| E diele, 23.07.2023, 07:55 PM |
Sanksionet fusnotë e zezë për shtetin e Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
gjithë ata që kanë menduar se sanksionet e vëna ndaj Kosovës janë ‘fluskë
sapuni’ do të zhgënjehen keq, ashtu siq ishin zhgënjyer atëherë kur u vendos
fusnota* për Kosovën në vend të Republikës në fillim të bisedimeve të
Brukselit. Për fatin e keq i erdhi puna edhe kryeministrit aktualë t’i
nënshtrohet një fusnote* të tillë!
Me këtë klasë politike
as në pushime verore nuk shkohet
Shqiptarët
me klasën politike më të dobët në Evropë, duan të arrijnë rezultate të
kënaqshme në areën ndërkombëtare! Mirëpo, edhe përkundër rezultateve të dobëta
në qeverisjen e vendit, partitë tona politike e kanë tifozerinë më të fuqishme
në botë.
Një
gjë duhet ta dinë pushtetarët, opozitarët dhe qytetarët se pa plotësimin e
kushteve të vëna nga bashkësia ndërkombetare nuk do të hiqet asnjë masë
ndëshkuese ndaj Kosovës
E
ajo çka është më e keqja, pa heqjen e sanksioneve, Kosova nuk do të mund ta
bëjë asnjë hap para drejt integrimeve evropiane, gjegjësisht të anëtarësimit në
Këshillin e Evropës dhe e rrezikon seriozisht edhe liberalizimin e premtuar të
vizave për janarin e vitit 2024.
Qytetarët
duhet të këndellen dhe të vetëdijësohen, se me këtë klasë politike jo vetëm që
nuk shkohet në Bashkimin Evropian dhe OKB, nuk shkohet as në pushime verore në
Shqipëri!
Prishja
e raporteve ndërshtetërore me Shqipërinë, i ka lënduar edhe raportet
ndërvëllazorore mes qytetarëve e të dyja shteteve shqiptare, gjë e cila nuk ka
ndodhur që nga koha e diktaturës komuniste.
Edhe pas zmbrapsje s’ka
shtensionim të Veriut
Ndarja
që i erdhi qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës në përgjithësi pas 12
qershorit 1999, është një padrejtësi historike e radhës e ndërkombëtarëve, e
cila edhe pas 24 viteve, jo vetëm që është akoma e tillë, por vazhdon të mbetët
një "enigmë" e pa zgjidhur dhe pa sqaruar deri më sot nga asnjë
politikan apo ushtarak i kohës sonë!
Mbetën
të pa sqaruara rrethanat të cilat çuan në ndarjen e qytetit dhe pjesës veriore
mbi Urën e lumit Ibër!
Ishte
plan apo rastësi vendosja e forcave "paqëruajtëse" ruso-franceze mbi
Urë më 12 qershor 1999!?
Ishte
e rastësishme apo e obligueshme mos-shtrirja e trupave të UÇK-së në pjesën veriore
pas çlirimit!?
Ishte
ndarja pjesës veriore produkt i ndonjë marrëveshje të fshehtë apo e
rastësishme!?
Janë
këto pyetje, të cilat mbeten pa përgjigje tani e 24 vjet më parë, ashtu siq
mbeti i ndarë veriu i vendit dhe qyteti i Mitrovicës në veçanti!
Edhe
pas 24 viteve mbetet ende në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të
OKB-së, edhe pas 12 viteve ende është në fuqi fusnota*, pra ende nuk u shkrirë
“fluska e sapunit” e E(uri)ditës e cila e hoqi emrin e Republikës në bisedimet
e Brukselit, në mbledhjet e KS të OKB-së e gjetiu ku përfaqësohet kosova në
arenën ndërkombëtare. Pra edhe sanksionet janë fusnotë e zezë për shtetin e
Kosovës.
Vetëm
injorantët dhe naivët politikë mund të besojnë se do të shtensionohet situata
në Veri pas zmbrapsjes së Albin Kurtit. Tani kur po i shkruaj këta rreshta,
zmbrapsja e parë ka ndodhur me reduktimin e forcave policore në e Veri, e cila
do të vazhdojë me hapat e tjerë deri në zmbrapsjen përfundimtare.
Florim Zeqa
20.07.2023