| E diele, 03.09.2023, 07:54 PM |
Bashkim Saliasi
dhe Vasil Staka,
2023
SHOKU
IM VASIL!
NGA 42 VITE PUNË, 32 VITE DREJTOR SHKOLLE PAK
HISTORI
Nga
Bashkim Saliasi
Me Vason u
njohëm kur shkuam ditën e parë, në ILP Shkodër, si student të degës biologji-kimi në vitin 1975.
Në planifikimin e vitit shkollor
‘75-‘76, drejtoria e ILP
Shkodër, kishte vendosur që, dega matematikë dhe letërsi të tre viteve, të
kryenin aksionin në Lukovë të Sarandës, për mirëmbajtjen e ullinjëve dhe
portokalleve. Me këto degë na kishin planifikuar edhe ne.
Me Vasil
Stakën u takuam në Shkodër,
që në autobuz, por më mirë u njohëm në aksion në Lukovë. Ishte dita e parë e
fillimit të punës dhe përgjegjës për kurset matematikë dhe ne të biologjisë
kursi parë Drejtoria e Istitutit kishin caktuar profesor Tonin Shkupa.
Profesori në mëngjes pasi bëri apelin dhe ndau punët sipas grupeve, para se të
shpërndaheshim sipas detyrave shtroi pyetjen:
-Kush do e marr gjygymin për të mbushur
ujë?
-Heshtje?!
-Vaso, -kujt i thotë gjygym, -profesori?
-Ja, nuk e shikon
atë sendin afrë këmbve të profesorit?,- më thotë Vaso.
-Profesor - e marr unë - i them.
-Në cilin
kurs je ti, mor djalë?,-
pyeti profesor Tonini.
-Në kursin e parë të biologji-kimisë, - i përgjigjem profesorit.
-Merr gjygymin,
- më urdhroi profesori dhe ndiq kafsharin pas, aty ku të shkoi ai, do të shkosh
edhe ti… Bëj kujdes që shokët e shoqet mos mbeten pa ujë, më këshilloi profesor Tonini.
Gjithë muajin
shtator unë kreva detyrën e furnizimit me ujë të pijshëm për studentët që
punonin dhe iu shkonte djersa çurg.
Gjatë gjithë
muajit punuam në taracat e Lukovës duke realizuar objektivat e ngarkuara për
çdo ditë nga shtabi aksionit. Në mbrëmje argëtoheshim me aktivitete të ndryshme artistike. Ditët e diela
shkonim në plazhin
e pashfrytëzuar të fshatit
Lukovë pasi e kishim si ditë pushimi.
Gjatë gjithë muajit
u njohëm më mirë me shokët dhe shoqet e kursit. Me
Vason na bashkonte profesioni i mësuesit, pasi të dy vinim nga shkollat e mesme
pedagogjike Fier dhe Shkodër, kurse
gjithë shokët e tjerë vinin nga gjimnazet e rretheve të ndryshme. Vason e
karakterizonte thjeshtësia, sinqeriteti, besnikëria dhe vendosmëria për të
realizuar detyrat me korrektësi. Gjeta
një shok të mirë, të rregullt dhe më pëlqyen sjellja dhe veprimet në shoqëri, e cila ndikoi
në marrdhënien tonë gjatë tre viteve
studentore.
Kështu filluam vitin e parë mësimor. Pedagogët na njohën me programet,
oraret e veprimit, tekstet që do të përdornim si dhe auditoret, ku do të
zhvillonim leksionet të ndarë sipas grupeve.. Me Vason ishim në një dhomë
bashkë. Çdo pasdite në kohë të lirë, dilnim bashkë në Shkodër në shetitje për
tu njohur me qytetin, rrugët lagjet etj. Vasua e njihte mirë qytetin dhe më
shëtiste në të gjitha qendrat kulturore, duke më treguar teatrin, kinemanë,
pallatin e sportit, Stadiumin “Vojo Kushi” etj.
