| E shtune, 02.09.2023, 07:33 PM |
Agron Gjekmarkaj:
Në
një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u
shpall i perjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh
imagjinare....
Enver
Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë.
Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes. Pas vitit
1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë
syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i
perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.
Pastaj
fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të
turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres.
Kerkoi ndjese. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesen e tij ! Foli per emerime
të gabuara që paskesh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emerimi më
fatkeq i Sali Berishes. E zgjodhi të ngratin, duke prishur garen dhe injoruar
kontributet në PD per veset jo per virtytet me konceptin e kontrollit total mbi
të e të partisë pronë.
Pa
asnjë beteje publike i kapur nga veshi ne emigracion erdhi në krye. Ja futi si
kurrkush, si skuth qe pret çastin i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me
kulturen politike, i etur per te perfituar prej sajë gjithçka, pa patur kurrë
një projekt. Flet per njerzit , per demokratet pasi ju pegëren investimin,
mundin per karrigen dhe pasurite e tyre . Pa u skuqur pa u zverdhur me lekuren si
sholle kepucet i rrejten per hallet e tyre ore e çast.
PD
duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të
liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të
verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej do ti mbetet vetem e
kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrenuesve të
panginjur e të pa cipë. Egoja e tij pas shanseve të medha , viteve të gjata
mbetet një rast sui generis per studim antropologjik.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100069034779753