| E merkure, 19.07.2023, 07:54 PM |
KUR
MILAN KUNDERA PATI FTUAR NË PRAGË GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ, JULIO CORTÁZAR DHE ?ARLOS FUENTES
Në
vitin 1968, Milan Kundera pati ftuar Julio Cortázar, Gabriel García Márquez dhe
Carlos Fuentes për të vizituar Pragën e tij. Ishin kohë tejet të vështira, veç
tre muaj pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë.
Tre
shkrimtarët e shquar qenë ftuar për t’u njohur personalisht nga afër lidhur me
çfarë kish mbetur nga Lidhja e Shkrimtarëve vendas.
Kundera
sakaq do të shkruante mbi këtë vizitë:
“Kalova
bashkë me ta një javë të paharrueshme. U miqësuam menjëherë njëri me tjetrin,
ndërsa porsa ishin larguar munda të lexoja, akoma të pashtypur zyrtarisht,
përkthimin në çekisht të “Njëqind Vite Vetmi”.
Ndërkohë
tregimi më grishës ka të bëjë me udhëtimin me tren që i pati shpënë në Pragë
tre latinoamerikanët e mëdhenj, për t’u takuar me mikpritësin e tyre, Kunderën.
Sikurse
“tokësorë” të tjerë, këta tre shkrimtarë kishin një frikë të përbashkët lidhur
me fluturimet me avion, veçanërisht Gabo, prandaj patën zgjedhur ta bënin këtë
udhëtim me tren, duke e përshkuar Europën anekënd gjatë natës, në binarët që
shpinin nga Parisi gjer në Pragë.
??????? ????í?
?á?????, e pati mishëruar një
pjesë të kësaj nate të paharruar në prologun që do të shkruante për librin
“Imazhi i Julio Cortázar”, nga Ignacio Solares.
“Po
udhëtonim me tren nga Parisi, ngaqë të tre ishim fort solidarë në drojën tonë
nga avioni, teksa ndërkohë kishim llomotitur për gjithçka të mundshme nëpër
natën e ndasive të dy Gjermanive, krahas oqeaneve me rrepa të mbjella kudo,
fabrikave vigane që prodhonin gjithçka të përfytyrueshme, rrënojave të luftës
së dikurshme dhe dashurive të paligjshme.
Kur
do të binim në gjumë, Carlos Fuentes-it i ra mendja ta pyeste Cortázar-in sesi,
në çfarë momenti dhe me nismën e kujt ishte përfshirë pianoja në orkestrat e
jazz-it. Ishte një pyetje rastësore, pa asnjë grishje për të ditur diçka më
tepër se ndonjë datë apo emër të saktë, ndërsa përgjigja ishte në formë të një
shtjellimi të mahnitshëm që do të zgjaste deri në agun e ditës, mes gotash të
stërmëdhaja birre dhe salsiçesh e patatesh të ftohta.
Cortázar,
i cili dinte t’i maste shkëlqyer fjalët që thoshte, na ofroi edhe një thellim
gjithëpërfshirës historik dhe estetik, me një rrjedhshmëri dhe thjeshtësi të
pamohueshme, që do të kulmonte kur po zbardhte dita, me një apologji homerike
të ??????????? ????. Jo vetëm që ai çoku
fliste me një zë të thellë, që tingëllonte si një organo me shkronjat “Rr” të
zvarritura, por edhe me duart e tij të bëshme, që askush nuk i kishte më
shprehëse se ai”.
Carlos
Fuentes gjithashtu i pati botuar përshtypjet e tij nga ai takim:
“Milan
Kundera gajasej së qeshuri, ishte një vigan sllav me një çehre nga ato që i has
njeriu vetëm matanë lumit Oder, mollëzat e faqeve të ngritura dhe të ngurta,
hundën e shtyrë, flokët e shkurtra që kishin braktisur leshverdhësinë rinore,
ngase kish hyrë tanimë në viset e thinjura mbi të dyzetat, porsi një përzierje
boksieri dhe oshënari, diçka mes Max Schmelling dhe papës polak Gjon Pali II,
me pamjen fizike të druvarit dhe alpinistit të regjur; por gjithashtu me duar
të mirëfillta prej shkrimtari, domethënë duar si të nënës së vet, një
pianisteje.
Sytë
i kishte si të gjithë sllavët; me ngjyrë gri, të rrjedhshëm, befas të zymtë, në
shndërrimin e rrufeshëm të ndjeshmërisë, tipike të shpirtit të sllavëve, një
vrull pasionesh. E pata shikuar të qeshur; teksa e përfytyroja si një figurë
legjendare, një gjuetar të lashtë në malet Tatra, i ngarkuar me lëkurët që ua
kish rrjepur arinjve, për t’u dukur si ata edhe ai”.
Përktheu nga
spanjishtja:
ELVI SIDHERI