Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Feti Tunuzliu: Shqiponja

| E marte, 22.08.2023, 06:39 PM |


Feti Tunuzliu

SHQIPONJA

Fortesë fluturuese me pupla e penda mbuluar,

gjigand që shtegton maleve e stepeve prej teje sunduar,

shpend symprehtë që shtang nga mahnitja n’hapësirë,

që lë pa mend me kthetrat e fortë e krahët e shtrirë.

Gjatë fluturimeve  grabitqare n’kaltrinë qiellore shpërthen,

me loçkë sulesh drejt viktimës që tinëz e mbërthen,

e tërbuar ngop lakmitë - prej saj kërkon mish e gjak,

me çukitje sqepi t’kthyer e ngulitje t’thojve zemrak.

N’grahmat e fundit me klithje t’mbytura,

ndërsa pikën e zezë t’jetës e vuan viktima,

ti ëndërron me sy hapur a mbyllur të gjitha këto

kur je e uritur apo kur kënaqësinë trupore e do.