Gjatë tre viteve kaluam shumë mirë me njëri-tjetrin. Shoqëria jonë erdhi duke u forcuar nga viti në vit, duke lënë
kujtime dhe mbresa shumë të bukura midis nesh, të cilat i ruajtëm në memorie
tonë gjatë gjithë jetës. Në mbarim të shkollës së lartë, Vason e emëruan në Gramz, një fshat në rrethin e Krujës, ku punoi si
mësues për 5 vjet nga viti ‘87-’93.
Në vitet e para të punës, ne nuk patëm komunikim me Vason, pasi u
shpërndamë në rrethe të ndryshme të vendit tonë si mësues.
Unë në vitin 2008 punoja në shkollën e Valiasit dhe një ditë një nxënëse më pyeti nëse e
njihja mësues Vasilin nga fshati Fushë-Kuqe?!
-Po, -i thashë, e kam shumë
shokë dhe të falenderoj shumë për mesazhin
që më përcolle.U gëzova
shumë…që më erdhi ky mesazh, si një dritë jeshile, për të filluar komunikimin, me shokun tim të rinisë Vasil Staka. Pas disa ditësh arritëm
të lidheshim në telefon dhe realizuam takimin tonë të mbas 39 vitesh.
Takimi ynë ishte një mrekulli. U takuam të përmalluar me njëri-tjetrin, duke i
treguar njëri-tjetrit për vitet që kishin kaluar dhe familjet tona, që kishim
krijuar.
Vasili në ato
vite drejtonte shkollën 9 vjeçre të Fushë-Kuqes. Shkolla e Fushë- Kuqes, ishte
një shkollë e vogël, por e mirëmbajtur shumë mirë. Një godinë njëkatëshe dhe me
një teren sportiv mjaft funksional. Kabinetet e ngritura në vite, ishin ruajtur
shumë mirë, kjo fal punës, njohjes dhe respektit që gëzonin banorët e fshatit
Fushë-Kuqe për shkollën dhe drejtorin
e saj.
ME SHOKËT E MI TË SHKOLLËS VASIL STAKA DHE BASHKIM BALANI
Vitet e
pandemisë, u bënë pengesë, për tu takuar me njëri-tjetrin. Vasua më kishte bërë disa herë ftesë për një vizitë në qytetin
e Laçit ku kalon pjesën më të
madhe të kohës. Ditën e martë, më 20 qershor
2023, mora rrugën
për në Laç. U nisa me
furgon nga terminali i Tiranës ku nisen autobuzat dhe për një orë e 30 minuta
arrita në qendër të qytetit në Laçit. Furgoni qendroi përballë Bashkisë Laç. Përballë
Bashkisë qendronte shoku im në pritje të takimit tonë. U
takuam me Vasilin dhe shkuam së bashku të shlodhemi në një bar-lulishte. Në bisedë e sipër, e pyeta Vason, nëse e kishte parë
shokun tim të maturës ’73, Bashkim Balanin, që kishim mbaruar bashkë shkollën e
mesme Pedagogjike në Fier.
-Jo, më tha Vasua,-
kam disa kohë që nuk e kam parë. Në këto momente
shohë shokun tim, të viteve të rinisë Bashkim
Balani, që doli nga cepi pallatit dhe mori
rrugën drejt nesh. E përshëndeta nga larg Bashkimin
dhe kuptova se më njohu. Erdhi dhe na takoi në lokalin ku
ishim ulur unë dhe Vasua. Në tavolinën tonë pas pak erdhi dhe një mësues i ri në moshë Kolë Gjinaj, mësues biologjie.
Biseda jonë nisi
shumë e këndshme me kujtime nga vitet e shkollës së mesme dhe koha e punës. Me Bashkim Balanin na bashkoi zbori në
Shëndëlli, në Fier. Biseda jonë me Bashkimin
ishte rreth librit “Hijezim i bukur”,
kushtuar takimit të maturës
’73 me autor Bashkim Balani dhe Hana Hoti.
-Ti Vaso, je një nga drejtorët që qendrove më gjatë në drejtim, - i drejtohet
Vasilit, Bashkim Balani.
-Po aprovoi
Vaso, më emëruan drejtor në shtator të vitin 1983 në shkollën e Fushë-Kuqes dhe
e mbylla punën në këtë detyrë, po në atë shkollë në mujin nëntor të vitin 2020.
