| E marte, 22.08.2023, 07:18 PM |
Një kështjellë rrethore në Rostomel, Britani!
Nga
Jahja Drançolli
Kështjella
Restormel është një nga kështjellat më të mrekullueshme në Britani, dhe është
shumë e veçantë falë formës së saj të pazakontë rrethore me përmasat e tij
(33.3 metra në diametër). E ndërtuar nga normanët pushtues në vazhdën e
pushtimit të tyre të vitit 1066. Ndërsa, struktura e tanishme rrethore, e
ndërtuar në shekullin e 12-të, ishte një vendstrehim luksoz për pronarët e saj
mesjetarë dhe u vizitua dy herë nga Eduardi, Princi i Zi (Edward, the Black
Prince). Por pas shekujsh përdorimi pa
ndërprerje, ai u shkatërrua pas përfundimit të Luftës Civile angleze në 1651.
Ajo u ble nga qeveria në fillim të shekullit të 20-të. Restormel tani
menaxhohet nga English Heritage dhe është i hapur për publikun.
Sot,
mbetjet e dhomave të kështjellës zbulojnë të dhëna për madhështinë e saj të
kaluar. Kaminët e mëdhenj, dritaret e larta dhe Salla e Madhe, e përdorur për
tubime, japin një ndjenjë të mjedisit dikur të pasur. Ngjitja në shkallët e
gurta nga oborri mundëson pamje mahnitëse të fshatit përreth!