Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Meti Rexhepi: In Memoriam - Sejdulla Kadriu (1957-2023)

| E marte, 05.09.2023, 07:44 PM |


IN MEMORIAM

SEJDULLA KADRIU (1957-2023)

Nga Meti Rexhepi

Një njeri nga më të mirët e racës njerëzore paska ikur nga kjo botë,  shoku ynë çdo herë i dashur Sejdulla Kadriu!... I ndjeri Sejdulla Kadriu kurrë nuk iu nda të mirës dhe dashurisë për atdheun... Dhimbja nga dhuna e armikut asnjëherë nuk e la të qetë por, Sejdullau e përballoi në çdo mes, si në mjedisin familjarë, ashtu edhe mes shokësh e miqsh pa iu nënshtruar sëmundjes... Gjithnjë kemi pasur kënaqësi të ishim me të, sepse të tërhiqte qetësia e urtësia e tij, modestia dhe afria njerëzore. Veprimtarë e njerëz të tillë iu deshën atdheut e kombit tonë dhe, prore paçim modele të tillë idealistësh, sikurse Sejdulla Kadriu! Mbetsh fanarë i përhershëm ndriçues o shoku e miku ynë i çmuar! Lavdi për sakrificat tua!