Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Hata në Hatanjas

| E enjte, 24.08.2023, 07:49 PM |


Më 9.1.1965 në fshatin Hatanjas të Libofshës u gjetën të vetëvarura në barakën ku jetonin, Ganimete Arif Cuka (vitlindja 1928, në foto) dhe nëna e saj Dylbere (vitlindja 1898). Ato ishin internuar për 5 vjet, "për rrezikshmëri shoqërore" me vendimin nr.42, datë 5.10.1964 të Komisionit të Internim Dëbimeve. D.m.th. jetuan vetëm tre muaj të internim.