| E premte, 28.07.2023, 07:58 PM |
DRONI
“GRERËZA” HYRI
NË
DHOMËN E PUNËS
Nga
Kalosh Çeliku
Përçudi, pas
publikimit të shkrimit tim publicistik Droni “Bayraktar” i Erdoganit, të cilët
i bleu Qeveria e Kosovës me kryeministër Kurti, i cili tha, se: “Kosova, nuk
është në rrezik”, patrokitur hyri nga dritarja edhe Droni “Grerëza” në dhomën
time të punës dhe gjumit. E hapi Laptopin mbi tavolinën e punës. Tinëz, hyri në
shkrimet e mia publicistike letrare dhe libra.
E inçizoi me
kamerë dhomën time me libra, piktura dhe fotografi mureve: karikaturën e faqes
parë të Adem Kastratit me lodra (tupana) te revista për humor dhe satirë
“ZEKTHI”, që delë kur t’i teket. Ballinën e librit me karikatura: “Kali
Trojës” nëpër “Bit-Pazar”, po nga i njëtit piktor me pseudonimin Cun
Geli. Gjelin kryengritës mbi kokë në shtrat nga piktori poradacas Koci. Dhe,
doli te pikturat e mësuesit tim legjendar, Ramadan Ramadani - Ballazhi.
Në fund, i mori
nga muret edhe disa fotografi të autorit të këtij shkrimi publicistik nga
Shkolla e mesme normale “Zef Lush Marku” në Shkup, dhe studimeve në Prishtinë.
Edhe shkrimet e mia letrare dhe publicistike nga laptopi. Edhe, iku me
materialet e “rrezikshme”, matanë Kopështit, për “kundërzbulim” armiqsor. Fat,
që nuk lëshoi një “kashikarë” serbi me “shlihovicë” (raki kumbulle) në Shtëpi.
Jo, ato Dy
“kashikarat” e mia me raki rrushi në çantë. Ose, të dëllinjave...