| E hene, 31.07.2023, 07:58 PM |
Pse ua lamë vehabistëve mërgatën shqiptare?
Nga
Gani Mehmetaj
Zyrtarët
e dy shteteve shqiptare, në vend të mbështesin e të financojnë shkollat shqipe,
në vend të përpiqen të ruajnë kujtesën kombëtare të brezit të ri, i kanë
braktisur mizorisht nxënësit shqiptarë të Mërgatës, duke ua lënë shoqatave
vehabiste. Zyrtarët shqiptarë, kur ishin veprimtarë e matrapazë politikë, e
zhvatën dhe e mashtruan popullatën e Mërgatën, ua morën kafshatën e gojës, i
dogjën në investime, u premtuan, ndërsa i harruan, prandaj sot, kur nuk ua kanë
nevojën, apo kur nuk mund t’i mashtrojnë më, i shitën të shoqatat islamike.
“Zbrazen
shkollat shqipe në Zvicër, mbushen xhamitë”, është titulli i një portali
shqiptar në Perëndim. Titulli alarmon: fëmijët e shqiptarëve të mërgatës jo
vetëm nuk do ta ruajnë traditën kombëtare, jo vetëm nuk do të mësojnë shkronjat
shqipe, jo vetëm nuk do të dinë asgjë për historinë e kulturën e tyre, por ata
po e braktisin qytetërimin evropianë, po getoizohen edhe më, atyre po ua
fshijnë kujtesën hoxhallarët mercenarë, duke i kthyer në mesjetën shkretinore
të fiseve beduine me të cilat nuk i lidh asgjë: as gjaku, as gjuha, as tradita
dhe as gjeografia. Mijëra kilometra i kanë ndarë dhe i ndajnë fëmijët shqiptarë
nga fiset beduine, qindra vjet i ndajnë edhe në shkallën e qytetërimit.
Keqpërdorimi i skajshëm i fesë, sikurse po e bëjnë islamikët arab e turq, duke
i futur në këtë mes fatkeqit e kombit tonë, do të krijojnë humnera të frikshme
në mes të shqiptarëve e perëndimorëve. Pse duhet të bëhemi fli për një kauzë
antikombëtare? Pse duhet të bëhemi gazi i botës? Ky fenomen i shëmtuar po
zhvillohet para syve tanë, ndërsa askush nuk e bën asnjë hap që të ndryshojë
gjendje, askush nuk i ve në veprim mekanizmat që ta kthejë historinë e
Diasporës për së mbari. Para 15 vjetësh, shqiptarët e Diasporës ishin pika më e
ndritshme e historisë kombëtare të çlirimit të Kosovës dhe të demokratizimit të
Shqipërisë. Sot ata po përballën më hakmarrjen e strukturave mafioze
shqipfolëse që e zhvatën Diasporën, po pësojnë nga shërbimi i fshehtë serb,
sepse Diaspora i nxori nga kthetrat e pushtuesit bashkëkombësit, duke i
ndihmuar materialisht e më armatim, po përballën më islamikët që nuk ua harruan
mërgimtarëve tanë ku e thërrisnin në ndihmë Nënën Terezë e Skënderbeun që t’ua
lidhnin fijet e shkëputura me Perëndimin. Prandaj, që të tri këto forca
antikombëtare, duan ta mbyllin sa më shpejt e sa më mizorisht kapitullin që
mund t’ua nxjerr të palarat, apo që mund t’u krijojë probleme, sepse diaspora e
mobilizuar kombëtarisht është forcë më e madhe ekonomike e atdhetare, është
motori i zhvillimit të dy shteteve shqiptare. Mirëpo, elitat tona politike e
shtetërore të kapura nga Turqia erdoganiste e vehabistët e Arabisë Saudite,
duan ta kenë sa më larg këtë forcë
atdhetare, prandaj e futen në lojë shkombëtarizimin përmes islamikëve.
Ta
sfidosh kombin tënd, duke e braktisur shkollën shqipe e të shkosh në mejtepe
për të mësuar gjuhën arabe në zemër të Evropës, është më shumë se sfidë, është
provokim i hapur ndaj mikë pritjes perëndimore, është tradhti ndaj kombi tënd,
është shkas i mjaftueshëm që të na shlyejnë nga familja evropiane. Ta shkelmosh
gjuhën tënde dhe të përqafosh një gjuhë shkretinore që nuk e ka mësuar as babai
as babagjyshi, është më shumë se t’ua
bësh gjëmën kujtesës së atyre fëmijëve që i detyrojnë të shkojnë në mejtepe
vehabiste, është përpjekje e hapur për shkombëtarizim dhe për armiqësim me ata
që u afruan mikë pritje. Ata fëmijë
shkojnë në mejtepe sepse prindërit e tyre i detyrojnë, apo sepse hoxhallarët i
mashtrojnë më joshje e premtime.
