Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Gjakmarrja, por me shume se kaq!

| E premte, 02.01.2009, 06:08 PM |


Gjakmarrja, por me shume se kaq!

 

E verteta thone qe dhemb. Biles thone qe eshte dhimbje me e keqe se e dhemballes, e djegures apo thyerjes! Per dhimbjet me pak te dhimbshme me vjen keq, kurse per kete te dhimbshmen fare, te verteten, nuk ndjej as keqardhjen me te vogel. Me kete do tregoj me shume edhe per veten sepse une kam lindur dhe do te vdes nje AntiKeqesi!

Duke qene se une nuk pajtohem me te keqen, po trokas kete here ne deren e trurit te munguar te llumit te katolicizmit shqiptar.

 

Nuk bej pergjithesime, por e kam kryesisht me disa dhjetra apo qindra.

 

Nga Ilir Dardani

 

Ne Shqiperine e veriut fenomeni gjakmarrje eshte fatkeqesia e radhes qe i bie kesaj popullsie, si hanxhari ne koke!

Ne veri gjakmarrja nuk eshte e ndare sipas besimeve fetare, por sipas mendjeve vampire.

Ka edhe myslimane plot qe gezohen duke vrare te pafajshem, por kete here do te perqendrohem tek katoliket.

 

Katoliket shqiptare kane dhene kontribut te jashtezakonshem ne kulturen dhe ceshtjen kombetare. Ishin katolike ata qe shkruan librat e pare shqip e per Shqiperine. Ishin katolike ata qe nuk e lane te shuhet Shqiperia. Ekzistenca e tyre bente qe edhe vellezerit e tyre qe u kthyen ne myslimane mos ta harronin Shqiperine. Ishin katolike shumica (te tjeret ortodokse) e bashkeluftetareve te heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti. Lufta e sukseseshme 25 - vjecare beri qe ne zemren e shqiptarit te ekzisonte gjithmone Gjergji e Gjoni, pavaresisht se u kthyen ne Mehmet e Sheradin! Por nuk duhet te harrojme qe katolik ishin edhe ata qe tradhetuan kombin e tyre dhe si pasoje sot jemi ‘’shteti apo kombi islamik i Evropes’’! Une nuk e bekoj per asnje cast islamin ne Shqiperi, por fatkeqesisht shpeshhere harroj se nje here e nje kohe ishim 100% katolike! Kete tradheti kombetare e shikoj me se miri tek ata katoliket anti-krisht qe nuk kursejne as femijet sot!

 

Eshte totalisht absurde, eshte mjerim total i njeriut qe vret vellane, babain apo kusherinjte per te marre gjakun. Lere pastaj kur as grate dhe femijet nuk guxojne te dalin nga shtepia!

 

Ju bisha te egra, njekohesisht lepuj te felliqur duhet te mburreni me paraardhesit tuaj! Ju turpi i Kastriotit, Barletit, Bogdanit, Fishtes, Mjedes, Gurakuqit, Lulit, Pllumit, Cettes, Rugoves e mijera te tjereve, me mire vrisni veten, para se te vdisni pa nder!

Ata qe ngujojne femijet, e vrasin njerezit e pafajshem, vellezer e kusherinje te autorit, jane vetem lepura me ‘’fat’’! Trimat ishin ne kohen e diktatures, kurse tani trim mund te jete kushdo! Por jo vetem ne kohen e diktatures, sepse kishim vend edhe pas thyerjes se komunizmit per te treguar trimerine, duke vrare shkaun qe na vriste vellezerit tane ne Dardani.

 

Pavaresisht se edhe vete shqiptaret e Dardanise lane per te deshiruar sepse shumica nuk luftuan, mund te jene rreth 5-10% ata qe luftuan, nderkohe nje pjese tjeter benin ‘’sehir’’ me kurvat ne vendet perendimore, ne (te Shqiperise) duhej qe te mos numerohemi me gishta sot. Kjo, sigurisht qe eshte nje njolle turpi e Shqiperise dhe shqiptareve ne pergjithesi.

