Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Dedaj: Qielli më shami blu

| E shtune, 02.09.2023, 06:58 PM |


NDUE DEDAJ

QIELLI ME SHAMI BLU

Herë pas here shkëputet një yll

Mbështjellë me shirita të kaltër,

Është ajo që ikën nga parajsa…

Vjen të ndezë errësirën në tokë,

Ta mbushë muzgjet me llampa.

Endet sërish rrugëve të Kalkutës

Errësira bëhet me gjuhë lutje,

Nata kërshëndellet në sytë e saj,

Agon bota përherë e më e bukur

E ajo prapë, drejt parajsës, si flutur…

Ikën e vjen qielli më shami blu.