| E diele, 27.08.2023, 06:56 PM |
Nisi xhirimi i dokumentarit kushtuar aktorit e regjisorit Bilall Koci
Nga
Hazir Mehmeti
Në
Skenderaj fillon xhirimi i filmit
dokumentar kushtuar aktorit dhe regjisorit Bilall Koci i cili para disa
vitesh u shkëput nga jeta. Regjisor dhe
skenarist është Shaqir Bejta tani e gjysmë shekulli i njohur në Kosovë për
regji dhe aktrim.
Bilall
Koci, qysh si nxënës gjimnazi, iu bashkua trupës teatrale të shkollës në
realizimin e disa dramave nga autorët e njohur shqiptarë. Mes tyre shquhen
dramat: Kashta e Kumrit, Halili e Hajria, Toka jonë, Hakmrrja të cilat ishin jo vetëm kënaqësi aktori por
kishin porosi të qartë në detyrat që duhej ndjekur drejtë progresit kombëtar.
Kritika dhe demaskimi i dukurive negative në shoqërinë shqiptare, siç ishte
hakmarrja, spiunimi, vrasjet etj.
Dramat
e para ku luajti aktori u realizuan nga grupi dramatik i gjimnazit i drejtuar
nga Profesori Beqir Beqiri i cili u dallua me organizim të shkëlqyer. Shfaqjet
jepeshin në shkollë dhe sallën e shfaqjeve në Skenderaj dhe qendra tjera të
vendit. Kjo kohë u dallua me aktoret e talentuar të teatrit ku dalloheshin me
lojën e tyre brilante Bilall Koci dhe Shaqir Bejta. Me kalimin e kohës shumica
e aktoreve dhe aktorëve bëhen pjesë e projekteve filmi me skenar interesant
bazuar në ngjarje kur vendi ishte në robëri.
Ndërmarrja serioze ishte realizimi i filmit “Dalja nga errësira” sipas
veprës dramatikë “Hakmarrje” e autorit të njohur Jusuf Kelmendi. Ky film
shpalosi talentin e aktorëve, mes tyre dallohet roli i Bilall Kocit i cili e
realizon me sukses duke e bërë aktorin jo vetëm aktor, por edhe personazh me
forcë shprehëse e ngulfatur në kujtesën e publikut. Tani Bilall Koci do shpalos
talentin e tij edhe në regjinë e filmit së bashku me Ismajl Tahirin. Pas dhjetëra roleve në dramë dhe dhjetëra
role në film, Bilall Koci sëmurët rënd duke u ndarë nga jeta në moshën e
pjekurisë profesionale kur priteshin realizime të reja prej tij. Përvoja e tij
prej aktori do ndërpritet, kur gjeneratat e reja do pasuronin profesionin e
tyre me përvojën e shkëlqyer të aktorit. Ai nuk pushoi as në kohën e luftës ku
ishte pjesë e teatrit të luftës duke realizuar projekte dramatike në kohën e
luftës. Bilall Koci ishte pjesë njësitit ushtarak “Hamzë Jashari” të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës deri në mbarimin e luftës.
Projektin
dokumentarit e drejton aktori i njohur Shaqir Bejta me stafin e tij. Ky projekt
me rëndësi për kulturën jo vetëm në komunën e Skenderajt, duhet mbështetur
gjerësisht nga shoqëria shqiptare; komuna, bizneset dhe në veçanti nga
mërgimtarët.
Rikujtimi
i figurave që tërë jetën punuan me një kore buke për ngritjen e kulturës
kombëtare është detyrimi ynë. Aktori Bilall Koci me artin e tij me aq
përkushtim u bë pjesë e zërit të ndërgjegjes kombëtare drejtë lirisë. Ata
pasuruan vlerat shpirtërore të shoqërisë shqiptare e cila hynte në rrjedhat e
lëvizjes së fuqishme kombëtare edhe në gjuhën e armëve.
Bilallin
e kisha shok gjenerate me të cilin ndamë shumë momente të vështira rinie.
Udhëtonim mbi tri kilometra në këmbë rrugicave të përbaltura shpesh zbathur dhe
me pak bukë misri në janxhik (çantë nga bëzi e lidhur me tojë krahu) në borë e
në shi. Shpesh të lagur hynim në shkollë dhe dilnim prej saj deri në shtëpi ku
mezi tereshim pranë oxhakut. Në
shpirtin e Bilallit ishte dashuria e madhe për artin dhe mbi të gjitha për
gjuhën dhe kulturën kombëtare. Sytë e
tij ndrinin sapo fillonte të flitej për tregime, drama dhe pa hezitim bëhej
pjesë aktive e bisedës duke shprehur mirëkuptimin dhe respekt.
Është
nevojë urgjente që nga Institucionet tona të marrin masa për të ndryshuar
gjendjen kaq të keqe në arsim e kulturë.
Populli që investon në arsim e kulturë e ka të ardhmen e ndritur. Arti si pjesë e pasurimit shpirtëror e një
kombi nuk guxon më tutje të mbetet vetëm si aktivitet privat, por të jetë
fuqishëm i mbështetur nga organet përgjegjëse. Sa projekte filmi financohen
brenda viti nga komuna? Sa nga Kosova?
Dhe, ato që mbështeten a kalojnë përmes komisioneve transparente? Dramat, filmat, koncertet, festivalet,
promovime veprash letrare, orë letrare, konkurse letrare, grupet e shoqatat
sportive krijojnë koloritin shpirtëror të shoqërisë. Tani kur jemi zot në shtëpinë
tonë, do duhej një qasje krejt tjetër financiare dhe organizative. Lumturia e qytetarit është e shkruar në
ushqimin shpirtëror nga jeta e tij e lidhur fuqishëm me kulturën. Kosova e ka rininë, ajo çka pak vende e kanë
sot, por sa është ajo e lidhur me aktivitete të mirëfillta prodhuese në kulturë
është pyetje shqetësuese. Sot Kosova
si shoqëri e hapur mund të merr shembuj vendet tjera se si e financojnë dhe
organizojnë aktivitet e formësimit shpirtëror të gjeneratës se re. Ta lësh rininë jashtë shkollave, jashtë
rrjedhave sportive e kulturore, do thotë ta humbash rininë, ashtu siç po ndodhë
në Kosovë. Agjenturat dogmatike fetare
janë shumë aktive në Kosovë të financuara fuqishëm nga qarqet armiqësore në
vrasjen shpirtërore të rinisë. Një rini e lidhur me shkollën dhe aktivitetet
sportive e kulturore do jetë e shëndoshë shpirtërisht, e edukuar dhe do mbetet
në Kosovë.
Bilall
Koci dha shumë për një kulturë arti në shërbim të vetëdijes kombëtare. Ai e
meriton respektin tonë gjeneratave. Suksese projektit!