| E diele, 27.08.2023, 06:55 PM |
SHENJAT E “KIAMETIT”
Nga
Kalosh Çeliku
Politika
shqiptare gjatë këtyre tridhjetë viteve në “demokraci” ka dështuar këmbekrye.
Nuk e kam fjalën për bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare, brez pas brezi të
coptuara nëpër shekuj copë - copë me kufinj shqiptaro - shqiptar. Po,
kapërcimin e matanë Bregut të Lumit malor.
Shqiptarëve,
gjatë këtyre viteve ende vazhdojnë t’u ndodhin ngjarje të montuara provokative
politike, si: ajo e “Bit-Pazarit”, ‘”Afera e armëve”, Ngritja e flamurit
shqiptar në komunat e Gostivarit, dhe Tetovës, “Brodeci”, “Monstra”,
“Terroristët e Kumanovës”... Vallë, mos edhe vizita e kryeministrit të Kosovës
Albin Kurti në “?air” të Shkupit dhe
Tetovë, ishte një montim provokativ politik i radhës?! Hë, për hë: në shërbim
të armiqëve të shtetit shqiptar. Dhashtë Zoti, ky provokim politik të jetë i
fundit. Dhe, shqiptarët të ecin në politikë me medtë në kokë për Ditën e
Nesërme.
Kohën
e fundit: Vizita e Kryeministrit të Kosovës Albert Kurti në Komunën e “?airit”, dhe Tetovës i ringjalli lugetërit antishqiptar.
Shkaku: Emërimi e një rruge “Brigada e dytë maqedonase” në Komunën e “?airit” me emrin e Adem Demaçit. Jo, rastësisht, ky provokim
politik i radhës ndaj shqiptarëve. Rrugë, që Shkupi me qindra i ka të emëruara
kotnasikoti që nga sistemi komunist ish jugosllav. Edhe, me partizanët e tyre
të Partisë Komuniste të “vëllazërim - bashkimit”. Sot, vazhdon ende t’u dalë
zot në sistemin Neokumunist.
Edhe,
pse: Adem Demaçi, nuk duhet të varroset në një rrugë lokale sa për sy e faqe
për nevoja të partive politike për të ardhur në pushtet, por vendin e ka në një
Universitet Shqiptar. Shkaku, se: Ai, ka qenë parashikues paqe i Ditës
Nesërme. Shtetit Shqiptar. Qoftë, në
Shqipëri, Tiranë. Kosovë, dhe në Prishtinë. Apo, në Maqedoninë e Veriut, Shkup.
Personalitet shqiptar, që është rritur me vite nëpër burgje mes librave. Dhe,
mezi ka dalë nga burgjet i gjallë në” Liri”. Punë tjetër, është ajo, se:
Partitë Politike Shqiptare e përbaltin këtë figurë historike për ta mbajtur
veten gjallë para fushatave parazgjedhore. Qofshin ato lokale, apo
parlamentare. Sot, për Sot: e marrin nëpër këmbë për interesa personale dhe
partiake. Nuk ka problem, Ai u ka mbijetuar burgjeve komuniste, me siguri do
t’i mbijetojë edhe burgjet e partive politike shqiptare Neokomuniste, e ka
vendin e vet në Historinë e Letërsisë botërore.
Rrugë,
ende kemi në Maqedoninë e Veriut, por nuk kemi burra?! Aqmëpak, Burrnesha.
Edhe, pse: kemi gra besnike të dalldisura pas partive politike. Momentalisht,
ende na duhen Gra burrnesha. Zana të maleve, që t’u japin gji kreshnikëve nën
hijet e Dardhave Gorrice. Zot, t’i dalin Atdheut. Edhe, tuneleve nënmalore
partiake parazgjedhore për Fitore.
E
parafundit: Emërimi i rrugës “Adem Demaçi”, e nxitur nga argatë partiak?!
Njëkohësisht, edhe “hapja” e kufirit shqiptaro - shqiptar me një tunel të
improvizaur nëntokësor: Tetovë - Prizren, ende është vetëm një fushatë partiake
parazgjedhore për të ardhë në pushtet. Meriton, duartrokitje?! Edhe, pse nuk
janë të parët si plitikanë të arratisur shqiptarë, që e “hapën” këtë tunel
nëntoksor gjatë fushatave parazgjedhore për të rrëmbyer pushtetin dhe pasurinë
e popullit shqiptar. Tunel, që: Rilindasët tanë shqiptar, moti mezi e kishin
hapur përmes maleve. E, partizanët e sotshëm të partive politike ëdërrojnë me
trumbetime “patriotike” për pushtet dhe pasuri
maleve të Sharrit Plak ta hapin Ditën, dhe jo Natën fushave për në
Prizren.
Përmëkeq.
Edhe, atë: Sot, kur kanë me vete edhe politikanë me “Besë”?! E hapin “Politikën
madhore” në nivel lokal parazgjedhor për pushtet dhe pasuri personale,
familjare dhe partiake. Dhe, jo republikane institucionale?! Jo, në qendër të
Shkupit Historik Shqiptar. Aqmëpak, para këmbëve të Kalit të Skënderbeut në
“Bit - Pazar”. Mos e them te këmbët e “Kalit Shemës”, që i pret në pusi me një
koncert muzikor “tallava” në dyluftim në “Bit-Pazar”.
Pavetëdije,
“hapën” një rrugë lokale Tetovë - Prizren. Rrugë, që moti dikur në robëri ka
qenë e hapur malore për në Lidhjen e Prizrenit. I kemi edhe Sot ato rrugë:
autostradën “Arben Xhaferi” përmes Shkupit për në Prishtinë. “Ibrahim Rugova”
për në Tiranë. Mos them: edhe asaj me gropa të dhiares “Jazhincës” për në
Kosovë. Ose, Shqipëri. Pse, jo: edhe në Mqedoninë e Veriut. Kufinjtë politik si
popull shqiptar, gjithmonë i kemi pasur te gardhi. Fyt për fyti për fushata
parazgjedhore me poezi “erotike”. Jo, të Partive Politike para fushatave
parazgjedhore për pushtet, dhe pasurive marramendëse. Aqmëpak, pasurive
personale, dhe familjare partiake.
Fatkeqësisht,
them si shkrimtar: Ne, shqiptarët nuk kishim pasur politikanë për Ditën e
Nesërme. Politikanët e Sotshëm, janë nën nivelin e Rilindasëve Shqiptar të
arratisur dikur nëpër botë, sot: mes varreve. Burra, dhe gra: që, në shërbim të
Atdheut e flijuan veten, dhe e shkrinë pasurinë. Fatkeqësi, kombëtare?!
Shqiptarët, ende sot merren me ndarjen e lugëve dhe enëve: flamurin kombëtar
kuqezi, gjuhën shqipe, arsimin dhe kulturën. Dhe, jo me ndarjen e Shtëpisë.
Pasurisë trashëgimtare të stërgjyshërve: arave, livedheve dhe maleve me lisa.
Rrugë, që historikisht shqiptarët i kanë hapur me armë në dorë dhe Penë nga
koha pushtuese e Turqisë dhe Serbisë. Qesharake, ë?! Edhe, është për ta qarë me
lot. Në “Kryeqendrën kulturore shqiptare” (Tetovë), digjen librat?! Dhe, jo
“tollumbat” partiake?! Shenja paralejmërimi të Kiametit. E, shqiptarët, nuk e
di: a, e kanë gati Varkën e Noes, t’i shpëtojnë Përmbytjes Madhe?!
Rrezik
për një Shtet “demokratik” foshnje, i përkundur në djep me ninulla komuniste...