| E merkure, 30.08.2023, 07:10 PM |
Në komunizëm i dënuari me vendim gjykate qëndronte i izoluar në qeli, i lidhur nga duart e nga këmbët, me helmetë në kokë. Ditën e caktuar, kryesisht ora 23.30, merrej nga paraburgimi i lidhur me pranga në duar (prapa) e në këmbë. Tërhiqej me një litar 5-6 metra i gjatë. Goja i mbyllej me leckë që mos bërtiste. Kështu çohej në vendin e ekzekutimit. Ulej në gjunj para gropës me duar të lidhura prapa. Një nga makinat bënte dritë te i dënuari. Pranë gropës rrinte vetëm prokurori dhe nënoficeri i zbatim vendimeve penale që do kryente ekzekutimin. Prokurori i bënte të ditur se nuk i ishte falur jeta dhe i dënuari duhej të thoshte fjalën e fundit. Pas kësaj, nënoficeri e qëllonte në kokë me një plumb në drejtimin prapa-para, lart-poshtë. Llogaritej që pas plumbit, të binte në gropë. Mjeku konstatonte vdekjen brenda gropës. Mbulohej me dhé në rast se kufoma nuk përdorej për qëllime të tjeta.
(Sapo
mbaroi studimi im për të dënuarit politikë me vendim gjykate në vitet
1945-1988, prej nga doli edhe shifra e saktë e këtij grupi).