Nëse
titulli i shkrimit të portalit shqiptar: “Zbrazen shkollat shqipe në Zvicër,
mbushen xhamitë” – alarmon, pamjet janë edhe më dëshpëruese- në mjediset
zvicerane, të rregulluara sipas shijes orientale, vogëlushet e prindërve
shqiptarë, të mbuluara me shami turko-vehabiste- mësojnë alfabetin arab! E kanë
braktisur shkollën shqipe, e kanë shkelmuar kulturën e historinë kombëtare,
ndërsa mësojnë për luftëtarët pushtues arabë që e përhapen islamin më gjak e më
shpat, në vend të mësojnë luftërat mbrojtëse e çlirimtare të Skënderbeut, heroit të tyre kombëtar.
Kush
e nisi këtë gjëmë të shkombëtarizimit të filizave shqiptare? Shoqatat vehabiste
e turko-anadollake më ndihmën e shqipfolësve të paguar. Cili është qëllimi?
Sepse askush nuk investon pasuri përrallore në fëmijë të huaj. Kalamajtë
shqiptarë, nesër do të rekrutohen për luftërat e pafundme në Siri, Irak e
shtetet e tjera, ku priten të shpërthejnë trazira. Kush e financon mejtepin e
mësimit të gjuhës arabe, në zemër të qytetërimit të krishterë? Prapë shoqatat e
dyshimta, të cilat janë të lidhura me terrorizmin islamik. Më vetëdije po ua
lëmë shoqatave vehabiste e turko-anadollake brezin e ri të fëmijëve shqiptarë
në Diasporë, duke i shkëputur nga rrjedhat e kohës, nga shekulli XXI, për t’i
kthyer në mesjetën e mizorive islamike.
Si
ishte gjendja dikur, para se të vinin hoxhallarët e mejtepeve të shkretëtirës
në Zvicër? Shkollat shqipe në Diasporë me arsimtarët shqiptar nga Kosova e
Maqedonia, ua kanë mësuar me zell nxënësve gjuhën e alfabetin shqip, ua kanë
shpjeguar historinë kombëtare, e kanë mbajtur gjallë kujtesën kombëtare, i kanë
krijuar lidhjet në mes të fëmijëve të Diasporës e atdheut, ua kanë hapur
horizontet e kulturës kombëtare, duke mos i shkëputur për asnjë çast nga të
arriturat e qytetërimit të cilit i takonin. Shteti zviceranë, po ashtu e ka
mbështetur shkollën plotësuese shqipe, ua ka dhënë hapësirat publike, madje ka
dhënë disa milion franga për libra shqip, për heqjen e një pjesë të shpenzimeve
për arsimtarët shqiptarë etj. Arsimtarët nuk morën asnjë mirënjohje nga shteti,
pos shpërfilljes e nënçmimit, ata punuan nga entuziazmi e ideali kombëtar.
Ndërkaq
më shuarjen e shkollave shqipe e aktivizimin e mejtepeve, pasojat më të mëdha
do t’i heqin fëmijët, sepse posa të dalin në rrugë do t’i përbuzin, do t’i
nënçmojnë, do t’i trajtojnë si mish i egër në trupin e tyre, të huaj, të
padëshirueshëm, oriental. Kurrë nuk do të integrohen në qytetërimin evropian,
por as nuk të arrijnë të trajtohen shqiptarë. Të huaj në Zvicër, edhe më të
huaj në Kosovë. Ata do të shndërrohen në “arabë” të periferive të varfra, të
prirë për dhunë e krime, ashtu sikurse janë shndërruar getot arabe e turke në
Francë, Gjermani e Belgjikë. Natyrisht kjo do të jetë pjesa e fëmijëve të
mejtepeve, sepse fëmijët shqiptarë të shkollave laike, do të shquhen ashtu
sikurse edhe deri sot më mprehtësinë e ambiciet që na e zbardhin fytyrën.
Po
dy shtetet shqiptare ç’ bëjnë? Zyrtarët e dy shteteve shqiptare, në vend të
mbështesin e të financojnë shkollat shqipe, në vend të përpiqen të ruajnë
kujtesën kombëtare të brezit të ri, i kanë braktisur mizorisht nxënësit
shqiptarë të Diasporës, duke ua lënë shoqatave vehabiste. Zyrtarët shqiptarë,
kur ishin veprimtarë e matrapazë politikë, e zhvatën dhe e mashtruan popullatën
e Diasporës, ua morën kafshatën e gojës, i dogjën në investime, u premtuan,
ndërsa i harruan, prandaj sot, kur nuk ua kanë nevojën, apo kur nuk mund t’i
mashtrojnë më, i shitën të shoqatat islamike.
Athua
duhet të presim përmbysjen e elitave politike e shtetërore me orientim
antikombëtar, që ta shpëtojmë kombin nga islamizmi vehabisto-anadollak?
Shkruar me 2016