Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1912, është pritur hyrja e Isa Boletinit dhe Bajram Currit në Shkup!

| E hene, 14.08.2023, 07:33 PM |


Jahja Drançolli:

Si sot, në vitin 1912, është pritur hyrja e Isa Boletinit dhe Bajram Currit në Shkup!

Sipas një dokumenti diplomatik, Isa Boletini dhe Bajram Curri kishin kërkuar nga një klub muzikor me interpretues shqiptarë të Shkupit, vëllezërit e besimit katolik për të ekzekutuar arie nga muzika shqiptare. Në të vërtetë, sipas dokumenteve relevante, është fjala për klubin “Shqiptar i Shkupit” dhe orkestrën frymore “Zani i Maleve”, një ndër themeluesit e të cilit ishte edhe Nikollë Bojaxhiu, baba i Shën Nënë Terezës!