| E diele, 30.07.2023, 07:50 PM |
Ndërgjegjësimi i mërgimtarëve, motivim për ndërgjegjësimin e qytetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Shpresa
mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i
qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për
largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.
Parashikimet e sakta
politike
Ashtu
siq e kam parashikuar vite më parë në shkrimet e mia analitike dhe prononcimet
politike për mediat e shkruara dhe elektronike, të gjitha po dalin të vërteta.
Këto i vërtetojë kësaj radhe hapja e dyerve të Parlamentit për mërgimtarët që
jetojnë në vendet evro-perëndimore, të cilët e bojkotuan në mënyrë masive
hyrjen në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të shtetit në
përgjithësi, Ky është treguesi më i mirë i vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit të
mërgatës sonë pas mashtrimeve serike të politikanëve në pushtet dhe opozitë.
Thënë
të vërtetën, institucionet e shtetit nuk e merituan nderimin e mërgimtarëve siq
ka ndodhur në të kaluarën kur stërmbushej salla e madhe e Kuvendit me
bashkatdhetarë nga të gjitha vendet e botës.
Ky
duhet të jetë një sinjal i kuq për pushtetarët dhe për të gjitha partitë
politike dhe politikanët në përgjithësi, e në veçanti për deputetët e Kuvendit
të Republikës së Kosovës, të cilët nuk janë përfaqësues të partive politike në
Kuvend, por përfaqësues të popullit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve
të Kosovës.
Atdhetarët dhe ushtarët
e atdheut nuk paguhen nga shteti
Unë
nuk kam asgjë personale me asnjë liderë partiak, politikan apo parti politike,
nuk e kam asnjë preferencë të veçantë për asnjë subjekt të caktuar politik, por
unë e kam një preferencë dhe një dashuri të skajshme për vendin dhe qytetarët e
vendit tim, për të cilët jam angazhuar me tërë qenjen time për më tepër se
katër dekada dhe do të angazhohem pa u ndalur derisa të jemë gjallë për të
mirën e popullit tim.
Ndjehem
tepër krenar, që për katër dekada rresht kam punuar për vendin tim krejtësisht
në baza vullnetare pa u paguar nga shteti dhe i tillë do të mbetëm
përgjithmonë, ushtarë besnik i atdheut tim. Ushtarët e atdheut nuk paguhen, ata
e kryejnë borxhin ndaj atdheut dhe nuk marrin asgjë prej tij, kurse mercenarët
paguhen dhe zhvatin krejt çka të munden nga shteti i cili i paguan!
Betimin e ushtarit e ka
bekuar edhe Zoti
Eshtë
mirë që kanë filluar ta kuptojnë qytetarët e vendit dhe bashkatdhetarët se këto
parti aktuale të skenës politike nuk janë alternativë e ecjes përpara, pasi të
gjitha e kanë dëshmuar vetën në (keq) qeverisjen e vendit deri tek kjo e fundit
e cila kishte premtuar shumë dhe nuk realizojë asgjë për qytetarët dhe
mërgimtarët.
Andaj,
qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë në botën mbarë,
e vetmja mundësi dhe shpresë për zgjidhjen e shumë problemeve të akumuluara
ndër vite ka mbetur ngjizja e një alternative të re politike, siq po e quaj unë
ADN apo Alternativa Demokratike për Ndryshim, apo thënë edhe më mirë
alternativa shqiptare e cila do t’i hapë rrugë dhe shtigje të reja zhvillimit
ekonomik dhe mirëqenjes së qytetarëve.
Qytetarë
të dashur të vendit tim, ju lutem që të keni mirëkuptimin dhe konsideratën për
këto fjalë hyjnore të dalura nga thellësia e shpirtit tim. Me këto fjalë nuk
ndërlidhet asnjë interes personal apo grupor, ky është qëllim dhe objektiv i
imi jetësorë që ta bëjë Republikën e Kosovës shtet ligjor dhe demokratik, të
barabartë për të gjithë, e jo të mbetet siq ka qenë dhe është aktualisht “për
dikë nënë, e për dikë tjetër njerkë”.
Ju
garantoj dhe zotohem para jush dhe para Zotit, që nëse e kërkoni që unë të
bëhem pjesë e qeverisjes së vendit në të ardhmen e afërt, unë ushtari besnik i
atdheut tim do t’i realizojë të gjitha premtimet dhe në plotni siq i realizon
ushtari i lirisë objektivat e tij në vijat e frontit.
Vërtetë
ndjehem mirë që parashikimet e mia dhe të gjitha ato që i kam shkruar e thënë
ndër vite për këtë klasë politike, të gjitha po dalin të vërteta, ku për fatin
e keq, të gjitha partitë aktuale që ishin dhe janë në pushtet kanë dështuar në
bërjen e Kosovës shtet funksional, shtet ligjor, demokratik dhe të barabartë
për të gjithë qytetarët e vendit.