| E enjte, 31.08.2023, 07:56 PM |
Presidentin francez e quajti 'vrasës' të dialogut!
Nga
Kimete Berisha
Presidentja
Osmani i tha Presidentit Macron, se nëse merr masa kundër qeverisë Kurti dhe
bën gabim e pezullon vendimin për liberalizimim e vizave për Kosovën - e 'vret'
dialogun.
Përdorimi
i foljes 'vrasje' është më i rëndi që ekziston dhe kjo tregon se Presidentja
Osmani është në gjendje të rëndë emocionale.
Fjalë
të mëdha përdor njeriu i mundur, i mbështetur për muri, ai askushi dhe i
çmenduri!
Presidentja
Osmani e kushtëzoi Presidentin Macron me 'vrasje të dialogut'.
Ky
nuk është 'guxim' por është budallallëk i pashembullt i një gruaje të
dëshpëruar'!
Dhe
meqenëse 'vrasje' të përkohshme nuk ka, e kush vritet më nuk çohet, Presidentja
Osmani tha se dialogu so të 'vritet' përgjithmonë.
E
përdori 'ndajfoljen' përgjithmonë, ku s'ka ku shkon më përtej se kaq....
Shih
ti sa thellë ka shkuar puna - deri në varr.
Presidentja
Osmani nuk e fsheh obsesionin me Albin Kurtin.
Ajo
nuk sheh përtej hundës së Albin Kurtit; ajo nuk sheh njerëz të gjallë në
Kosovë, nuk sheh JETË jashtë vetes dhe qeverisë Kurti.
Vetëm
dikush që i sheh krejt shqiptarët e 'vdekur', ka mundësi të thotë se 'dialogu
do të vritet përgjithmonë', se unë po them...që do të 'vritet'!
'Vdekja'
e të ardhmes së Kosovës, sipas Presidentes Osmani varet nga ajo dhe vetëm nga
ajo.
Nëse
ajo 'vendos' të vritet dialogu - dialogu shpëtim s'ka...
Nëse
ajo do të shihte se ka jetë edhe jashtë saj...
nuk
do t'i shkonte mendja të thoshte 'dialogu do të vritet përgjithmonë'!
Të
ishte normale do t'i kujtohej se mandati i saj përfundon (sikurse i gjithkujt,
edhe i Albin Kurtit)
dhe
pastaj mund të gjenden njerëz normal që besojnë në marrëveshje dhe në paqe.
Kosova
për Presidenten Osmani është Albin Kurti.
Por,
nuk është e vërtetë.
Ajo
po gabon.
Se
nëse dialogu 'vritet' për të dhe për Albin Kurtin, ka njerëz të tjerë që
mendojnë ndryshe, nuk do të vendosin 'këta' për Kosovën përgjithmonë.
Është
budallaqe që mendon se pas saj, vjen kiameti.
Nëse
do të kemi fat e deri atëherë nuk do të ndalet koha...e do të ekzistojë 'koha'
edhe pas saj!
Se
çka e ka gjetur, e prej nga gjithë kjo magjepsje, nuk e di.
Presidenti
Macron e fajëson qeverinë Kurti për gjithçka që ka ndodhur në Veri sepse Veriu
i Kosovës është i Kosovës;
zgjedhjet
në Veri varen nga Kosova
(nuk
mund të kërkojë nga Serbia t'i organizojë zgjedhjet në Veri),
prandaj
Presidenti francez e di se bllokimi i dialogut dhe ripërtrirja e armiqësive të
vjetra me serbët (siç po ndodh) - varet nga Albin Kurti.
Vjosa
Osmani dhe Albin Kurti nuk po mund të gjenden në paqe.
Ata
po provokojnë ndarje, luftë, paqartësi dhe grindje;
konflikte
dhe armiqësi;
e
kanë krijuar 'populln e pushtetit' që është 'i mirë' dhe popullin shqiptar të
opozitës (që po dihet çfare është)...
dhe
më e keqja, me ushtrinë e tyre të propagandës po i frymëzojnë popullin për
hakmarrje.
Kurrë,
asnjëri, asnjëherë nuk e tha asnjë fjalë t? butë dhe të urtë, asnjë fjalë që i
afron njerëzit!.
Ata
flasin veç për të vdekurit.
Dhe
ua përtërijnë vuajtjen viktimave.
Albin
Kurti e mban të uzurpuar komunën e Leposaviqit, ku për tre muaj është ngujuar
një njeri për gjynah, e me të cilin Albin Kurti po luan, sepse e ka gjetur të
pamend!
P.S. 'Edhe ora e prishur, dy
herë në ditë, e tregon kohën e saktë'!
https://www.facebook.com/kimete.berisha