Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: Zbulimi i ri madhështor arkeologjik në rrënojat e qytetit të lashtë iliro-dardan të Ulpianës

| E hene, 14.08.2023, 07:55 PM |


Elvi Sidheri:

Zbulimi i ri madhështor arkeologjik në rrënojat e qytetit të lashtë iliro-dardan të Ulpianës, 4 km larg Prishtinës, ku është zbuluar një mbishkrim me emrin e Perandorit Justinian dhe emrin e Dardanisë gjithaq, dëshmon thelbësisht vlerat e paçmueshme të këtij parku të mahnitshëm arkeologjik, të gjendur kaq pranë kryeqytetit të Kosovës, saqë tingëllon tejet e habitshme (dhe e pakuptimtë mirëfilli) sesi ky vend kaq tërheqës për ithtarët e lashtësisë dhe turizmit kulturor, nuk vizitohet as në nivelin 1/100 të kapaciteteve të tij nga turistët e huaj. Llogaritur që 500 metra matanë Ulpianës ndodhet edhe manastiri 700 vjeçar ortodoks i Graçanicës, i ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të mëparshme të moçme, potencialet turistike të Prishtinës do të shumëfishoheshin dukshëm, me pak strategji largpamëse dhe fushatë të mençur promovuese të këtyre (dhe një pafundësie të tjerash) vlerave botërore arkeologjike dhe kulturore që gjenden anembanë viseve të Kosovës.

PS: Krahas zbulimeve mbresëlënëse në vendbanimin liqenor palafit në Lin të Pogradecit, dhe dëshmimin e vjetërsisë gjashtë mijëve vjeçare të rrënjëve të shqipes së sotme, ky është një tjetër zbulim ngazëllues në këtë vit madhështor për trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore shqiptare.