| E merkure, 30.08.2023, 07:58 PM |
On the road to Shishtavec
Nga
Edison Ypi
I
raftë pika kujt e di se Shishtaveci është i famshëm vetëm për patate.
I
largët, i ftohtë, verior, malësor, kufitar, nuk lihet pa u pa Shishtaveci.
Shqiptari
që nuk shkon me pa Shishtavecin, nuk është shqiptar, është parazit, zvarranik,
kërrmill, vemje, krimb, bacil.
Rruga
për në Shishtavec nis në lindje të Kuksit.
Humnera
e ngushtë shkëmbore ku gjarpëron rruga, është më madhështori dhe më i bukuri
kanion i botës.
Sapo
ke hyrë në atë mrekulli që Zoti e ka bërë me dorën e vet, ndjen një shqetësim,
një preokupim, dhe i bën pyetje vetes:
Ku
po më degdis kali Suzuki, ku po më çon mushka Toyota, ku më ka sjellë gomari
Benz ? A e meritoj këtë udhëtim ? A kam Ftesë Hyjnore me kalu këndejpari ? A i
plotsoj kushtet psiko-fizike për të vazhduar ? Zemra, mushkëria, truri, a më
punojnë si duhet ? A jam shpirtërisht i përgatit për çfarë do shoh, dëgjoj,
nuhas, prek ? Me ç'mënyrë do depërtoj ? Si drejt një aventure që i dihet fillimi
por jo fundi ? Si në një sallë koncerti ku luhet muzikë serioze që tallazit
shpirtin ? Si në një galeri arti ku ka vetëm kryevepra që s'mjafton jeta për
t'i kqyrur ?
Nëse
këto kushte nuk i plotëson, mos i lodh kot mushkat e japanit, as gomerët e
nemces. Kthehu nga u nise. Atje ku e meriton si ngordhalaq që je, mes
thashethemexhinjve të qytetit dhe bjerrakohsave të kafeneve të shtysh ditët
duke pritur të ngordhësh.
Nëse
kupton dhe ndjen, se kushtet i plotëson, ke trokitur në portën e duhur. Vazhdo
rrugën, fundosu teposhtë mes shkëmbinjve drejt një qielli tjetër, një qielli të
përmbysur, një nënqielli, më të kaltër e më të bukur se ky i ditëve banale mes
gromësimave të gazetave e televizioneve, pordhologëve të kudondodhur që po ta
nxijnë jetën.
Përrenj
që zbresin plot shkumë nga majat e maleve, lëndina, pyje, zgavra shkëmbore
misterioze.
Kanioni
është i tëri një arenë lufte darviniane mes bimësisë mesdhetare dhe
kontinentale.
Çka
mbetet nga ky dyluftim, është një blerim alpin që s'ka penë e pentagram që e
kap.
Një
piktor gjenial ka shkundur penelin mbi faqet e maleve duke lënë mbi to splasha
me ngjyra, fshatrat e mahnitshëm.
Thëllimi
të futet në mish.
Një
çoban, një fëmijë i vetmuar që shkon në shkollë, një kalimtar në hall të vet,
tre a katër fuoristrada që ngjiten si tigra me kthetra mbi një serpentinë
malore plot kthesa, janë preludi i një simfonie madhështore.
Pas
një laryshie natyrore marramendëse me përrenj, korie, pyje, kanioni shkëmbor
mbaron. Para syve të del një det me dallgë kodrinore me të ikë menia,
Shishtaveci elegant plot me hire dhe mistere.
________
Edhe
për të paktën 100 vitet e ardhëshme italianët do vinë në Shqipëri për të
pushuar me qindramijra.
Jo
vetëm në verë. Edhe në dimër. Në çdo ditë të vitit. Po aq thjesht, natyrshëm,
këndshëm, sa ne vendalinjtë shkojmë për të pushuar në perlat tona Theth,
Valbonë, Sarandë, Pogradec, Pukë, Shëngjin, Gramsh, Përmet, Divjakë, Mokër etj.
etj.
Që
mrekullia të mos ndalet, mblidhini ku i keni e ku s'i keni paret, përvojat,
energjitë, fantazitë.
Ndreqini
ose bëni të reja: hotele, restorante, bujtina, resorte, dhe gjithçka tjetër
duhet për turizmin e të gjitha stinëve.