| E diele, 27.08.2023, 06:22 PM |
Mos mi kujto të hidhurat e së kaluarës!
Nga
Asllan Dibrani
Të
shkuarat e ngjyrosura me te zezën mos mi kujto
As kohë
në qelitë e burgut pa ditë e diell mos mi
kujto
Mos
mi kujto ato çaste te hidhura edhe se ti
nuk ishe pran meje
Bukën
e ngrirë qe e hanim dhe torturat e serbosllavisë po mi kujtove me lëndo
Edhe
kur u bashkuam unë e ti , acaret dhe dimrat mos mi kujto
Mos
me kujto as shtegtimin pa dëshirën tonë
nga atdheu
Disfatat
, rrëxuarjet , humbjet dhe
kalldrëmet e rrugës sonë mos mi kujto
Edhe
gjumi qe s’na nxinte ditë e natë
për jetë a vdekje mos mi kujto !
Të qarat ,vajet ,lotët qe na mbulonin faqet
tona mos mi kujto
Kur
me ke parë të rënë e
shtrirë për tokë e te prangosur mos mi
kujto
Edhe
atëherë kur te mungova e te lëndova në
shpirt mos mi rikujto
Edhe
gëzimet tona lumturinë e dashurinë qe na
i vodhi koha mos mi kujto
Zemërimet
sakrificën dhe jetën ilegale qe na
përplasen e rrugëtimin e lirisë mos mi
kujto
Shumë perëndime të
diellit qe i pritem e do i presim
të vetmuar mos mi kujto
Mos
mi kujto edhe ata njerëz qe na urryen, mashtruan dhe braktisen të mirat tona
Vrasjet e zemrave dhe varrosjet për së gjalli , nga pjella jonë mos mi kujto aman
E
madhe qenka bota po iu bejka vend në barkun
e saj edhe te këqijave qe nuk i
duam
As
këtë art të lakuriqësuar të njerëzimit
pa vizion mos mi kujto!
Të
tilla rikujtime plagët mi rrisin edhe ma te mëdha deri ne vdekje pa shërim
Mos
mi kujto as ata njerëz qe nuk dallohen ,
ma a janë burra apo gra!
Mos
mi kujto as ata qe botën e shohin
vetëm një lloj me të dashur e te dashura
te një llojit!
Atë
pjellë qe prindërit i harrojnë dhe i braktisin dhe vdesin
te vetmuar mos mi kujto!
Mos
mi kujto ata u treguam plagën tone apo
do tu tregojmë, prap në plagë do të
na godasin
Çka
vjen nga zoti duhet përqafuar as ai vet këto mposhti ,çorodi nuk i donë edhe vet perse keqi i kujton!
Shkruar nga Asllan Dibrani
Korrik 2023 Prishtinë