| E enjte, 20.07.2023, 07:51 PM |
BINOMI BORRELL-VUÇIQ BASHKËPUNUAN KUNDËR KOSOVËS
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
"Sa
poshtë ka rënë katundi!" Kështu thotë populli, në habinë e tij të
skajshme, për veprimet skandaloze, që bëjnë ata, prej të cilëve nuk pritej!
Sanksionet e BE-së dhe të tjerëve, të vendosura ndaj Kosovës, janë në adresë të
gabuar. Është Serbia ajo që duhej dhe duhet sanksionuar, për shkëljen e
marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Përkundër Kosovës, Vuçiq anashkalon të
gjitha marrëveshjet tjera dhe nxjerrë si "xhokër", qëllimshëm,
Asociacionin.
BE-ja
parashtron tri kërkesa për Kurtin, përkatësisht, për Kosovën, që ndërlidhën me
depërshkallëzimin e situatës shpërthyese në veriun e Kosovës:
1)
Largimin e kryetarëve të komunave, të zgjedhur, ligjërisht, më 23 prill 2023;
2)
Largimin e Policisë Speciale të Kosovës nga mjediset e 4 komunave veriore;
3)
Shpallja e menjehershme të zgjedhjeve të parakohshme dhe garantimin e mbajtjes
së tyre.
Përgjigja
e kryeminstrit Kurti, mendoj se, është logjike. Vërtet, ai mund ta largojë nga
zyra komunale, në Leposaviç, kryetarin Lulzim Hetemin, (dhe këtë duhet ta bëjë
menjëherë), për ta vendosur në ndonjë objekt tjetër. Edhe pse kjo është një
kërkesë provokative e cinike, sepse është teke e bandave serbe, me prapavijë të
qartë politike. Objektet komunale janë pronë e Kosovës dhe jo e "milicisë
fashiste të Beogradit", - siç i emërtonë, saktësisht, kryeministri Kurti.
Kërkesën
për largimin e Policisë Speciale, e herë-herë, të gjithë Policisë të Kosovës,
nga ambientet e komunave në veri, ka një qëllim, qartësisht, të lexueshëm:
"Lista Serbe", e mbështetur nga dy organizatat terroriste,
"Severna Brigada", (Brigada e Veriut) dhe "Civilna Zashtita",
(Mbrojtja Civile), të dirigjuara nga Beogradi, realisht, nuk janë të
interesuara për zgjedhje të sërishme.
Përkundrazi,
duan t`i pushtojnë zyrat ekzistuese, ta vazhdojnë punën dhunshëm, qoftë edhe me
pagesë nga Beogradi, për të krjuar kushtin "fait a copli", -faktin e
kryer-, të pavarësimit të Veriut nga Kosova zyrtare! Zvoglimi i numrit të
kontrolluar të policisë, në raport me situatën faktike në terren, mund të
bëhet, por, me një rezervim gjetkë dhe në gadishmëri nevoje.
Ndërkombëtarët,
ndërmjetësuesit thonë se "mbrojtjen e komunave e siguron KFOR-i!?"
Por gurët, stupcat e plumbat e 29 majit 2023, në Zveçan, e vunë në luhajë
besimin se KFOR-i nëse e ka seriozisht mbrojtjen e institucioneve, ndërkohë që
nuk mbrojtën as vetën! Ndryshe nga Policia, Ushtria, zakonisht, është e
paprekshme, duke përdorur edhe armën në vetëmbrojtje të afërt. Çuditërisht,
KFOR-i nuk përdori as -gazin lotësjellës-, si masë elementare të përballjes me
turmën-bandë!?
Kryeministri
Albin Kurti pranoi mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në 4 (katër)
komunat e veriut të Kosovës. Por, paraprakisht, duhet të krijohen kushtet
adekuate, për zgjedhje të lira dhe tërësisht demokratike. Sepse me banda nëpër
këmbë, me shantazh e frikësim, rrezikojnë dështimin e sërishëm të zgjedhjeve.