Meqe jemi te Lufta per Clirimin e Dardanise, e cila ishte edhe per Bashkim Kombetar, duhet thene se ata te bekuarit nga perendia dhe qe jane gjalle, heshtin per gjithcka dhe c’do merite sot e marrin disa llapaqene interneti me shkrime patriotike, kur kemi plot fakte qe kane qene dore e zeze serbe dhe kane bere gjithcka ishte e mundur per te shtypur shqiptarin. Keta monstra, duke qene se jane bij kurvash dhe qe ne pamje te pare duken serb, me ate kopiline tipike serbe kane ofruar ne rrethin e tyre edhe personalitete te shquara te kultures shqiptare. Naiviteti i shume shqiptareve te ndershem me ben me vjell, dhe sigurisht qe nje dite do te vjell mbi te gjithe, nese do jete e nevojshme. Miqesia me titiste te djeshem dhe enveriste te sotshem eshte e pafalshme!

Do filloja qe tani, por i qofshi fale redaksise ZSh kesaj here! Te gjithe e keni nje pike te dobet dhe pikerisht ate godas!

Nje fjale e embel nga Hamza Kastrioti nuk duhet te shnderroje ne kurve naive askend, prandaj keni mundesine qe te distancoheni, perpara se te hyni ne listen e antishqiptareve te Ilir Dardanit.

Nese do ja lejoni vetes kete, paci veten ne qafe, sepse ju siguroj qe do me mallkoni me keq se djalli zotin dhe se gjumi do ju mungoje per nete te tera! Larg antishqiptareve, urgjentisht!!!

Une kam plot armiq, duke filluar me islamiket e antishqiptaret ne pergjithesi, duke mbaruar me politikanet komuniste te Shqiperise, si dhe me militantet e tyre. Ndoshta nje dite do sjell nje ‘’reportazh’’ te zgjeruar mbi anti-ilirdardanet! Me kete dua te them se nuk e kam problem aspak nese shtoj radhen e armiqeve dhe te atyre qe ju urinoj zemren me drejtesine time! Prandaj duajeni kombin dhe veten tuaj, lecitni antishqiptaret, per veten tuaj ne radhe te pare, pastaj edhe per kombin!

Ilir Dardani ne lidhje me harbutet eshte thellesisht i pafe e i pashpirt, njekohesisht thellesisht atdhetar i betuar!

 

Rikthim!

Si qyqe krahekeputur ishit strukur, kur osmani enver bente ligjin! Ku ishit ju trimat?! Apo do mjaftoheni me perfaqesuesit e klerit dhe elites se katolicizmit shqiptar, qe e kundershtuan derisa paguan me jete?! Ju jeni turpi i cdo katoliku te ndershem e atdhedashes, ju fshatare (kerkoj ndjese nga fshateret e ndershem) ordinere!

Pastrojeni gjakun e ndyre osman dhe kthehuni  te krishterimi i vertete sepse keni shembuj plot, eshte frymezimi me i lehte. Katoliket ishin kunder turkut e serbit, kunder te gjithe pushtuesve, ishin edhe te vetem (se bashku me shqiptaret e tjere pro-perendimore) kunder komunizmit (sepse katoliket dhe pro-perendimoret ishin pakice, fitoi diktatori)! Prandaj, ju plehra qe beni gjeste anadollake duke ngujuar edhe femije, thirrini mendjes sepse jeni pozicionuar ne krahun e llumit te kombit!

 

Pastaj ju keni pretendime edhe kunder Kadarese, se gjoja duke ardhur ne gjirin tuaj, po i heq shijen katolicizmit tuaj! Pike qe s’bie!

Kadare thote ne nje interviste se duke shprehur mendimin tim ne te mire te shqiptareve, u sulmova, pervec nga myslimanet, edhe nga katoliket!

Ikja larg islamit dhe ardhja prane katolicizmit ishte, pervecese nje akt qe e bekon Zoti, edhe mrekulli kombetare dhe privilegj i jashtezakonshem per komunitetin katolik.

