| E enjte, 03.08.2023, 07:57 PM |
EH
KJO UDBA
Nga
Xhemal Ahmeti
Nuk
e di sa vite i ka Baton Haxhiu. Nuk e kam pyetur kurrë. Kur më detyroi të
kthehem në agorat shqiptare (kisha hek dorë) ishte ende i ri. As Berat Buzhala
nuk e di sa vite i ka. I marr si më të rinj ngase i kam dëgjuar pasi kam nis të
merrem me gazetari. E di që Batoni gjersa punonte për KD dhe si ish mik me
Arbër Xhaferrin më evitonte. Unë e di pse. Nëse rrej le të kallzojë. Dukuri
interesante është bërë kohëve të fundit se saherë e kritikoj pushtetin më
lidhin me këta dy. Kjo me siguri ka të bëjë më faktin se këta dy i kam dosta.
Dosta të mirë dhe nuk i jap lehtë. Janë dreqer, megjithatë. Nga miqtë e mi që e
dinë këtë punë kam prit respekt që mos i fyejnë, por ditëve të fundit si duket
e kaluan rubikonin. Ca i hoqa. Për disa më erdhi keq.
Miqtë
e mi e dinë poashtu që kam qenë i burgosur politik. I dënuar me 6 vjet burg për
Kosovën Republikë dhe Kundërrevolucion. Në burg pasi isha për Bashkim me
Shqipëri nuk më donin as republikanët dhe s'kam kaluar mirë. Madje kur thoja
diçka që s'duhej thënë edhe më izolonin. Bilall Sherifi që më vizitonte në
spitalin e Idrizovës ndoshta di më shumë. As për kolegët as për pushtetin nuk
kam qenë yll i ditës. Dënimi im ishte një proces i montuar politik, pasi nuk
njihja asnjë nga bashkëluftarët e mi. Ata me të cilët punoja nuk rranë në burg.
Janë gjallë. Kurrë në jetë s'kam punuar me regjim. Nëse ka ndonjë që di diçka
le ta thotë. Përherë kundër. Sepse ishim në të drejtë. Donim atë që na takonte.
Që u bë më 2008. Pas burgut nuk kam ushtruar
ndaj askuj hakmarrje: në stilin ata me metodën e tyre ne me tonën. Ka plotë
njerëz të mirë dhe ndihmues që punonin në pushtet. Kriminelët natyrisht bëjnë
përjashtim. Dhe tash ka bashibozukë qe
më thonë se komunikon me spiunë të UDB-së si Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu.
Ha! Unë e di saktësisht çka kanë bërë këta. Nuk janë spiunë, por 1 mijë herë më
patriotë se plotë patriotë që hanë mut sot agorave. Shumë prej tyre që sot
shiten atje si patriotë për çdo mëngjes hidhnin raportet ne kutinë postare të
ambasadës së Jugosllavisë. Pse hani mut kundër tjerëve kur vetë jeni hale?
Me
një fjalë ju mund ti quani njerëzit si të doni, vetëm në këtë e sipër shpresoni
që unë mos tregoj se kush e shtyu Batonin apo X të flas me kte apo atë dhe u
del çorba helm. Mos i rrasni hundët në punë ku nuk ishit. Ose mos na plasni
kapakun të flasim ne që ishim protagonist procesesh (ashtu gri, pas skene) që u
sollën lirinë ngase dimë edhe si u erdhi ajo.
Një
gjë duhet ta mësoni ju të zgjuarit pas orës 12. Bota e fakteve nuk është në
anën tuaj., Ndërkaq unë jam krenar që i kam dy të apostrofuatrit dosta. Jo se
janë fitila të drejtësisë, porse nuk janë spiunë si shumë që i akuzojnë të
tillë. Mos më shtyni të flas më shumë se unë jam vullkan që ua djeg arrat. Një
që pastaj si lumi nuk ndalet më. Panta rhei.