| E merkure, 19.07.2023, 09:00 PM |
XHADIA*
Nga
Kalosh Çeliku
Herët,
në mëngjes më paraqitet djali Deni: -Hë, “magar” çka bënë?! A, i ke marrë hapat
e mëngjesit “hallall”, apo ato “haram” të “muslimanëve” të Shkupit?! Dhashtë
Zoti Madh, nuk ke marrë nga ato të “rrezikshmet” të Xhadive në “Shtëpinë
Publike”. Dhe, a ke nevojë të të sjell ndonjë çekan me raki rrushi. Ose,
dëllinje me Dy çepa Ibriku nën Dradhat gorrice, në Shkup?
I
përgjigjem: Nuk ka problem. Vetëm, se: jo të dardhave gorrice të Shkupit, po të
atyre të Xha Derallës, që me sharrë në krah i shartonte nga dardha gorrice dhe
turke, në Dardha shqiptare. Vetëm, mos më sill bukë, dhe çaj rusi! Probleme kam
me Poezinë erotike. Gruan besnike. Mrizet e Zanave të Fishtës. Rakinë e
rrushit. Dhe, Dy shtamat me verë të Mikes Di. Xhadinë, nateditë me pashterkë të
kuqe, që: dasmave shqiptare i përdredh bythët, dhe i shkund sisat para
Babashehut. Pavetëdije, se: Babashehu mbi varr ia hudhë mbi kokë këmishën e
bardhë, dhe e bënë bythekrye mbi varr, në Tyrbe. “Baba Tomorin” e ?ajupit. Tjetër, asgjë. Momentalisht, pi raki rrushi “hallall”.
Edhe, atë: me Dy qe në zgjedhë, t’i lëroj arat e Babait, dhe një kalë me shalë
përpara, rrëzë “?uke”. Nuk e dua
“haramin”.
Qafëpërqafe,
ditënatën e kaloj me gjashtë macit e mia besnike që m’i polli Xhadia në shtrat,
në dhomën e gjumit. Dhe, mi la natën pas dere. E di, mungon edhe një e shtata
Maci. Ende, nuk ia di emrin. Noshta, nesër edhe atë do të ma lindë Xhadia në
shtrat, pasmesnate. Numrin, nëntë. Dhjetë, Nesër: sipas letërsisë popullore
shqiptare do ta kemi në Shtëpinë e Babait. Sipas meje si shkrimtar
“problematik”: Dhjetë plagë, dhe një Urim.
Problemi,
se: Dy qeve të Babait, duhet t’u prijë para edhe një Kalë me shalë. Arat e
Babait, nuk lërohen me një ka zgjedhe pllugu fushe, rrëzë “?uke” të Cërvicës Kërçovës. Ose, dy qe me zgjedhën në qafë.
Patjetër, para duhet tu pri edhe një Kalë me shalë.
Përpiqem,
t’i hip Kalit bardhë të Babait, jo atij që i hipi Nevzat Halili me një këmbë të
thyer në stadiumin e Tetovës. As, “Kalit Shemës” të Ali Ahmetit, që i hipi me
përkrenaren e Skënderbeut mes varrezave të automobilave në “Bit – Pazar” të
Shkupit shqiptar. Po, Kalit bardhë të Babait pullali me dy “nagëntë” në brez.
Dhe, njërin fishek të nagëntit”, në gojë. Gjokut pullali, që e shalonte fushës
Cërvicës dhe maleve të Kërçovës.
“Kali
Shemës” pas porte me të dyja këmbët e prapme, përkohësisht më ka hudhur
bythekrye me gjithë samarë në “Përrua - Thanë”. Padashtas, ma kujtoi ngjarjen
historike të Nevzat Halilit. Këngën popullore të asaj kohe, “Arushën e Malit”
me çifteli, kur partizanët e tij partiak e hipën në një kalë të bardhë me një
këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës, rrëzë Sharrit Plak. Dhe, pas pak kohe në
rolin e kalorësit të arratisur e shpallën të “çmendur” në skenë, se: me shpatën
namëmadhe lufton kundër Skënderbeut në një “komedi” të arnuar politike para
publikut në Teatrin e pakicave shqiptare, në “Bit – Pazar” të Shkupit.
Tashti,
e shoh, se: më kanë dashur vetëm Tri Gratë e mia besnike. Nateditë, më kanë
dhënë gji me Dy shtama. Jo, Zoti. Edhe pse, unë si rrugaç: nuk e kam dashur
vetë Zotin. I kam dashur Gratë e mia
besnike. Punë trjetër është ajo, sesa: ai më ka dashur Mua si Poet?! Nuk e kam
fjalën për shtetin e “përbashkët” jugosllav. Qoftë, ai “maqedonas”, apo
shqiptar. Nuk i kam dashur si shkrimtar, as Dje, as Sot. Kutadi, ndoshta: nuk
do t’i dua as edhe Nesër. Ai më ka dashur mua si Poet. Po, unë: nuk e kam
dashur si shtet i “përbashkët vëllazërim - bashkimi. Punemadhe. Edhe ai, edhe
unë: dihet, sesa duhemi me shekuj para syve të ndërkombëtarve sa për sy e faqe.
Sot për sot, duhemi si një burrë dhe grua në një “Shtëpi Publike”. Shtrat gjumi
me ëndrra për Ditën e Nesërme.
Feleminderit
Zotit, që: nuk më ka dhënë vajzë si baba në familje, se: nesër, kur të ma
këthente burri botës shqiptar (dhëndërri) në shtëpi vajzën me gjithë fëmijë, do
ta kisha vrarë aty për aty me nëntë plumba në ballë, dhe vetë do të shkoja në
burg. Deni, qeshet.
-E,
kush do të të nxjerrë nga “Përroni i Thanës” me dëllinja dundushore? Burgu
Natyror, te “?ifliku i Xha Derallës”,
mes mrizeve të Dardhave gorrice?! “Jasakët e Tikeve”?!
Përgjigjem:
“Përroni i Xhetit”. Ose, “Lugu i Ymerit” me raki dëllinje?
-Mos
i harro edhe ato Dy shtamat e Lydi Di me raki rrushi, më porositë djali, Deni.
-Kurrësesi,
pa ato Dy shtama me verë nuk hyj Sot në luftë për “Liri”.
-Duartrokitje,
qeshë me zë Deni.
Tashti,
qeshem Unë Poeti: merita ka, edhe Xhadia me pashterkë të kuqe...
1. Grua llafazane, dhe
kurvë.