Nga kjo Faqe e Bardhe e Kadarese perfituan shume shqiptare dhe vazhdojne te perfitojne, duke i dhene fund tragjedise osmane dhe duke u kthyer te rrenjet, tek Shqiperia e paster dhe Evropiane.

Ju refuzoni me te madhin shqiptar, ate qe eshte perkthyer ne mbi 40 gjuhet kryesore te botes dhe qe eshte i pranishem ne qindra shtete dhe i lexuar nga miliona ne mbare boten! Hamaj te djallit!

 

Ju ishit komuniteti me fatkeq ne Shqiperi. Turkun e urryet dhe nga qe ishit pak dhe s’e mundnit dot, u larguat ne male, por gjithnje nxoret njerez per te vdekur per ta. Kurre nuk urinuat ne fene as ne atdheun tuaj.

Ky sigurisht qe eshte nje akt per ta vleresuar dhe mburrur me te, prandaj jam edhe une ne gjirin tuaj, por une qe te vi tek ju nuk jam frymezuar nga ju vrasesit ordinere, por nga kokat qe permenda me siper, por edhe nga zoti i vertete qe eshte mbi cdo profet te cdo lloj feje, Jezu Krishti!

 

Ju ishit edhe me te shtypurit gjate komunizmit. Ju, edhe pse ishit me te vegjelit, dhate me shume martire, per liri, per demokraci.

 

Vetem pas ’90 u cliruat dhe ne vend qe te vazhdonit traditen katolike, duke ndihmuar kombin tuaj qe t’i largohet anadollako-sllavizmit, sepse me ne fund historia na e risolli Evropen prane, u zhytet ne erresiren osmane, me keq se Haxhi Qamili!

Ju haxhiqamiliste ‘’moderne’’, nuk e perfaqesoni katolicizmin shqiptar, por vetem i veni nje njolle te zeze, te cilen askush nuk e mirepret!

 

Ne Shqiperi (mbare) ndodhin vrasje teresisht banale, pa humor do thoja edhe teper qesharake, si psh ‘’hyri lopa ne token time’’, ‘’pse me shikon’’, ‘’pse ben si i forte’’, ‘’pse e pelqen motren time, me te cilen ke deshire te kalosh jeten’’, ‘’pse nuk me dhe nje cigare’’ e budalliqe te tjera!

Por ka edhe raste serioze (?!), kur te ofendon. Ne radhe te pare askush nuk duhet te ofendoje tjetrin dhe se dyti, askush nuk duhet te vrase per nje ofendim, qe vjen nga nje moment i dobet i njeriut!

Te gjithe njerezit kane perqindje djalli ne qenjen e tyre, por nuk duhet te behen viktima te kesaj perqindje anti-njerezore.

 

Islamiket (asgje te perbashket me myslimanet e ndershem shqiptare) i bashkohen territ aziatik duke perfaqesuar insektet e shoqerise sone dhe duke c’nderuar heroin e dyte kombetar, Adem Jasharin, i cili vella kishte vetem shqiptarin.

Katoliket (nje pjese) nuk i bashkohen drites perendimore duke perdhosur gjithe ate sakrifice te shqiptarit, ne vecanti te atij katolik, per nje Shqiperi si mbare kombet e zhvilluara!

 

Disa nga shtetet ku shumica jane katolike, kane probleme, por rasti i disa katolikeve shqiptare eshte i pashembullt!

Ate Kanunin tuaj, i cili njehere e njekohe kishte vlere, do e burgosja pergjithmone, larg syve dhe trurit tuaj!

Me zemer te zeze kriminale edhe e keni ndryshuar, sepse nuk gjen ndonje citat ku thote qe ‘’vrit femije e gra’’!

Por gjen ku thote ‘’mund te vrasesh njerezit e gjakut te autorit’’ dhe kjo padyshim qe eshte hipokrizi e papare. Sipas Kanunit, per nje maskara duhet te denosh gjithe fisin e tij, ose do shkosh me larg, do denosh nje komb!

