| E diele, 13.08.2023, 07:58 PM |
Ditari i Kosovës: Albin Kurti i tha popullit të Tetovës 'Ju dua'
Nga
Kimete Berisha
Për
sherr, aty qëlluan plot gra të mbuluara!
I.
Barak
Obama është i pari që e ka relativizuar pavarësinë e Kosovës, na ka kthyer në
negociata 'të përjetshme' me Serbinë.
Prandaj,
shumë u gëzova që i doli duqi nëpër gazeta dhe u zbulua meraku i tij për të
bërë seks me burra.
Duhet
të jetë një vuajtje e madhe kjo që të bën t'i qahesh ish të dashurës si Obama,
që çdo ditë (sa ke bërë seks me grua), ke ëndërruar të bësh seks me burra.
II.
Unë kujtoj se secili mashkull që e shan gruan, neveritet nga gruaja, dhe e maltreton gruan (por nuk ndahet nga ajo), ketë e bën sepse proteston pse gruaja e tij nuk është burrë.
Por
ju mos u bazoni në mendimet e mia, se mund të ndodh e kam gabim.
III.
Protesta
e burrave pleq e organizuar nga xhamia kundër seksit në skenën teatrore të
Prizrenit ishte shumë e dhimbshme.
Gjynah,
pleqtë duan moral.
Sa
më pak që ndjen, aq më i moralshëm bëhesh.
Lidhur
me faktin se mëkatarët më të mëdhenj ulen në rendin e parë të xhamisë, s'kam
çfarë të shtoj.
Pleqve
të Prizrenit duhet t'ua sqarojë shteti se se artistët kanë luajtur në teatër e
nuk e kanë në repertor t'u shkojnë te shtëpitë e të zhveshen para tyre
-moszotallah!
Komuna
e ka për detyrë të organizojë trajnime me psikologë për heqjen e frikës së
pleqve nga organet seksuale, ndaj të 'cilave' sillen me hidhërim aq të madh
thuajse kurrë s'kanë parë sisa.
IV.
Qe,
shiheni Albin Kurtin se si nuk u frikësohet femrave, anipse nën unazë, i këndon
asaj arbëreshes që është aq arbëreshe sa që nuk përmbahet as ipeshkvi, ia jep arbëreshes një manushaqe,
çfare i ka qëlluar në dorë.
Sa
bukur.
Shumë
më pëlqen dashuria.
V.
Albin
Kurti ia vodhi stilin Agim Bahtirit.
Agimi
ishte i pari politikan në botë që e shprehte me
fjalë
dashurinë ndaj popullit.
Albin
Kurti për herë të parë i tha 'Ju dua' popullit të Tetovës.
Për
sherr, në mesin e popullit kishte plot gra të mbuluara.
Një
udhë e dy punë, populli evropian i Tetovës kishte shkuar për konceritn e 'Elita
5'.
E
'Elita' e nervozuar që po përdoret politikisht nga Albin Kurti, bërtiti si e
trentë:
'Ti
s'mund ta pushtosh
aq
lehtë zemrën time
si
konkuistadori
Amerikën
Latine;
S'ta
kam vjedhur zemrën
unë
ty me revole
pasi
shpesh më thua
se
jam Al Kapone'.
VI.
Presidenti
i Maqedonisë u nervozua me vonesë me
Albin Kurtin, pasi piu macja ujë', pasi Albin Kurti e hëngri 'tavën me groshë'.
Tetova
ështe vendlindja e kësaj tave të njohur.
Para
se shteti maqedon të fillojë hetimet për vizitën e kryeministrit të Kosovës në
Tetovë, Albin Kurti konstatoi se Maqedonia është më e 'fuqishme' se sa Zoti.
Sepse,
sipas kryeministrit, Tetova dhe Prizreni derisa kanë qenë në qiell - kanë qenë
një qytet, por kur zbritën në Tokë, i ndau mali Sharr.
Pra,
edhe Mali Sharr është më i fuqishëm se Zoti.
Nuk
ish dashur të jetë kështu.
Ish
dashur që ata që i bashkon Zoti - të mos i ndajë mali.
Pra,
Prizreni ishte 'Adami' që e hëngri mollën e popullarizuar të Tetovës të njohur
në Beograd si 'Tetovo jabuka'.
Prandaj,
ata pleqtë myslimanë të Prizrenit i tuten mollës.
VII.
E
Vjosa Osmani, nuk e ka kundërshtuar kryeministrin e saj për emërimin e ushtarit
të Millosheviqit zv.ministër, sepse ky krim i Albin akurtitnduket normal...
pasi
që edhe vet babai i saj ka punuar në Mbrojtjen Popullore (serbe) të asaj kohe
të errët për shqiptarët.
VIII.
Edhe
Vetëvendosje kanë garantuar që zv.ministri serb ka qenë ushtar (por s'ka qenë
në luftë), njësoj si Albin Kurti që u bë veteran i UÇK-së (anipse s'ka qenë në
luftë).
E,
ku e di Albin Kurtin që ushtari serb i Millosheviqit nuk ka qenë në luftë?
Ka
qasje në arkivin e ushtrisë serbe, apo
ushtria serbe kanë qasje në sekretet e tij!
IX.
I
kisha thënë Presidentes që po duket qesharake që unazën e martesës po e mban në
gishtin e mesëm, por po ma zënë kryer pastaj, po më thonë: valla më mirë në
gishtin e mesëm sesa si ti - hiç.
X.
Faton
Peci ndërkohë ka sharruar në lulediell deri në fyt, ka treguar se luledielli
është shumë i mirë dhe se është aq i mirë sa që edhe Van Gogu e ka
piktuaruar...
Por
deri tani nuk ka realizuar fotografi me kallamoq në dorë.
XI.
Ju e dini se hoxhën Shefqet Krasniqi e kam simpati dhe shih për këtë ia bëra
follow në Instagram. Fliste serbes për birësimin.
Tha:
birësimi është haram.
Ia
tërhoqa follow-in (derisa t'më hiqet
nervoza), sepse profeti Muhamed vet e ka birësuar një djalë Zaid
(s'është me rëndësi a para zbritjes së Kur'anit a pas zbritjes, kryesore e ka
birësuar).
Dhe,
pasi që Zaid është divorcuar nga gruaja e tij, profeti Muhamed është martuar me
ish-gruan e djalit të birësuar.
Ndoshta
kështu ka dashur të argumentojë se 'i huaji i joti s'bëhet'.
XII.
P.S.
Ata më thonë: Ti shkruan kundër Albinit sepse nuk të ka dhënë pozitë?
-
Unë u them: O shqiptarë, Albini më ka ofruar të bëhem deputete (qe pyete
Glaukun) - por s'kam dashur.
Koha
e dëshmoi se s'kam gabuar që kam refuzuar.
Qysh
kisha mundur të pres lejen e Mimoza Kusarit për t'i thënë asaj 'idi u sto...'.
Më
përpara e marr malin se sa që pranoj të më tregoj mua dikush se çfarë duhet të
mendoj!
Unë
jam si uji që jeton me ujin e nuk përzihet me të.
Për
të më kuptuar se çfarë po mundohem të them: shikojeni ujin e oqeanit Paqësor se
si është i bashkuar me Atlantikun, por nuk përzihet me të.
Në
disa raste, si në rastin tim, as uji me ujin nuk bashkohen.