| E marte, 11.07.2023, 07:56 PM |
Leçitja e “kryeplakut të katundit”!
Shkruan:
Florim Zeqa
Leçitje
apo bojkot të brendshëm politik kemi pasur që nga shfaqja e pluralizmit
politik, e vazhduar gjatë dhe pas luftës në Kosovë, kur eksponent të caktuar
politik e bojkotonin votimin e zgjedhjes së presidentit në parlament, i
bojkotonin seancat e Kuvendit dhe pamundësonin funksionimin normal të shtetit
në përgjithësi.
Leçitja i ka rendet dhe
kushtet e veta
Kohëve
të fundit në fjalorin e politikanëve ka filluar të permendet edhe Kanuni si
mjet ligjor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo ka ardhur si pasojë e
paaftësisë qeverisëse dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.
Sipas
rregullave të Kanunit shumçka do të funksiononte më mirë sesa po funksionon në
dy shtetet shqiptare me rend ligjor dhe demokratik. Një katandisje kaq e madhe
morale e shoqërisë shqiptare nuk ka ndodhur prej shekujsh në trojet shqiptare.
Në
të kaluarën e largët ka qenë e rregulluar me Kanun që Katundi ka të drejt me e
leçit ndonjë shtëpi apo anëtarë të asaj familje për vepra të pamira dhe
padëgjueshmëri ngaj rregullave të Katundit.
Siq
dihet leçitja i ka rendet dhe kushtet e veta.
Me
Kanun është e ndaluar, të leçiturit nuk guxon askush me i folë, as me i dhanë,
as me i marrë dhe as me i shkue në shtëpi, as me të ardhë në shtëpi, sepse atij
Katundi ja ka marrë nderin dhe lihet krejt pas dore nga banorët e fshatit.
Sipas
Kanunit, keqbërësin katundi kanë të drejt me e leçit, por jo edhe me nxjerr
prej katundit. Leçitja i bëhet dikujt që punon krye n’veti dhe e tradhton
Katundin. Mirëpo nuk leçitet vetëm keqbërësi por leçitet edhe ai që rrin dhe
bashkëpunon me të.
Leçitja e Kurtit
“t’madh” në katundin e vogël
E
quajta katund të vogël Kosovën, ngase e tillë është në raport me shtetet e
mëdha dhe demokratike, ku një qytet mesatar i një shteti evropian është më i
madh me numër të banorëve sesa që ka aktualisht Kosova.
Leçitja
apo bojkotimi i kryeministrit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare është
rasti i parë dhe unikat në historinë më të re të Kosovës dhe jo vetëm, kur një
liderë shtetëror të ndëshkohet kaq rëndë për kryeneqësinë e tij politike!
Kjo
leçitje e Albin Kurtit bëhet akoma më e rënd për Kosovën dhe qytetarët e saj,
të cilët aspironin, që në Janarin e vitit 2024 të lëviznin lirshëm pa viza
drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për shkak se kjo leçitje nuk po bëhet
vetëm ndaj individit (Albin Kurtit) dhe familjes së tij (LVV-së), por po i
bëhet krejt “katundit” të vogël (Kosovës)!
Në
katundin e vogël të quajtur Kosovë, përveq nga ndërkombëtaret, Albin Kurti po
leçitet me (pa) Kanun edhe nga banorët e fshatit (partitë opozitare në
parlament), të cilët e kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe të gjitha format e
komunikimit me Albinin dhe familjen e tij (LVV-në)
Pasojat
e kësaj leçitje do të jenë të mëdha dhe shumëdimensionale për të ardhmen e
Kosovës dhe qytetarët e saj. Ngase më askush nuk e di si dhe kur do të
përfundojë kjo leçitje e Kosovës nga ndërkombëtarët.
Me
pasojat e kësaj leçitje do të mirren edhe qeveritë pasuese dhe atë për një kohë
relativisht të gjatë, siq po merret kjo qeveri me pasojat e gabimeve dhe lëshimëve
të qeverive paraprake.
Leçitja
e “kryeplakut të katundit”, në këtë rast e kryeministrit të vendit nga
bashkësia ndërkombëtare nuk i bën nder asnjë qytetari të vendit dhe asnjë
partie politike në Kosovë. Kurse leçitja e kryeministrit Albin Kurti nga
partitë opozitare për kauza pushteti nuk e ndihmon daljen e Kosovës nga kriza e
thellë politike, përkundrazi e vështirëson akoma më shumë ecjen përpara të
Kosovës dhe jetën e qytetarëve në veçanti.