| E hene, 28.08.2023, 07:50 PM |
100 vjet nga vrasja e gjeneral Telinit
Nga
Kastriot Dervishi
Më
27 gusht 1923, u vra kryetari i komisionit të kufijve, gjenerali italian.
Ngjarje u diskutua edhe në Këshillin Kombëtar (parlamenti) të Shqipërisë.
Fillimisht foli kryeministri e më pas deputetët Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ali
Këlcyra dhe Vissarion Xhuvani. Në shenjë
respekti për emrin e Telinit, Këshilli Kombëtar i Shqipërisë ndaloi punimet për
24 orë. Kryeministri Ahmet Zogu mbajti këtë fjalim:
“Me
hidhërim të madh po ju jap lajmin për një ngjarje të shëmtuar e tepër të
poshtër që ka ndodhë në Greqi. Para tri ditëve, komisioni i kufijve, duke
ardhur nga Janina në Gjirokastër, pati një rrezik, pse kryetari i këtij
komisioni, gjenerali italian z.Telini, u vra bashkë me shokët e tij. Duke dalë
prej Janine, i pari automobil ishte ai i komisionit shqiptar. I dyti i
komisionit italian dhe i treti i atij grek. Mbas udhëtimit prej 54 km nga
Janina, kur arritën në Zep, automobili i komisionit shqiptar kaloi këtë vend,
ndërsa ai i komisionit italian ndalohet e vriten gjenerali, një major doktor,
një toger adjutant, një ushtar, shoferi e një shqiptar. Pas kësaj ngjarjeje,
kaloi komisioni i Greqisë pa pasur asnjë ngjarje, vijoi e shkoi në Gjirokastër.
Përmbi këtë janë përhapur lajme të këqija, të cilat, qeveria e populli shqiptar
i përgënjeshtrojnë e protestojmë rreptësisht pse në tokën shqiptare, në ato anë
nuk ka asnjë bandë. Pos kësaj, z.gjeneral Telini ka qenë mik i popullit
shqiptar dhe i ka përkrahë me paanësi të drejtat e tij. Qeveria e populli
shqiptar kanë marrë pjesë në hidhërimin e madh që ka sot qeveria e populli
italian”.
Ngjarja
në fakt përshpejtoi mbylljen e procesit të kufijve të Shqipërisë, i cili duhej
të ishte kryer më vitet 1913-1914. Në Firence, n? vitin 1925 fuqitë e mëdha
nënshkruan kufirin me Greqinë dhe në vitin 1926 kufirin me Mbretërinë Serbo -
Kroato - Sllovene, kufijtë që kemi edhe
sot.