballkanike. Edhe, ai vetë sot: me gjendjen shëndetsore
në spital. Zonjën Vdekje, që i ka trokitur te dera.
Rrezik,
Sot: edhe, për Maqedoninë e Veriut. Shtetin e “përbashkët”. Dje, Komunist. Sot,
Neokuminist. Nesër, si kryeministër mund t’i këthehet Gruevski. Sot për sot,
ende me arrest ndërkombëtar. Nuk i dihet Ditës Nesërme?!
Populli
shqiptar, brez pas brezi e ka një thënje antologjike për të vdekurin:
gjithmonë, duhet thënë fjalë të mira. Pamarrë parasysh, kush ka qenë
përsëgjalli në jetë me të mira e të këqija përsëgjalli në jetë.
Shkaku,
se: Nesër, mund të zgjohet Lugat...