Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naim Aliaj: Poetët

| E merkure, 06.09.2023, 07:21 PM |


Naim Aliaj

Poetët

Poetët janë si zoti

i madhi krijimtarë

gjithçka jeton moti

u janë kujdestarë

Fuqia e tyre

në gdhendjen e fjalës

përtej çfardo ngjyre

njerëz të plejadës

Ata rrisin frymën

e bëjnë të peshojë

liria ndjek rrymën

derisa të triumfojë