Sanksionet,
tashmë, disa janë vënë, ndërkohë pritën sanksione tjera, qofshin nga BE-ja,
SHBA dhe shtete të tjera veç e veç. Padyshim, këto sanksione janë sa të
njëanshme, aq edhe të padrejta. Paradoksalisht, po ndëshkohet viktima-Kosovë
dhe jo persekutori-Serbi! Serbia është shkelëse serike e marrëveshjeve, që nga
nisma e dialogut, tej një dekade më parë dhe në vijimësi.
Toleranca
me tepëri e BE-së, për Serbinë, pretenduese e shantazhuese, ndaj shteteve të
Ballkanit Perëndimor dhe, në veçanti, me shenjestër Kosovën, i ka krijuar
hapësirë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën, por edhe më gjërë Ballkanin.
Dhe, për revanshin e sotëm të Serbisë, nesër do të pendohen, ashtu siç u pendua
Christopher Hill, për lejimin e themelimit të Asociacionit të 14 komunave në
Bosnje e Hercegovinë, që fundoi me "Republika Srpska"! Por, pendimi i
vonuar nuk amniston fajësinë, tashmë, të bërë.
"Fshati
që duket, nuk ka nevojë për kallauz",- thotë urtësia. Qasjet Lajçak dhe
Borrell ndaj Kurtit, përkatësisht, Kosovës, janë destruktive dhe të njëanshme.
Kurti rrëfen: "Në një takim dialogues në Bruksel, unë bëra 8 (tetë)
propozime, si variante të bollshme për zgjidhje të çështjeve, të mbetura peng
nga Serbia. Të gjitha u refuzuan. Vetëm një propozim e bëri Vuçiq dhe u pranua
nga Borrell! Kjo dëshmon se Vuçiq e Borrell konsultoheshin paraprakisht. Dhe,
Kjo është e padrejtë, e dhimbshme, sepse peshorja e së drejtës anon nga i
forti.
Të
gjitha kundërshtive eskaluese të situatave të serbëve në veriun e Kosovës, u
kanë paraprirë deklaratat nxitëse të ndërmjetësuesëve të dialogut Kosovë-Serbi.
Udhërin e heqjes të targave, edhe pse ndërkombëtarët e pranuan si të ligjshme,
me vonë u penduan, i relativizuan si "teneqe", që nuk duhet marrë me
ato, edhe pse serbët deklaronin hapur se "nuk e pranojmë as qeverinë dhe
as shtetin e Kosovës", pra, as targat RKS! Pasojnë barrikadat serbe dhe
ndërkombëtarët i quajnë të ligjshme! Edhe pse KFOR dhe EULEX proklamonin se
"jemi këtu, për sigurimin e lëvizjes së lirë dhe respektimin e të drejtave
të njeriut", megjithatë, ishte rast unik në botë, për një muaj radhazi u
toleruan barrikadat, të vëna nga bandat e veriut!
Për
ta paralizuar administratën, rendin, jetën politike, zyrtarët komunalë,
policia, gjyqësia, me urdhër të Beogradit, provokuan bojkotin total, me
qëllimin politik, për ta paralizuar jetën në veri, për të përfituar favore në
dialogun Kosovë-Serbi. Vakumi administrativ pushtetar në veri, ku ligjin e
bënin bandat, duke maltretuar me rrahje e djegie veturash dhe pronash
bashkëkombasit serbë dhe të tjerët, ndërkombëtarët u pajtuan për mbajtjen e
zgjedhjeve në 4 (katër) komunat e veriut. "Lista Serbe" bojkotoi
zgjedhjet. Fituan shqiptarët, por serbët filluan protestat, duke mos lejuar
hyrjen në objektet komunale, të kryetarëve të zgjedhur! Përsëri u penduan
ndërkombëtarët, pse aprovuan mbajtjen e zgjedhjeve! Dhe, pendesën e tyre i pari
e denoncoi Vuçiq.
