| E hene, 28.08.2023, 07:51 PM |
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës i nevojitet tokës Dardane
Nga
Nue Oroshi
E
themeluar më 4 nëntor 1990 në kohën kur okupuesit dhe kriminelët serb kudo e
kishin ngritur propagandën se shqiptarët nuk dëshirojnë shtet në Kosovë por
xhihadizëm islamik ajo në periudhën kohore 1990-1999 e arriti kulmin e suksesit
të saj duke e njoftuar botën se shqiptarët jemi të gjithë të bashkuar.Kosova
kërkon shtet kombëtar dhe jo fetar. Në këtë periudhë kohore shqiptarët
demokristian dhanë kontribut të madh për Kosovën. Ata kush më shumë e kush më
pak nuk kursyen që në çdo aspekt ta ndihmojnë Kosovën, këtë tokë të shenjët të
Dardanisë Antike. Ishin të parët që dhanë kontribute humanitare për çka kishte
nevojë Kosova. Ata financuan luftën e paqën dhe morën pjesë edhe në luftë. Në
çdo dell të tyre kishte një gjak Kastriotas të cilin e ruajtën me nderë dhe
burrëri shekuj me radhë. Shqiptarët Demokristian nuk bënë asnjëherë dallime
rajonale, fetare apo ideologjike.Ata dhe ato i panë si vëllezër të gjithë
shqiptarët në Dardani. E kjo bëri që bota të na shikoj me një sy ndryshe.Të na
shikoj si shqiptar e jo si vend i xhihadizmit e talibanizmit islamik. Por si
popull që po lufton për një shtet të vetin në Evropën Juglindore. Sot nuk do të
flas për asnjë lider të PSHDK-së që nga themelimi në vitin 1990 tash e
tridhjetë e tre vjet me radhë, por do të fokusohëm për mungesën politike të
PSHDK-së në Kosovë. Kjo mungesë politike e PSHDK-së në Kosovë e cila është
shkaktuar me fajin,pasivizimin si dhe mosnjohjen e vlerave të njëri-tjetrit të
politikanëve mbrenda PSHDK-së që fare nuk ka qenë traditë e shqiptarëve demokristian.
Mosnjohja e vlerave të njëri- tjetrit mbrenda PSHDK-së dhe vrapi për ta
përdorur partinë për nevoja të lidereve dhe për ta lëpirë ndonjë koc si çdo
parti tjetër në Dardani që po veprojnë e ka sjellë frymën shqiptare
demokristiane para dhënies shpirtë.Në këtë aspekt të sjelljës së PSHDK-së para
vdekjes një faj bukur të madh e mbajnë edhe partitë e mëdha politike në Kosovë
të cilët rrallëherë e panë dhe e vlerësuan PSHDK-në si një parti e një
partneriteti të përbashket që i sjellë frymë Evropiane Kosovës, por atë e
mbajtën vetëm peng për ti sjellë këtyre partive një grusht votash para
zgjedhjeve duke i ndarë dhe përqarë liderët e PSHDK-së në disa pjesë por jo
edhe pa fajin e tyre.Mungesa e frymës politike demokristiane në Kosovë ka
sjellë në shtetin e Dardanisë një kaos politik. Ka sjellë një kaos politik për
faktin se është krijuar një mur i fortë i xhelozisë,smirës,urrejtjes e deri në
një konfrontim fizik në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë. E kjo në të
ardhmën do të jetë shumë e demshme për Dardaninë tonë dhe Republikën e Kosovës
që e krijuam me mundin dhe gjakun e shumë atdhetarëve shqiptar shekuj me
radhë.Mungesa e frymës shqiptare demokristiane është edhe mungesë e orientimit
politik Evropianë të politikës së Kosovës e cila dikund haptazi e dikund
fshehurazi ka filluar ta kthej orientimin politikë kah armiqtë shekullor të
shqiptarëve.Por përkundër faktit se PSHDK është një parti politike e cila ka
kohë që nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë deputet në Parlamentin e Kosovës fryma
demokristiane shqiptare i nevojitet shtetit të Kosovës siç i nevojitët tharmi
bukës apo kripa gjellës. Kjo do të thotë se buka nuk mund të nxihet pa tharm e
as gjella nuk mund të hahet pa kripë për faktin se i mungon shija dhe nuk mund
të dallohet se çfarë gjelle është. E mungesa e shijës në gjellërat politike të
Kosovës si dhe mungesa e bukës pa tharm në politikën e Kosovës e ka shëndrruar
politikën e Kosovës si një fushë ku vrapohët,ecët, flitet e punohët pa asnjë
orientim politikë, apo me orientim politik të drejtuar ka shtetët që
historikisht kanë qenë armiq të shqiptarëve. Këtë ecje pa kokë po e
shfrytëzojnë më së miri politika e Beogradit e cila po e bën punën e vetë
kriminale në luftë kundër Republikës së Kosovës dhe e ka shtrirë propaganden e
saj në shumë shtete perëndimore që deri dje ishin miqtë e Republikës së
Kosovës.Unë mendoj se sikur Dardania jonë të kishte vetëm pak intelektual
atdhetarë ata do të angazhohën në ringjalljën e PSHDK-së në gjithë Kosovën.Aty
të futën intelektualët shqiptarë pa dallimë feje krahine dhe ideje.Kjo do ti
ndimoji PSHDK-së në gjithë Kosovën që mos të shihet si parti fetare por si
parti kombëtare ashtu siç ka qenë përgjithmonë.Meqenëse Kosova për momentin ka
nevojë për një prezentim ndryshe pranë faktorit ndërkombëtar intelektualët
shqiptar në të gjitha pjesët e Kosovës duhet të angazhohën që ti themelojnë
degët dhe bashkësitë e degëve të kësaj partie në të gjitha qytetët e Kosovës,
të mbahët një kuvend i ri, ku kryetari dhe ish kryetarët të pensionohen se ashtu kështu ju ka ardhur
edhe mosha e pensionit dhe të zgjidhet një kryetar me reputacion kombëtar, një
kryesi elitare me intelektual të mirëfilltë të të dyja besimeve dhe të fillohet me një lobim të fuqishëm për
mbrojtjen e shtetit të Dardanisë në Evropë dhe Amerikë.