Pas një pause Vasua sqaroi:
-Unë sillesha
mirë me popullin dhe kolegët e shkollës Fushë-Kuqe dhe ata më donin dhe më
respektonin,- Baçi.
-Po, nuk e vë në dyshim
dhe unë vete, 10 vite qesh në drejtim, sqaroi Bashkimi.
Bisedat tona u vërtitën rreth tematikave të arsimit dhe një ndër pikat e
diskutimit ishin dhe rezulatatet e provimit të shtetit në lëndën e gjuhës
shqipe. Vetëm 15 dhjeta ishin marrë në provimin
shtetëror në lëndën e letërsisë
në rang republike, -tha Vaso.
Unë, nisi
tregimin e tij Bashkimi, do u tregoi një episode nga jeta ime. Ishte viti parë
i punës dhe vija nga Fushë-Kruja. Një ekip i Ministrisë së Arsimit në ato vite
shkon në Krujë ditën e provimit dhe i kërkon drejtorit të shkollës dhe mësuesit
të gjuhës të zgjedhi tre nxënësit më të mirë të 10 për ti dëgjuar. Në përfundim
të përgjigjes të tre nxënësit nuk ishin të nivelit të dhjetës. Po kështu ndodhi
dhe në Fushë-Krujë. Ditën tjetër vijnë te unë. Ishte ora rreth 12 e ditës dhe
pothuajse e kisha mbaruar një klasë të maturës, kurse dy klasat e tjera ishin pasdite.
Pasi bënë prezantimin shokët e Ministrisë më kërkojnë që të marr tre nxënsit më të mirë në provim që
ti dëgjonin dhe vlerësonin ata. I sqarova që vetëm një nxënës i mirë
është jashtë që si ka ardhur
radha për provim veç nëse dëshironi që ti marrë nga matura
tjetër.
-Merri dhe futi në provim urdhëroi
kryetari ekipit. Dola jashtë dhe gjeta nxënësit në pritje. U tregova arsyen dhe
ata qenë të gatshëm.
-U përgjigj
nxënësi radhës dhe për fat doli mirë. Njëri nga tre nxënësit, që futa në provim
gjatë kohës që erdhi ekipi,
pasi mbaroi shoku
tij përgjigjen ngre dorën
dhe kërkon leje për t’u përgjigjur. Përgjigja e tij i kënaqi shokët
e ekipit. Po kështu
edhe dy të tjerët. Më përgëzuan dhe aty në sytë e mi i thanë shefit të arsimit:
-
Bashkimin
emërojeni drejtor të gjimnazit dhe drejtorini mereni në Seksion të arsimit.
-Pas një muaji
donin të më shkarkonin nga detyra e drejtorit që më dhanë dhe arsyeja ishte tepër banale,
e vazhdoi bisedën
Bashkimi. Ja si ndodhi: - Në grupin e teatrit të shkollës, rolin e oficerit fashist, e luante djali
i një të persekutuari. I jati kishte qenë në burg dhjetë vjetë dhe e kishte kryer dënimin. Nuk kisha dijeni për veprën kriminale të prindërit
të tij. Në orën e letërsisë kur ndava rolet për një pjesë teatri midis
nxënësve, atij i takoi roli i oficerit fashist, që e lunate kaq bukur sa e kishin pëlqyer gjithë kolegët e shkollës. Dikush nga mësuesit
spiunoi në Komitetin e Partisë, që drejtori përkrah fëmijët e të
dënuarve, në orën e mësimit, të cilën unë nuk e kisha vënë re në këtë aspekt.
Që mos të zgjatem shumë kryetari ekipit më pyeti: -çfarë roli i ke dhënë atij
nxënsit maturantë në pjesën e dramës? Unë e sqarova përsa fola më lartë dhe ai
mu dejtua: -po a e luan mirë këtë rol ky nxënës?!
-Po – i thashë.
Këtë problem e shtruam në kolektiv dhe pjesa më e madhe e kolektivit për çudi
ishin kundra meje. Kur mori fjalën kryetari i ekipit i pyeti të gjithë kolegët
e mi.
-Ky djal, për të cilin po diskutojmë, a e luan mirë rolin
e oficerit fashist?!
-Po…thanë të gjithë njëzëri.