Protestat
e dhunshme, me elementë kriminelë, të ardhur enkas nga Serbia, për të provokuar
dhunë, deri në përgjakje, përfshirë edhe ushtarakët e KFOR-it; Policinë e
Kosovës; gazetarët dhe vendorët shqiptarë. E gjithë bota demokratike reagoi,
për egërsinë e bandave dhe qëllimet politike e kriminale të tyre. Madje edhe
ndërkombëtarët, sidomos Borrell dhe Hovenier, deklaruan se për sjelljet
banditeske duhet të veproi ligji, ndëshkimi.
Policia
e Kosovës filloi arrestimin e disa kriminelëve, "të zënë me pelë për
dore", pra, të faktuar me regjistrime në aksionet ekstrem të dhunshme.
Përsëri ndërkombëtarët u penduan dhe akuzojnë Kurtin dhe strukturat e rendit,
kinse, po provokojnë serbët në veri me burgosje. Më i ashpri ishte Borrell,
fliste dhe flet me gjuhën e Vuçiqit. Nuk është çudi që nesër mund të kërkojnë
edhe lirimin e tyre, në emër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi,
edhe pse kanë shtenë me armë zjarri në publik, duke shkaktuar plagë trupi. Dhe,
ligji këto akte kriminale i cilëson shkaktim të rrezikut masiv, tentativë vrasje.
Kryeministri
Kurti, mendoj se, bëri një "lapsus lingua", kur tha se "banditët
ose në burg, ose të ikin në Serbi"! Në fakt, Kurti duhej të thoshte se
turmat me pagesë, të dërguara nga Serbia, enkas për protesta në veriun e
Kosovës, të kthehen nga kanë ardhur, ndërsa banditët e dhunshëm të arrestohen
menjëherë. Banditërit e dhunshëm, që kanë shkaktuar plagë e gjak, të cilët
arrijnë të arratisën në Serbi, apo gjetkë, ndërkombëtarët të trysnojnë tek
Vuçiq, për t`i kthyer kriminelët në vendin e krimit, në Kosovë, për t`u hetuar
dhe dënuar, për krimet e tyre ndër vite dhe këto të fundit.
Presidenti
Vuçiq e shfrytëzoi këtë gabim të Kurtit, do ta quaja gjuhësor, dhe vazhdon ta
keqpëdorë, duke thënë se "Kurti po bënë spastrim etnik në Kosovë, duke u
thënë serbëve në Kosovë ose ikni në Serbi, ose do t`ju fus në burg"!
Lakuam
emrin e shefit Borrell, në qasjen kontraverse të tij, në raport me Kurtin dhe
Kosovën. Por, hiq më të lehta nuk i ka "dajret" vartësi i tij Lajçak,
në qasjet tejet të vrazhdëta ndaj Kosovës, në veçanti, kur bëhet fjalë për
Asociacionin. Ilustrojmë me Draft statutin, të paraqitur në Bruksel, nga
Komisioni Menaxhues serb, i emëruar nga qeveritë e para Kurtit, por që kurrë
nuk u konsultuan dhe as nuk i dha llogari organeve përkatëse të Kosovës. Nga
përmbajtja e Draftit, rezulton të jetë hartuar në Moskë e Beograd!
Në
mes tjerash, Drafti përmbanë edhe këto "xhevahire":
1)
Kërkohet autonomi territoriale për serbët e Kosovës, madje edhe
2)
Të drejtën e referendumit, edhe pse referendumi nuk lejohet me Kushtetutën e
Kosovës!
Dhe,
pas leximit të këtij palo Draft statuti nga Lajçak, deklaron mburrshëm:
"Drafti është një pikënisje e mirë për dialogun e mëtejmë!" Pas kësaj
qasjeje, thellësisht armiqësore, por edhe kriminale karshi Kosovës dhe popullit
të saj, ballafaqimi me atë, pra, Lajçak-un, do të ishte i sikletshëm, për
dialoguesit e Kosovës me atë!