| E diele, 06.08.2023, 06:30 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Ora shqiptare
Në
fund shqiptarët
Na
u bënë me orë,
Me
markën “Albora”
Të
rangut botërorë.
Zemërohen
zviceranët
Kërcejnë
porsi spec,
Me
orët super luksoze
S’njihnin
konkurrencë.
Prej
nga mrekullia
Shumë
i brenë marazi,
Ku
mbeti “Omega”
“Seiko”
dhe “Relax-i”?!
N’afërsi
të Gjenevës
Lajmërohen
orëtarët,
Që
pak kush i priste
Të
vijnë nga shqiptarët.
Dy
vëllezërit Shaqiri
Nga
Presheva etnike,
E
zgjodhën Gjenevën
Për
një punë fizike.
Për
t’u bërë “Vip-a”
Me
këtë farë zanati.
Kësaj
orës shqiptare
Për
t’i qeshur fati.
Ora
jonë “Albora”
Me
shqiponjë të zezë,
Ka
një sfond të kuq
Si
të kuqtë e vesë.
Tani
edhe Serbia
S’do
ta ketë lehtë,
Ta
ndalojë simbolin
Gjithandej
n’planet...!
Sidomos
gjatë verës
Kur
vijnë mërgimtarët,
Do
të jetë e zorshme
Sfida
me shqiptarët.
Pse
i rrudhni buzët
Po
e them pa spica,
A
s’e zbuloj pushkën
Masurica
nga Zarbica?!
Por
edhe “Viagra”
Doli
nga shqiptari,
Dhe
prej asaj dite
Po
na ecë së mbari.
Na
shtohen shqipet
I
shpërthejnë kufijtë,
Seç
u bëmë çapraz
Në
rresht duke prit’.
Puna
nuk na bënë
As
për “Fiks fare”,
Vëllai
shkon te vëllai
Me
kërkesë zyrtare!
Kthimi
Vijnë
e kthehen, përsëri mërgimtarët,
Me
nostalgjinë e pashuar të shtegtarit.
Nuk
i lodhin rrugët e gjata në pritje,
Nga
dashuria e madhe për vendlindje.
Për
aq ditë sa të qëndrojnë në Atdhe,
Dasma,
ahengje, gazmende deri n’re.
A
ka më mirë, se në ditët me diasporë,
Të
mbushen shtëpitë, plot me vizitorë.
Por,
malli i ardhjes, s’matet me kthim,
Gëzimet
shpesh gëlltiten me zhgënjim.
Zbrazja
e Luginës n’heshtjen e pështirë,
I
bënë mërgimtarët, mos të ndihen mirë.
Ikjen
e rinisë e përjetojnë si mos më keq,
E
shohin vendlindjen, një shtëpi me pleq.
Më
pas përçarje, urrejtje e ndasi nga partitë,
Janë
të tjera shqetësime, që shtohen për ditë.
Ka
dhe të tjera probleme: nepotizëm e hajni,
I
bëjnë mërgimtarët, të kthehen me mërzi.
Nga
shpirti i trazuar, shpaloset një pikëllim,
Me
pritje gjatë ardhjes, me pritjet në kthim.
Ngado
që të shkojnë, kthehen më të fortë,
Se
vetëm n’vendlindje, e kanë zemrën plot!
Stuhia verore
Korriku,
ky muaj i të korrurave
Vizatohet
në mendjet njerëzore,
Qoftë
për nga klimat tropikale
Si
dhe për katastrofat natyrore.
Pyjet
po digjen, deri tek rrënjët
Mbeturinat
bëhen shkrumb e hi,
Natyrisht,
prapa këtyre dukurive
Qëndrojnë
edhe shirat me stuhi.
Vërshime
e shtrëngata gjithandej
Vërsulen
furishëm me rrëmbim,
E
ballkanasit me mendjen top
Bëjnë
gara mes vete në armatim.
Me
sy e vesh, të strukur në lesh
Të
armatosen e kanë parësore,
E
ne të papërgatitur si çdo herë
Do
t’i presim stuhitë natyrore.
Sfidat
ndaj armatimit modern
Ecin
duke harxhuar para dhe energji
U
panë armët, sa na dolën në ndihmë
Gjatë
periudhës së keqe në Pandemi?!
Miza
Rastis
një mizë
Për
t’na bezdis,
Te
veshi zukat
Nuk
na lë rehat.
Më
tha një mik
Mos
u bë skeptik,
Për
të zënë miza
Na
duhen analiza.
Një
si plan ideor
Për
ta kap në dorë,
Kërkohet
së pari
Koncetrim
gjahtari.
Së
dyti preciziteti
Pastaj
vjen së treti,
Shpejtësia
si kusht
Për
ta fut në grusht.
Buzëqeshi
me zemër
Miza
që kish’ emër,
Tha
ky plan, më falë!
Na
qenka sezonal.
Ne
dukemi në verë
E
vjeshtë nganjëherë,
Por,
jo edhe në janar
Gjatë
dimrit me acar.
Ndaj
planin, gjithsesi
Ta
dërgoni në Qeveri,
Te
korrupsioni i parazitit
Në
të katër stinët e vitit!
Baladike
Nëntë
shpirtra i ka macja
Ali
Buza shkon për dhjetë,
Në
Luginën tonë martire
Besëtytnitë
nuk vdesin lehtë!
Ato
rrojnë në kokat boshe
Në
çdo kohë e në çdo stinë,
Me
legjenda e gojëdhëna
Që
të ngjallin lemerinë.
Thonë
Drakula nga Medvegja
Edhe
sot na ngjallë dilema,
Po
nga ishte dhëndri Rexha
Kur
e mbyti pela shqelma?!
Në
Bilaç të Bujanocit
Dikur
moti, jashtë ligji,
Ku
paraqitej ndonjë lugat
Bënte
nam vampiroviqi!
Nuk
i linte n’faqe t’dheut
Gjakpirësit
pa rezervë,
Anekënd
viseve tona
Nga
Tërnoci në Preshevë.
Sot
legjendat e baladat
Nuk
i kap askush me vesh,
S’ka
nevojë për t’i mësuar
Kur
i kemi midis nesh…
Kanë
zënë vend në parti
Që
mjerisht s’i kemi pak,
Nuk
është lepuri si dikur
Na
ka hy dreqi në bark.
Nuk
na lë dy gurë bashkë
Mbi
hapësirat ilirike,
Nëse
s’dimë kë kemi Babë
Rrofshin
nënat baladike!