-Atëhere lëreni djalin që të demaskojë
fashistët dhe drejtorin të bëj punën e tij…
-Me kaq u mbyll ky
problem. Më pas kreva detyrën
si drejtor i gjimnazit
Laç për dhjetë vjetë radhazi,
përfundoi bisedën e tij Bashkim Balani.. Bisedat tona qenë të
tematikave të arsimit
dhe tehu i bisedës
ishe, se nxënësit, nuk po i kushtojnë shumë vemëndje leximit të
librit, por janë zhvendosur në rrjetet sociale dhe po gabojnë në shkrimin e
gjuhës letrare.
32 VITE NË SHKOLLËN E FUSHË-KUQES NË DREJTIM
Po kush është shoku im Vasil?
Vasili lindi në 02.04.1955, në fshatin Gorre, Krujë. Në vitin 1970 mbaroi shkollën e mesme
pedagogjike “Shenjaze Juka” Shkodër me rezultate të mira. Pasi kreu stazhin në
prodhim në vitin 1974-1975 në shkollën “Sadik Koni” Bruzë, Mal të Krujës, në
shtatorin e vitit 1975 i jepet e drejta e studimit në ILP Shkodër dega biologji
-Kimi. Në vitin 1979 mbaroi ILP Shkodër me rezultate shumë të mira.
Nga viti
1979-1983 punoi si mësues në shkollën 8- vjeçare Gremze të rrethit Krujë. U
dallua në procesin mësimor-edukativ
dhe zgjidhet Kryetar i komisionit
lëndor të biologji-kimisë, për zonën Borizanë. Në vitin shkollor
1983 transferohet në shkollën
“Albulene”, Fushë-Kuqe. Përsëri
ngarkohet me detyrën
e Kryetarit të komisionit lëndor, të cilën e kryen më
së miri dhe vlerësohet nga Ministria e Arsimit
me Distiktivin “Mësues
i dalluar”, firmosur
nga Ministri Arsimit
Skënder Gjinushi.
Në vitin 1988 me
votim unanim të kolegve të shkollës “Albulene”, Fushë-Kuqe ngarkohet me detyrën
e drejtorit të shkollës, të cilën e kreu me devotshmëri për 32 vite, deri sa
doli në pension, në nëntor të vitit 2020. Në detyrën e drejtorit të shkollës ka mbajtur lidhje
të ngushta me komunitetin
kështuqë shkolla u ruajtë nga ky komunitet dhe në vitet më të errta ’97- tës.
Për rezultate të
larta në procesin mësimor në vitin 1989 kolektivi shkollës 8- vjeçare
Fushë-Kuqe me drejtor Vasil Staka është nderuar me Medaljen “Naim Frashëri”, me
motivacion: “Është dalluar për mobilizimin në aksionin kombtar, për ngritjen e
terreneve sportive dhe për arritje të larta në procesin mësimor- edukativ”.
Në vitin 1993
është dekoruar nga Presidenti i Republikës të asaj kohe, me urdhërin “Naim
Frashëri” të klasit të parë me
motivacion: “Është dalluar për nivel të lartë metodik e shkenor dhe për
kontributin e dhënë në punë për edukimin e brezit të ri, me ndjenja e ideale
patriotike”.
Në vitin
1990-1992 Vasili vazhdoi kualifikimin duke plotësuar njohuritë në degën e
Biologjisë, me provime plotësuese nga tre vjeçari në katër vjeçar, në
Universitetin Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Vasua është i
martuar me zonjën Mrika Bërhani, mësuese gjuhë-letërsie dhe kanë së bashku dy vajza, të cilat jetojnë
në Itali dhe kanë krijuar
familjet e tyre.
-I kam dokumentat italiane, më tregon Vasua,
por nuk ka si vendi yt. Shkoj e rri nja dhjetë ditë, shmallem me vajzat dhe fëmijët e tyre dhe
kthehem në vendlindje. Së bashku me Vason kaluam një drekë të këndshme
në një lokal që gatuante prodhime me mish derri.
U ndam me Vason me përshtypjet më të mira, duke i uruar njëri-tjetrit jetë e
shëndet të mirë familjarisht…