Por ky gabim trashanik eshte bere para 600 vjetesh dhe nese Lekes do i thoshte dikush qe shqiptaret do e perdorin pas shume dekadash, do qerveshej ironikisht dhe do thoshte ‘’shqiptaret nuk jane aq te mjere saqe mos te ecin me kohen’’.

Pervec te tjerash, ju jeni edhe turpi i Leke Dukagjnit, i cili dha ndihmesen e tij per parandalimin e vellavrasjes, edhe pse ‘’nenin’’ pasi ndodh vrasja e ka shkruar i dehur, i bere tape!

 

Ne vitet e para te demokracise, edhe pse isha femije, me kujtohet tek degjoja nje fjale te re, Kanuni!

Degjoja edhe per vrasje qe ishin bere para dhjetra apo njeqind vjetesh dhe se duhet marre gjaku, meqe ‘’zoti’’ na e solli lirine!

U moren gjaqe teper te vjetra, nga nipra, biles edhe nga mbesa dhe filloi kasaphana ndershqiptare! Autoret e krimit kishin dekada nen toke dhe nga mungesa e tyre paguanin ‘’djemte e djemve te tyre deri tek djemte e djemve te djemve…’’! Pushka u kthye edhe ne anen tjeter dhe sot kemi dhjetra familje qe kane humbur nga disa jete, por kemi edhe raste qe jane shuar te gjithe meshkujt e fiseve!

 

Askush ne bote nuk duhet te kete liri te plote. Shqiptaret nuk i frikesohen shtetit aspak, prandaj edhe po lahen ne gjak!

Mos valle shqiptari i sotem nuk eshte i denje per liri, te cilin vetem diktatura e mbane njeri?!

Kemi plot raste kur vrasesit denohen pak ose aspak dhe pastaj bredhin poshte e lart, edhe para syve te atyre qe u kane vrare njerezit e tyre.

Gjaku uje nuk behet, ne menyre te vecante te shqiptaret dhe lirshem lind ndjenja e gjakmarrjes.

Cdokush ndjehet teper poshte kur shikon vrasesin e vellait tek shijon jeten ne liri, prandaj shteti palaco duhet ta parandaloje drejtesine primitive dhe t’i jape jete asaj moderne, ku krimi denohet nga pala e trete dhe kryesore!

Une, a do e vrisja vrasesin tim, qe bredh ne liri, kur shteti nuk e ka denuar? – Kurre nuk e falja ate dhe as gjykatesin qe nuk gjykon! Edhe gjykatesit kane rolin ‘’pozitiv’’ ne shumimin e vrasesve, sepse ne vend qe te zbatojne drejtesine, per te cilen paguhen, bejne vrases edhe ata qe nuk duan te  vrasin, por qe ndjehen te detyruar te vrasin nga dhimbja per njerezit e tyre dhe nga drejtesia e munguar!

 

Sic thashe edhe me lart, ‘’gjaku uje nuk behet’’. Qeveria duhet te parandaloje vetgjyqesite dhe ta vrase korrupsionin gjakderdhes.

Pervec ndonje nisme nga ndonje shoqate humanitare, asnje perkrahje nga shteti nuk kane pasur dhjetra familje qe jane ne gjak, ku kane mall per diellin, por aspak mall per friken e terrorin sepse e kane thellesisht aty, ne te dhimbshmen shtepi!

Shqiperine, pasi hyri e keshtuquajtura demokraci, e kane udhehequr anadollaket e tipit Berisha dhe sllavet e tipit Nano dhe kuptohet qe si anadollaket, edhe sllavet duan vetem te keqen e katolikeve, per te ‘’arsyetuar’’ antishqiptarizmin e tyre!

Jozefina Topalli (Arbnori nuk kishte fuqi nga mosha dhe vuajtjet e tij) eshte e vetmja fuqi qeveritare katolike, qe mund te ndryshoje dicka, por edhe kjo mbetet driteshkurter sepse te bashkepunosh me sllavo-anadollaket nuk e arrin kurre dritegjatesine!

Katolike dhe shqiptare ne pergjithesi, zgjohuni! Duhet te bejme vetveten dhe Shqiperine!