| E enjte, 17.08.2023, 07:51 PM |
Korrupsioni nxitet edhe nga shqiptarët e thjeshtë
Nga
Vladimir Shyti
Pak
a shumë populli ynë ka krijuar një portret të tij. Një miniaturë shumë e dobët
dhe një portret të dytë. Asgjë nuk të kujton më popullin apo thjesht njeriun
mendimtarë, nuk ka asgjë që të nxitë kuriozitetin, apo të ftojë të kërkosh
diçka nga shpirti që rri pas asaj fytyre të ftohtë:i kalon para dhe nuk vren më
asgjë të veçantë, si i huaj, mospërfillës, i pakënaqur, sherraxhi dhe i
mbledhur në guackën e tij të ftohtë. Ka humbur natyra shqiptare, virtytet e
larta njerzore, ku mund të përvijohet dhe as mund të përcaktohet duke u nisur
vetëm nga pamja e jashtme. Edhe mikpritja, që trumpetohet nga politika jonë, ka
mbetur thellë nën lëkurë, në thelb, pikërisht është ajo, tragjedia e qenies së
tij. I mbyllur ndërvete me një gjuhë të rëndë që vetëm belbëzon. Nuk ka besim
tek ligji drejtësisë dhe me mendimin e rrënjosur se, vetëm paraja mundet t’i
ndihmojë në zgjidhjen e problemëve të tyre.
Këtë
peizash të errët, dramë e njërzëve në nevojë pa shikues, në heshtje përherë më
kërcënuese vihet re në mllefet e hallexhinjëve. Megjithëse, me vetëdije ja jep
rryshfetin puntorit të instuticionit, pastaj zë e mallkon në ekstazën më të
lartë të dehjes nga vetvetja. Por, ka edhe nga ata që nuk munden të paguajnë
shumën e kërkuar. Të ndrydhur, të brejtur nga hidhërimi ngren vetëm duart për
t’u lutur fatit, që të kalojnë hallin që u ka rënë. Nga bari thatë digjet edhe
shkurrja e njomë, thotë populli. Kështu shtohen hallet e dertet, trokasin në
dyert e të afërmëve, të miqëve dhe të shoqërisë për të gjetur me domosdo shumën
e kërkuar nga ata që kapërdisen në lokalet luksoze. Mund t’a kryejnë hallin që
u ka zënë, ose jo, por do të shtojnë edhe më tepër probleme vetes, ku dhe do të
përfundojnë në dyert e gjykatave. Edhe këtu duhet paguar, atëhere nuk ka vend
më për lutje, hapu tokë të futem. Fatkeqi do të zbrapset i trembur, me shikim
të llahtarisur nga terrori, duke parë sa largë e kishte flakur jeta nga
gjithçka që përmban ajo vetë dhe për gjithçka që kishte bërë ai vet. Dhe, kjo
flakje aq e fuqishme nuk lejon kthim prapa, ndaj i duhet thënë;stop
korrupsionit të çdo mase apo formë qoftë!
Ne
nuk jemi të dënuar nga fati, por në radhë të parë nga vetja. Po e nxitim me
dije apo pa dije ekzistencën e korrupsionit në vendin tonë. Duhet të dalim
lakuriq para të vërtetës, përballë vetvetes. Nuk na rrethon acari, por
shurdhëria rreth klithmës të përbindshme që mbyt këtë akt tragjik. Mjafton të
vendoset kokëposhtë kjo formulë, e ngulitur fort në trurin tonë, pastaj t, i
kërkojmë me ashpërsi llogari shtetit, që të reduktojë ligjet dhe të kuptohen më
lehtë nga masa e gjërë popullore.