Kulturë
Vladimir Shyti: Mbretëria e errësirës
E merkure, 06.09.2023, 07:19 PM
Vladimir Shyti, Durrës
Mbretëria
e errësirës
Marshon
para, e veshur nën'urdhër,
Mbretëria
e errësirës me bes'të bindjes,
Me
ves' e rritën lulen mbretërore,
Me
"trima" ngritën majën e kështjellës.
Bukur
ja ngjyrosët nënës thinjat,
Pa
i'ja shikuar dertet e lotët,
Vegjëlisë
i ngulët në brinjë thikat,
Vetëm
për tu dukur para botës.
O
kuçedër e ferrit!
Ku
i kemi zogjtë tanë të bukur,
Ja
u prishe folenë e prindërimit,
Në
dhera të huaj i dëngdisët.
Mbushe
vendin me strehë varfnore,
E
mbi ta shkëlqimi rremë,
Plazhe
luksoze, pika turistike,
Dhe
nën to, mjerimi kancerozë.
O
të paudhë të sketerrës,
Borën
e bardhë e ndyjnë qentë,
Jetojmë
si salamandra në zjarrë,
O
ju mbretërit e errësirës.
Qetësi
ju kërkoni, në pranga,
Të
largoni elementin e zjarrtë,
S'jemi
të kohës së bronxtë,
Jo
, veç revolucioni të shpëtonë.
Ne,
me një gjuhë të lashtë evropiane,
Por,
me akademik të shitur, të mykur,
Me
tokë të argjend, shkelim mbi ruzare,
Na
grabitët, na coptuat vendin tonë hyjnor.
Dhe
mbretëria e errësirës shfaqet pa formë,
Që
nuk nderon mendimin e të dlirit,
Ata
janë Zot e shkop të kudondodhur,
Dhe
poeti kërkon, psenë, e mjerimit.