| E premte, 21.07.2023, 08:00 PM |
Gjermanët në Kosovë gjatë mesjetës: Monumenti i kultit saksono-gjerman në Artanë (Nuovabarda, Nouvamonte) i njohur së paku nga shek. XIII-XIV!
Nga
Jahja Drançolli
Monument
i kultit në fjalë në lidhje me dokumentacionin, që doli nga Arkivi i Muzeut te
Kosoves (1955), zotëronte këto dimensione: 27,70 x 12, 60. Ndërsa, sipas
argjipeshkvit të Tivarit Marin Bici, i cili kishte vizituar këtë në vitin 1610,
monumenti në fjalë ka mundur ti zinte rreth 3000 besimtarë. Emri i tij, siç e
ndeshim në dokumentet e kohës, Shën Mëria ose kisha sase (Santa Maria chiesa
canonicale in Nouamonte), u bë i njohur në botë edhe sipas shërbimit aty të
humanistit Martin Segoni (?-1485). ). Ajo që tërheqë më tepër vëmendjen këtu
janë njoftimet nga dorëshkrimet të cilat zbulojnë vetëm fillimin dhe fundin e
rrugëtimit të jetës së Segonit. Fillimi ndërlidhet me Artanën, ku lindi në
shtëpinë e t’et, Gjon Segonit, dhe fundi me Ulqinin (1482-1485). Duke bërë
kërkime e arkivore në Padova për arbërit në Universitetin e Padovës, kam pasur
privilegj, për të ndeshur me njoftime që shpiejnë në veprimatrinë e Segonit në
Universitetin e Padovës gjatë viteve 1474-1475. Në universitetin e kësaj qendre
të madhe të kohës, kishte mbaruar studimet dhe në shkurt të vitit 1475 kishte
mbrojtur doktoratën nga e drejta kanonike. Jo vetëm në atë kohë, por edhe disa
dekada më parë u bën të njohura
marrëdhëniet në mes të Artanës dhe Universitetit të njohur në Padova.
Brenda këtij kuadri Martin Segoni, njëri ndër humanistët më i cituar i kohës
për tema të luftës, në latinishtën vulgare kishte shkruar dorëshskrimin e
shkurtër kushtuar Skënderbeut: “Tregim mbi Gjergj Kastriotin [...], i quajtur
Skander Beg, Aleksandri i Madh”. Përveç këtij dorëshkrimi janë të njohura edhe
disa shkrime të Segonit në latinisht në të cilat bëhet fjalë për rrugët e
Eurpës Juglindore, si, rrugët që shpien për në Kosovën e sotme, të cilën e quan
Dardani; rruga Egnatia, e cila që nga Durrësi dhe Apollonia shpie për në
Lindje. Gjithashu, në dorëshkrimet e Segonit ndeshim njoftime për trevat e
Arbërisë Veriore dhe Jugore.