| E diele, 23.07.2023, 07:58 PM |
FRANK SHKRELI: QYTETAR NDERI NË MALËSINË E MADHE
Nga
Dr. Paulin Marku
I
nderuar z Fran Shkreli
Më
gëzon pamasë vlerësimi që iu është bëre me titullin “Qyterar Nderi” nga vendi i
origjinës “Malësi e Madhe”.
Ju
jeni një intelektual që nderoni familjen, krahinën e Malësisë dhe shqiptarinë
kudo që ndodhet.
Harmonizimi
i mendjes me penen tuaj të mprehte ka qenë dhe do të mbetet një zë i fortë në
mediat e shkruara dhe vizive.
Karriera
e gjatë në fushën e gazetarisë ju ka bëre të njohur, si një nder personalitetet
shqiptare me kontribut të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe
drejtuat në “Zërin e Amerikës” duke mbuluar një pozicion shumë të rëndësishëm
dhe delikat për Evropën dhe Azinë pranë “VOA”.
Po
ashtu, ju keni bashkëpunuar dhe vijoni të jepni kontributin tuaj në komunitetin
shqiptar në Amerikë.
Vlen
të përmendet se ju jeni bashkëpunëtor i çmuar për gazetën “Dielli” dhe
“Vatrën”, si dhe i shumë shoqatave shqiptare. Ju jeni aktiv dhe në organizata
që veprojnë në SHBA në interes të Çështjes Kombëtare Shqiptare.
Z.
Fran Shkreli ka dëshmuar gadishmeri për të bashkëpunuar, dhe për të dhënë
kontributin tuaj intelektual në fushën mediatike e publicistike në projekte të
ndryshme realizuar në diasporën shqiptare në SHBA.
Miku
im, ju uroj shëndet të plotë dhe shumë suksese në punen tuaj mediatike.
Pena
juaj mos reshtë së shkruari në interes të Çështjes Kombëtare Shqiptare.
Me
konsideratë të thellë,
Paulin
Marku!